Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lebit Murtishi: Edi Rama e mbajti fjalën!

| E shtune, 22.01.2011, 03:28 PM |


Edi Rama e mbajti fjalën!

 

Mesazhi, që mori bota nga sheshi i kobtë i Tiranës, është një dhuratë, është një aneks, që i përngjitet lobit serb kundër shtetësisë së Kosovës.

Demostrimi i dhunshëm, me pasoja të dhimbshme e të përgjakta, si përsëritës skemash e skenarësh të njohur, po të mos ndodhte në “kohën e duhur”; në kohën kur “ndeshet” sërish Kosova me plane e skenare mesjete, do dukej si “lojë” maniakësh, që dijnë të vrasin vetëm vetveten… por “marrëzia” shkoi më larg, shkoi më larg se “loja” e marrë… “Marrëzia” kërkoi gjak, kërkoi të shembë themelet, kërkoi ta zhbëjë Shqipërinë…

Një natë më parë u dha alarmi: “DO KETË DHUNË” –tha Edvin Rama! –dhe pati dhunë, dhe pati gjak!

Pa koment…

 

Lebit Murtishi

22.01.2011 Bern

Për ZSH Kadri Sherifi