BLERTA KASTRATI,FITUESE E ÇMIMIT “MODEL OF MODEL”NË “MISS GLOBE INTERNATIONAL”
Nga Milazim KADRIU
Në spektaklin e bukurisë “Miss Globe International” që u mbajt në Qipro shqiptarja Blerta Kastrati që përfaqësoi “Miss Globe Austria” nga atje u kthye me çmimin “Model of Model”. Vlen të ceket se në këtë spektakël pjesëmarrëse ishin katër shqiptare që prezantuan Kosovën,Shqipërinë,Austrin dhe Zvicrën , por që me një çmim të fituar u kthye vetëm Blerta Kastrati. Vlen të ceket se në spektaklin “Miss Globe International” 2010 fituese doli Solis Duran nga Spanja e përcjellë nga Ana Botova e Rusisë dhe Laura Contreras e Venezuelës. 19 vjeçarja nga Kërpimehu i Podujevës Blerta Kastrati e cila tash jeton në Austri në fillim të vitit të kaluar është shpallur “Miss Salzbur 2010 “e më pas “Miss Globe Austria 2010”që mori vizën ta përfaqësojë Austrinë në “Miss Globe Internacional” dhe këtu arriti ta fitojë çmimin “Model of Model” për të cilën ishte e gëzuar sepse ajo merret edhe me modelim që mendon edhe të vazhdojë karrierën në këtë fushë të modës. Pas këtij çmimi edhe ofertat për Blertën nga shumë kompani nuk kanë të ndalur por që si thotë ajo ato do të shqyrtohen me kujdes dhe më pas do të lidhë ndonjë kontratë me kompanitë që konsideron se do të jenë më të favorshme në karrierën e saj. Blerta Kastrati është lindur në Kërpimeh të Podujevës, dhe në moshën 6 vjeçe së bashku me familje migroi në Salzburg të Austrisë. Ajo është nxënëse në Shkollën e Lartë të Tregtisë , me aftësi komunikatave në shumë gjuhë botërore. Blerta deri tash është prezantuar si përfaqësuese austriake, ajo ka dëshirë dhe ëndërron që ta përfaqësojë shtetin e Kosovës në ndonjë garë botërore.


