Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nexhat Rexha: Fluturat në kërkim të lirisë

| E merkure, 19.01.2011, 08:51 PM |


FLUTURAT NË KËRKIM TË LIRISË

  

Bilall Maliqi ” Hëna flet me lule ”Botoi, “ Nositi”, Dardanë, 2010. fq. 81.

 

Nga Nexhat Rexha

 

Bilall Maliqi  ka bërë emër dhe  pervojë me një numër të konsiderueshëm të veprave letrare . Ai tani ka shpalosur botën imagjinative edhe për më të vegjëlit . Në vëllimin poetik ”Hëna  flet me lule”, ai komunikukon mjaft bukur me jetën e fëmijëve , duke hyrë në përditshmërinë e tyre. 

Qartësimi në konceptin arsistik, gjithnjë është në kërkim të shoqërimit të botës së fëmijëve me botën, e fantazinë dhe iluzionet e tyre. Bilalli në këtë funskison ka  hyrë me plotë elan dhe ka gjetur  forma për këngëtimin e  bukurive të natyrës.

Vëllimi poetik”Hëna flet me lule” përbëhet në ndarjen e saj në katër cikle: ”Ëndrra përrallore”, ”Si shkruhet historia”, ”Kujtesa përrallore”, ” Në dritë të hënës”, të gjitha këto  cikle kanë lidhje me ambientin, ku jeton  autori si dhe bota  në zhvillimin e saj të pandërprerë. Poezitë e këtij vëllimi në përmbajtjen e tyre kanë shtrirje  nga e gjithë nga  hapësira shqiptare, sepse autori duke mbarështuar tematikën e tyre, ka gërshetuar  karaktreisatika e fenomene  nga më të ndryshmet nëpër kohë.

Pra, në të kemi  pasqyrim nga faza të ndryshme historike,si dhe brumi i kësaj vepre ka lidhje ekzistencën burimore  duke filluar, që nga ninullat, bashkë me uratën  që tradicionalisht  është përcjellë  në traditën tonë. Dëshira e  nënave tona është e pambarim,

sepse  për të bukurën dhe ëndrrën për liri, ato përherë kanë krijuar mesazhin në mision, e cila gjithmonë është ngjyrosur  me koloritë të pranueshëm .

            Kuvendimi, për të ardhemn  fillon herët edhe atëherë kur fëmijët fillojnë buzëqeshjet e para .Të gjitha këto buzëqeshje vijnë si refleksion, e meditim  të lirisë brenda territorit të çliruar, e ky territor  i lirë kishte hapësirë të ngushtë,duke filluat nga djepi ku përnkundej  foshnja ,deri në  mbarim të portës së shtëpisë së tyre, pjesa tjetër e territorit  në pronësinë tonë  administohej nën  pushtetin e  huaj. Për këtë arsye, brenga e prindërve asocionte për të djeshmen dhe për të ardhmen, gjithnjë me këshilla dhe urata për  ditët që vijnë, autori këtë ndjenjë të frikës dhe dëshirës e thotë në vargjet e poezisë  ”I pata thënë”:

 

                        Më qëndroi pranë

                        Më ledhatoi në sy

                        Kur unë u plagosa

                        Në luftë për liri

                                    Fq. 14

Subjekti  motivues  këshillon e konsiston me   raportin e bërjes dhe zhbërjes eksistenciale,duke regjsitruar  kohët.

Por në poezitë e këtij vëllimi, autori ka bërë një avansim në kuptimin pozitiv ,sepse tani familja  shqiptare në këtë trevë komunikon me botën, përmes gazetave dhe kureshtja e fëmjëve për të pa se ç`shkruan në gazeta lidhë dialogun e tij me prindërit. Dialogimi, prindër fëmijë bëhet edhe për shumë çështje të tjera , e në disa raste qiltërsia e fëmijëve depërton edhe në brengat  e përditdhmërisë jo vetëm për liri, por edhe për tema nga më të ndryshmet, si për ato të kurbetit e për motive  sociale. Ndërsa, tema  e lirisë është njëra ndër më të preferuat të botës së fëmijëve, ata sikur vazhdimisht kërkojnë me pyetjet e tyre të kuptojnë pse  këtu mungon liria. Kur natyra e këtij vendi është ndër më të bukurat dhe gjithnjë shtohet  dëshira për lojë sa më të lirë, kurse fluruat gjenjë hapësirë të lirë për të shijuat bukurinë e këtij vendi. Ngjyrat e tyre  shkëlqejnë, bashkë me aromën e luleve.

Prandaj, kuvendimi bëhet edhe me hënën, sepse largësia e hënës, ka diçka të fshehur e fëmijët dëshirojnë të zgjidhin enigmën  e bashkëbisedimit të hënës me lulet.

