| E enjte, 20.01.2011, 08:58 PM |
Idriz Dakaj
VAZHDOJNË THIRRJET E MASHTRIMIT!
Është gushti i vitit dymijëedhjetë
Shqiptarët e besimit islam agjerojnë
Në Kosovë mot shumë i nxehtë
Dikush punon në arë e fermë
Të tjerët punojnë në autostradë
Temperatura arrinë 37 gradë
Në tv mjekët na këshillojnë:
Me pi ujë e langje sa më shumë
Kështu e sfidoni vapën
Fitoni forcë dhe imun
Në anën tjetër të karvanit
Na dalin klerikët e islamit:
Agjeroni vëllezër myslimanë
Jemi në muajin ramazan
Mos hani, as mos pini në këtë vapë
Alahu ua shkruan për sevap
Mos keni dyshim dhe as frikë
Pas vdekjës Allahu ju flladitë
Sa dallim i madh mes shkencës e fesë
E para thrret për shëndet e jetë
Ndërsa e dyta për sëmundje e vdekje të shpejtë
Dhe prapë klerikët thonë në tubime:
Shkenca e feja nuk kanë dallime
E bëjnë ata, këtë slogan me kusht
Që sa më gjatë, ta mbajnë zogun në grusht
Vetë të agjerojnë nën hije
E zogu ushqimin aty t’ua bie
Vazdhdojnë thirrjet e mashtrimit
Në mediat tona të „edukimit“:
Vëllezër myslimanë
Agjerimi ju pastron, ju bënë të fortë e humanë
Se kush është i fortë e human
U vërtetua në luftën tonë për vatan
Edhe kur e shpallëm Kosovën shtet sovran
Shtetet që nuk e mbajnë ramazanin
E t`meruan okupatorin
Në Beogred e bombarduan Slobodanin
Shumica e vendeve ku agjerimin e kanë obligim
Akoma nuk e pranojnë shtetin tonë legjitim
Ju pyes juve me fe e me emra të ish pushtuesit Osman
Kundër të cilit luftoi Gjergj Kastrioti jonë
Ku ka sëmundje më pak
Ku jetojnë njerëzit më gjatë
Në vendet e agjerimit
Apo në vendet e Perëndimit
Ku kanë gjetë mërgimtarët
Më shumë punë e strehim
Në lindje apo në Perëndim?
Më qindëra të sëmurë nisen nga Kosova
Për t`u kthye nga Perëndimi të shëndoshë si molla
Ja pra vellëzër shqiptarë
Kujt i dha Zoti më shumë, punë të mbarë
Cilat vende i pastroi, i forcoi dhe e bëri humanë?
Sigurisht vendet pa ramazan!
Andaj vellëzër shqiptarë:
Gjykoni më mirë me logjikë
Shikoni e dëgjoni si janë punët në praktikë
Mos ua hapni kuletën
Atyre që nuk jua thonë t`vërtetën
Mos e rrezikoni, për ata, shëndëtin as jetën
Idriz Dakaj, Schönenberg,20.10.2010