Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Julia Gjika: Stinë morrash

| E merkure, 19.01.2011, 08:56 PM |


STINE MORRASH

 

Eshtë stina, kur morrat u ngjiten pemëve

Me shpejtësi maramendëse,

deri në majë, atje ku zogjtë i luten qiellit.

Eshtë stina, ku të cudit prania e tyre kudo.

Ambicia për të qënë të pare,

Jo, më të mirë.

Eshtë stina, që nuk i  ngjan  stinës  për ndryshim,

Por një stine të re për mashtrim.

Ku liria meret nëpër këmbë.

Si perde hekuri varet një pamundësi,

Pamundësi për t’i zhdukur parazitët nga rrënjët.

Ujrat e një lumi në Kanada,

U kthyen në ngjyrë jeshile

Këtë nuk e ndryshuan reflekset e pyjeve

Por tjetërsimi.

Morrat po tjetërsohen gjithashtu,

po vetshpallen se u ngjajnë  zogjve,

Po kërkojnë krahë, dritën të zënë rezikojnë.

Oh c’fare stine!

Ku liria meret nëpër këmbë morrash.

Kanë dëgjuar morrat se nëpër botë endet një Shën Valentin

Që dashurinë e mban të patjetërsuar

Morrat duan të këndojnë serenatën e dashurisë

Duke marë nëpër këmbë të shkelur lirinë e amëshuar.

 

Julia Gjika

18, Janar 2011