Autori ka gjetur  mjaft bukur këtë figurë, që ndërlidhë dëshirën për ta bashkuar lulen  me fluturën.

 

Ndërtimet tematike

 

Parashtrimi i  dukurive në aspektin tamatik në këtë vëllim është i larmishëm, sepse autori ka  synuar të krijoj atmosferë e  klimë për të vegjëlit. Ai është i vetëdijshëm se formimi i fëmijëve në edukim  ka nevojë për njohje nga e kaluara dhe e ardhmja. Motivet i parashtron jo vetëm si ide, por ato i motivon dhe i ilustron edhe me  lirika sociale, atdhetare, duke ilustruar edhe me motivin e kurbetit si dhe me portrete të figurave nga   lufta , si  në peozinë kushtuar dëshmorit Skifter Arifi.Poezia Presheva , si dhe poezitë kushtuar figurave  letrare për t`iu sjellë në ndërdije fëmijëve se: Migjeni,Rifat Kukaj ,Qamil Batalli e ndonje tjetër ishin ata që biseduan me vargjet e tyre, disa herë nëpër orët letrare bashkë me nxënësit e shkollave tona. Shkrimet e këtyre shkrimtarëve i hasim nëpër librat e leximt, kështu që duke i lexuar shkrimet e tyre, ato janë edhe frymëzim për brezat që vijnë. Kështu, fëmijët  duke  lexuar  bëhen kurioz për të njohur historinë.Bilalli  e njeh botën e  fëmijëve, ose ka ruajtur kujtemit e  fëmijërisë se si ylberi  bashkonte fushat e malet, se si me ylberin  shkriheshin ngjyrat e bukura, se si me ylberin shtoheshin dëshirat. Dëshira për të prekë ylberin është në pafundësi. Pra, fëmijët komunikojnë, e ky komunikim i tyre  shfaqë dëshirën pët të ardhmen ,sikur që zhvillon amagjinatën për të dukshmen dhe të padukshmen, pse ata mos të imagjinojnë ,që një ditë edhe ata  të lexojnë poezi si poetët e adhuruar. Autori komunikon me botëm e  internetit, sepse fëmjët  hyjnë në botën informative  kanë depërtuar me  zotësi, siç është protagonisti i poezisë”Vocërraku i mirë”, Andi i vogël, i cili hynë në internet  e sheh botën komunikon dhe arrinë që edhe virusët t`ia fshijë kompjuterit të tij.

            Bilall Malqi  në këtë përmbledhje poetike  ka  arritur të realizojë ëndrrat ,dëshirat e fëmijëve, me qëllim që të shpalosë ndenjat e tyre dhe krejt ata frymojnë shlirshëm me ndjesi  artistike e  dashuri për të  ndërtuar diçka të bukur ,sikur këto dëshira vijnë nga ditari i tyre dhe artikulojnë  e japin rrezatim me fuqinë e figurës dhe  japin imazhet më të arrira  në vepër.

            Autori ka arritur  të depërtojë thellë në ëndrrën e fëmijëve. Bota poetike e Bilallit në këtë vëllim është përceptim e gështetim i të bukurës dhe krejt kjo është proces i   zhvillimit të jetës në ambientin  e natyrës shqiptare. Është arritur jo vetëm dëshira për të arrirë më shumë, por nëpër vargjet e tërësishme zhvillohet imagjinata jetësore dhe artistike si dhe bëhet ngritja e avansimi edhe me kohën  e re. Në vepër ngjarjet dhe parashtrimi  i tyre kanë lidhje me moshën, për të cilët vepra iu është përkushtuar, për këtë arsye tamatika dhe shtjellimi i tyre ka qëndrueshmëri artsistike për botën e fëmijëve.

            Fryma artistike  gjithnjë ka  dy pikëtakime, zhvillimin emancipues të botës  reale dhe asaj atdhetare,që konsiderojmë se me vargjet e kësaj vepre, autori synon dhe arrinë të kultivojë dashurinë për të nesërmen, sepse  bota e kësaj moshe donë frymëzim, edukim e kjo bëhet më së miri përmes librit. Në këtë edhe konsiston autori i këtij vëllimi poetik.

Kur përfundojmë së lexuari  vargjet e  librit “Hëna flet me lule”, kuptojmë se përmbushet qëllimi i autorit. Kurse bota e lexuesve të vegjël begatohet me ide për zhvillimin e botës ëndrrimtare të tyre, si për: lulet, fluturat, ngjyrat,  bletët,bilbilat xixëllonjat,mollën  e kuqe, për të kaluarën  dhe dëshira merr trajtën për të nesërmen e lirë në  fluturim.