| E enjte, 20.01.2011, 07:58 PM |
 Perulemi perpara emrit dhe vepres se tyre te ndritur...
Perulemi perpara emrit dhe vepres se tyre te ndritur...
 
Le t'i kujtojmë me respekt të thellë dhe dhimbje gjithë martirët shqiptarë, viktimat e pafajshëm të komunizmit gjakatar shqiptar.
 
Nga Pierre-Pandeli Simsia
 
‘‘Të varrnin para syve të tij edhe djalin e tij të vetëm, Robertin..."
Duke dëgjuar këto fjalë të tmerrshme të dala nga goja gjakatarrësh të pamëshirshëm për të "ngrënë" koka njerëzish të pafajshëm vetëm e vetëm për t'i shërbyer dhe për t'u shpërblyer nga një sistem gjakatar komunist, siç ishte komunizmi 50-të vjeçar shqiptar në Shqipëri, nuk ndjen vetëm neveri; urrejtja shkon edhe më tej nga ajo çmendëri komuniste, nga ata xhelatë të pashpirt... që shqiptarët e patën fatin e keq për ta jetuar.
Nëse i gjithë populli shqiptar e pati fatin e hidhur ta jetonte atë çmenduri komuniste, më fatkeqë ishin ata njerëz, ato familje që u përballën direkt me kuçedrën e kuqe gjakatare, duke pasur fund tragjik: internime, persekutime, dënim me vdekje.
Një ndër ata fatkeqë ndër mijëra e mijëra viktima të pafajshëm që patën të njëjtin fat, ishte edhe i ndjeri Dino Martiko.
Njeri me cilësi idealiste dhe me moral të lartë me ndjenjën e vlerësimit të lartë për idealen, të pastrën, të bukurën, madhështoren, për njeriun, atë gjigand të madh intelektual, i cili gjatë torturave të tmerrshme në burg qendroi i fortë edhe kur i përfshinë inskenimin e gënjeshtërt vrasje pa gjyq, ai tregoi karakterin e tij të çeliktë, duke i bërë shpesh herë thirrje hetuesve katila të mos mundoheshin ta preknin atje ku shpirti i tij prej prindi preket dhe lëndohet më tepër, fëmija, djali i tij i vetëm...‘‘Të varrnin para syve të tij edhe djalin e tij të vetëm, Robertin..."
I nderuari dhe i paharuari Dino Martiko, ai martir i burgosur me pa të drejtë dhe i torturuar në mënyrë ç'njerëzore nga dora e gjakatarëve të kuq, ku i doli shpirti në qelitë e ftohta të burgut, ata mijëra martirë të tjerë, viktima të pafajshëm të komunizmit shqiptar, janë Nderi i Kombit shqiptar.
Vargje pafund duhen shkruar për martirë të tillë si: Dino Martiko, Vasil Lazëri, Kostaq Stefa, Imzot Fran Gjini, Dom Jul Benati, Vehxhi Buharaja, poetët Vilson Blloshmi, Genc leka, Trifon Xhagjika, e shumë e shumë të tjerë, janë vargje të pashtershme, që qendrojnë në lartësitë e vargjeve të tjera, ashtu siç ishin të larta ndjenjat e tyre atdhetare dhe fisnikëria e tyre e lartë, për të mbetur përjetësisht në lartësi, në piedestal.
Le t'i kujtojmë me respekt të thellë dhe dhimbje gjithë martirët shqiptarë, viktimat e pafajshëm të komunizmit gjakatar shqiptar.
Përulemi përpara emrit dhe veprës së tyre të ndritur.