Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Dr. Ibrahim Rugova, Ikonë e shqiptarisë

| E enjte, 20.01.2011, 08:57 PM |


Neki Lulaj

 

DR. IBRAHIM RUGOVËS NË KËTË PESË VJETOR

 

Një copë e shallit,nga Ai burrë Dardan,

lakmitar ,janë Muzetë e mëdha,

Presidenti Historik i Shtetësisë dhe i pavarësisë,

Dr. Ibrahim Rugova,  Ikonë e shqiptarisë.

 

Legjendë mbi trojët tona të përvuajtura

që nën okupim e këndoi Hymnin Dardan,

Ai iku pa e firmosur një fjalë që i buroi nga thellësia e shpirtit

Kosova Shtet i Pavarur dhe Sovran………..!

 

Ai ishte vetë Stralli i Kështjellave të pamposhtura,

Shkëmb e mur i Bedenave të lirisë,

kishte sinonim dhe ëndërr, Bashkimin e Trojeve

që në mes të shqiptarëve të zhdukën kufijtë…….!

 

Bota me 21 Janar të 2006-tës,mbeti pa një Diplomat,

e shqiptaria pa një vizionarë,

Lidhja Demokratike e Kosovës,pa themeluesin e saj

Ai  që fjalën e latoi me një mprehtësi dhe menquri të rrallë.

 

Atë ditë të ftohët Janari,dhembja miqët i bashkoi,

në Prishtinën tënde Dr. Ibrahim Rugova,

nga Washingtoni,Tirana ,Ilirida dhe qendrat e vendosjës,

shumë telegrame ngushllimi mori  Kosova.

 

I ngarkuar me dhembje e mord gjithëmonë është Janari

 edhe në fytyrat e miqëve  loti ishte ngrirë ,

atë ditë u fry Deti,Ereniku,Drini dhe Buna,

kur në Prishtinë arritën Gjergj Kastrioti, Nenë Tereza.

 

Ecte Kolona memece me zemër të plagosur,

para nesh Ortek dhembje nga kjo humbje madheshtore,

Kosova e jote ngeli si një Muze pa Cicëron,

Themelues Historik i Shtetit do ngelët gjithmonë Dr.I.Rugova.