Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilir Dardani: Korrupsionisti Ilir Meta, media dhe shqiptaret

| E hene, 17.01.2011, 07:59 PM |


Korrupsionisti Ilir Meta, media dhe shqiptaret

 

Nga Ilir Dardani

 

Sic e kam thene edhe me pare, njeriu eshte normal deri ne momentin qe vesh kostumin e politikanit, pastaj shnderrohet ne monster.

Ilir Meta ka qene njeri normal, eshte shkolluar ne menyre normale dhe ka jetuar si njeri normal. Te gjitha i ka bere ne menyre normale sepse nuk ka pasur fuqi t’i beje ne menyre anormale. Duke qene i pafuqishem per te zhvatur shqiptaret, pa hezituar fare i hyri politikes. Politika shqiptare te pasuron dhe kete e dine mire te gjithe shkerdhatat qe i hyne politikes.

Njerezit e ligj perballen me nje dileme te vogel: te hyme ne politike dhe te vjedhim pa rrezikuar asgje, apo te behemi hajdute, grabites me maska, tregtare femijesh e femrash, tregtare te armeve e droges.

Kuptohet qe disa arrijne ta mashtrojne popullin naiv, popullin qe per 45 vjet brohoriti ‘’parti enver - jemi gati kurdohere’’, kurse te tjeret qe nuk arrijne te quhen deputete e ministra e kane te hapur rrugen e krimit, sigurisht me ndihmen e kolegeve te tyre politikane.

Sali Berisha ka akuzuar te gjithe komunisto-socialistet per krime te ndryshme, por deri tani askush nuk ka bere burg. Mund te perjashtojme Fatos Nanon, por edhe pse ishte hajdut ai u denua ne menyre enveriste, politike.

Berisha per Meten ka thene te gjitha te zezat, citoj: ‘’kontrabandist armesh e droge, i korruptuar, mafioz, bos prostitucioni, tregtar femijesh, rrenja e te gjitha te zezave’’

Edhe pse Meta, sipas tij, i kishte keto cilesi qe plotesonin profilin e nje monstre te gjithanshme, Sali Berisha e beri zevendes te tij dhe minster te jashtem. Pra, ketu kuptohet se per karrigen e tyre politikanet shqiptare bashkepunojne me kedo.

Nuk eshte aspak cudi sepse ne e kemi tradite qe ne kohet islamo-osmane bashkepunimin me armikun tone: disa shqiptare myslimane (por edhe 1 katolik!) kaleroheshin me vetedeshire nga sundimtaret islame vetem per t’u bere Pasha. Prekja e ketij froni behej pasi kishin pire gjakun e vellezerve e motrave shqiptare, gjithashtu premtonin edhe me shume ne te ardhmen.

Politikanet e sotem jane avokate mbrojtes te njeri – tjetrit sepse kane vellazerine antishqiptare e antinjerezore qe i bashkon.

Hajduti e krimineli gjithnje e kupton hajdutin dhe kriminelin, gjithnje ndjen dhimbje per te, sepse jane ushqyer me qumesht te mallkuar nene.

Nuk e them une, nuk e thote as kryetari funderrime i opozites, i cili sepse eshte Hajdut nuk eshte deputet ne parlament, nuk e thote as ‘’populli socialist’’, por e thote vete Ilir Meta: Jam hajdut, jam rrenja, rritja dhe zhvillimi i korrupsionit shteteror.

Ne kohen tone, si ne kohen e komunizmit, media shqiptare punon per kriminelet e veshur me kostum politikani.

Te gjitha mediat shqiptare jane ndare ne sherbim te politikaneve dhe kunder qytetareve te thjeshte shqiptare. Rastet me te shemtuara jane:

Gazeta Shqiptare dhe Shekulli teresisht verbueshem ne sherbim te Edvin Kristaq Rames. Cfare thote e cfare ben Rama gjithmone ka te drejte.

Gazeta 55 dhe Koha Jone teresisht verbueshem ne sherbim te Sali Anadollak Berishes. Cfare thote e cfare ben Berisha gjithmone ka te drejte.

Gazetat me te drejta ne shtypin shqiptar jane Gazeta Sot dhe Panorama - ndoshta gazetat e vetme qe meritojne te quhen Gazeta te Pavarura.

