| E merkure, 19.01.2011, 08:55 PM |
Vangjush Ziko
VARGJE POLARE
LOTI I AKULLNAJËS
Qan qielli.
E di.
Qan burri.
S'është çudi.
Qajnë qirinjtë e ngrirë
në avlli.
Edhe këtë s' e mësova tashi.
Tashi
që dimri dhe mua më ngrin
Dhe malli më shkrin
S' ka më në botë
për mua çudi.
Qan akullnaja
në pol të veriut
me lotët e diellit
që ngriu.
Qan globi
me rrëke ujvarash
Me lotë dinosaurash.
Lotë të dlirë
dhe
krokodillësh.
AURORA BOREALE
Agim polar.
Agim verior.
Zjarr
shenjtëror.
Ikonë
e globit tim.
Dhe mbrëmje
dhe agim
breror.
Breror' e diellit
E hënës brerore.
Brerore e qiellit
dhe mendjes njerëzore.
Shkëlqim madhështie
Dhe çmendurie
vakanale,
Aurorë boreale.
YLLI POLAR
Të njoh
që fëmijë,
o Yll Polar.
Mes yjve me mijë,
ti je
më zjarr.
Zjarr i ftohtë,
prush për detarin.
Shok pë kokë
me udhëtarin.
Far' i unuversit
për arkën tonë të Nojës.
Mes natës dhe territ
lundrojmë
në stuhi
dhe shqotë,
kuturu...
Mos je sy i Zotit,
o Yll!