Televizioni Top Channel teresisht verbueshem ne sherbim te Edvin Kristaq Rames. Cfare thote e cfare ben Rama gjithmone ka te drejte.

Televizioni Klan teresisht verbueshem ne sherbim te Sali Anadollak Berishes. Cfare thote e cfare ben Berisha gjithmone ka te drejte.

Degjenerimi medial ka arritur piken me te mjere me dy televizionet kryesore ne Shqiperi, Klani e Topi.

Top Channel na shfaqet me brenge ne zemer per mjerimin social, por shpeshhere padashur e heq masken dhe na tregon se eshte vegel ordinere e Rames dhe jo ‘’vegel’’ hyjnore e popullit.

Klan ka mbrojtur dhe mbron Berishen, edhe kur i ofendon te tjeret nga nena e motra, edhe kur mbyten femijet ne perrenj fshatrash per mungesen e nje mini-ure, Klan na e sjell Berishen edhe si rekordmen noti ne stilin hardhuce, kur shqiptaret presin ndihmen sociale 2000 lekshe per te paguar 8000 borgje te marra per te blere Buke!

Deri ketu Klan eshte i njejte me Top Channel, por tani shkon shume me poshte sepse mbron Meten, i cili me gojen e tij tregon se eshte i korruptuar dhe qe meriton te kalbet ne burg.

Sali Berisha thote: ''Dua te falenderoj Edvin Kristaq Ramen per nderin qe me beri, me montimin dhe trukimin e videos'', pastaj e cileson si ''te paskrupullt e amoral''. Eshte zeri dhe figura e Ilir Metes qe publikohet. Injoranca e Berishes shfaqet hapur. Apo nuk eshte injorance, por vetem mbrojtje e krimit?!

A do kemi pranga per Ilir Meten? Sigurisht qe jo! Edhe pse ky eshte nje rast i rralle, nje pergjim i jashtezakonshem, drejtesia shqiptare eshte e perpire nga kthetrat vrastare te politikes. Jemi mesuar me akuza, por edhe me fakte te cilat fatkeqesisht kane perfunduar ne koshin e mbeturinave se bashku me rrobat e sterharrnuara te shqiptareve te varfer.

Eshte shume e lehte qe te zbardhet aktiviteti kriminal i Ilir Metes nese do kishim nje Prokurori te Pavarur. Ai e pranon krimin por mungojne faktet konkrete, te cilat nese nuk do publikohen do te thote se i fsheh Sali Berisha me Bamir Topin dhe jo Ina Rama.

Me mosdenimin e Ilir Metes fytyra e qeverise dhe parlamentit shqiptar nxihet teresisht, por kjo nuk i ben pershtypje te pafytyrit, sepse praktikisht eshte dicka qe nuk ekziston.

Coroditja e politiko-drejtesise shqiptare u pa me mos-ndeshkimin e Ylli Pangos, i cili abuzonte seksualisht me punen e tij. E pabesueshmja ndodhi: u gjobit televizioni qe e zbuloi dhe Pango futi ne xhep dhjetra mijera euro si demshperblim, ne kohen qe ishte shkarkuar nga detyra per abuzim!

Meta, ne menyre krejt te paturpshme na e quan ‘’krim te organizuar’’ publikimin e videos me fjalet dhe surratin e tij. Akuzon Ramen per shpifje kur ai e pranon vete shkerdhaterine politike te tij.

Publikuesi i korrupsionit, Dritan Prifti nuk eshte me i mire se Meta. Ky filmim eshte bere ne fillim te vitit 2010, ne kohen qe edhe Prifti kishte mundesi te vidhte, prandaj edhe e ka fshehur deri tani. Kur ra ‘’pashalleku’’ i tij na u shfaq si skile, si gjysemnjeri dhe u shfajesua se gjoja i paska bere Meta presion per te thyer ligjet!

Megjithate na ka bere nder sepse te pakten, edhe pse te gjithe politikanet jane te korruptuar, njerin e kemi ne grepin e drejtesise se qytetareve shqiptare.

Ata qe do te votojne Ilir Meten ne zgjedhjet e ardheshme jane kriminele te ndryshem. Nese populli i ndershem voton Ilir Meten, atehere ky lloj populli nuk meriton me shume.

Pothuaj te gjithe politikanet vjedhin, por kur kemi fakte duhet te kemi edhe tru.