| E diele, 16.01.2011, 02:00 PM |
Rrëfimet e një mëkatari /2
(tregim)
Nga Përparim Hysi
Dera trokiti.Kur e hapi,Adhurimi u befasua.Pa
Dashurinë bashkë me vajzën e saj,që,siç e prezantoi ajo,pasi u
ulën,sapo kish marrë maturën në gjimnazin e një qyteti,paksa larg nga
qyteti ku banonte Adhurimi.I zoti i shtëpisë u priu mikeshave tek
dhoma e pritjes.Sa u ulën ato,ai u ul ballas dhe,ç'është e drejta,nuk
po i mbante emocionet.Si në ekran,në kujtesë zunë dhe i erdhën shumë
çaste intime (dhe të dhimbshme,domosdo ) , që kish kaluar me
Dashurinë,kur ajo qe vajzë-një bukuroshe tërë hire- që,për nga
bukuria,i kish të rralla shoqet.Kur qe vajzë,kishte një
fytyrë,pothuaj,farfuri dhe kish një nur që të ngrinte mëndjen.Dhe ai e
kish dashur,ashtu siç dashuron një njeri që do me zëmër dhe ,në nuk
arritën që këtë dashuri ta finalizonin me martesë, qe një histori më
vete.Qe një kohë që,dhe për dashuritë,ndërhynte partia.Dhe nga partia
Adhurimi qe pak si "non grata" apo siiç thoshte një në fshat:mësues
Adhurimi është me"qere?!".Pra,koha kish matur me një kut tjetër dhe
Dashuria qe martuar diku tjetër.
* * *
Kishin kaluar,pothuaj,20-vjet nga kjo dashuri dhe,ja pas kaq
vjetësh,pa pritur e pa kujtuar,ajo bashkë me të bijën-kopje e së ëmës
kur qe e re dhe e dashura e Adhurimit-,ja tek kanë zënë vënd si
mysafire dhe,humbur kujtimesh dhe hamëndësish,Adhurimi nuk po i jepte
dum dot kësaj vizite të papritur.Sa i qerasi (e shoqja qe në punë,në
shkollën e mbrëmjes) dhe,ndërsa mendonte që t'i pyeste,e mori fjalën
Dashuria.Kemi një muaj që jemi vendosur në një lagje tjetër nga
juaja.Dhe vendosa që t'ua gjeja shtëpinë.E shikon:ja që të gjeta.Mora
me vete dhe Irisin...si "trime",-shtoi me të qeshur dhe,siç shihej,me
të"ngjeshur".Ajo,ndaloi nga shpjegimet dhe i hodhi sytë drejt
tij,sikur do bënte një studim më preçiz.Vuri re,se,pas
20-vjetësh,Adhurimi kishte ndryshuar paksa.Vërtet që flokët ende
ruanin po atë dëndësinë e dikurshme (ajo e dinte mirë se sa e sa herë
kish "lozur"me gishtat e saj me ta) ,por thinjat anash tregonin se ai
tani qe mezoburrë dhe vallë do ishte ai vrulli djaloshar i
dikurshëm.Studimi,pothuaj,qe reciprok:Adhurimi ia kish ngulur sytë dhe
pa ,se,sado që kishin kaluar 20-vjet,ajo,Dashuria (në sinkron me
emrin,de! ) ,ruante,ende,freskinë e dikurshme:asnjë rrudhë në faqe,po
ai shkëndijim sysh që të ndillte dhe,siç vuri re,ajo,ende,kish po atë
lëpirje buzësh që të vinte në ngasje.Dhe ai,prej kohësh,i njihte këto
reflekse"vrasëse" që të ndillni tutje,në arrati,në një kohë pa kthim.
E vetmja-fajtore pa faj- në atë mjedis,ku kujtimet kishin dalë nga
sepetet ku qenë fshehur dhe po shafqeshin si një"film pa zë" sa tek
njëri,aq dhe tek tjetri, qe ajo gjimnazistja,Irisi,që duke parë
pozicionin e saj,për ta shpëtuar sado pak,këtë"shkëmbim
mesazhesh",zgjati dorën tek rafti i bibliotekës së të zotit të
shtëpisë dhe u dha të kutpoj,dy të tjerëve,se tanimë ajo"nuk ishte më
aty!!!".Se,të thuash,të drejtën,biseda sikur kish ngecur veç nga
ajo:fajtoreja pa faj.Kur Irisi,doli "ofsajt",kur thonë ata të
sportit,Dashuria e mori fjalën.
-Ju kini dy dhoma e një kuzhinë këtu,apo jo?
-Po,-iu përjgigj Adhurimi.
-Ta shoh pak kuzhinën?
-Patjetër,- dhe ai i priu përpara.
Sa u sosën atje ( as dy-tri çapa larg),ajo iu hodh në qafë dhe zuri ta
puthte me aq mall,sa putheshin dikur-dikur.
-Çupa,-synoi të mbrohej ai.-Nuk thotë gjë ajo.Jo.Ndaj e mora me
vete.Dhe,po ajo,si dikur,tutje-tutje,vajzërisë e"vuri" poshtë dhe
kë?Një njeri si Adhurimi që kish nevojë për fre dhe jo për
shtyrje.Kur u ngritën,panë që vajza kish dalë në korridor ku bënte
sikur krihej para pasqyrës,që për lemeri të tyre,pasqyronte çdo gjë
që"luhej" atje mbi divanin e kuzhinës.Dera qe"harruar" hapur.Ato
ndënjën edhe paksa (Dashuria dhe Adhurimi donin që ajo natë mos kish
mbarim,por dhe pak kthehej e shoqja,se ora po shkonte 9 e mbërmjjes),
dhe,kur po i përcillte,ai ia shtrëngoi dorën me shumë intimetet
Dashurisë (asaj mënd i këndonin sytë) , dhe,tek do përcillej dhe me
Irisin,gjimnaztisten e bukur me flokë të zeza,ndjeu këtë që i tha:-U
befasova me bibliotekën tuaj (dhe vërtet:ai kish një bibliotekë për
t'u patur zili) , a më lejon që të"abonohem" dhe unë tani që dhe jua
mësova shtëpinë.Kur të duash,si në shtëpinë tënde.Apo nuk je dhe e
bija e Dashurisë,- e mikloi ai,duke e zënë prej qafe.-Ah,profesor, sa
më bëhet qejfi!-shprehu gëzimin ajo.Dhe,kur do ndahej,Irisi mezi e
shkëputi dorën nga ajo e profesorit.
* * *
Kur ikën,ai risolli në kujtesë gjithçka.Si u lidh me Dashurinë,si
vinte ajo për të marrë libra tek ai;si zinin dhe diskutonin rreth
librave dhe,mandej,dashuria mes tyre që nuk qe thënë të
finalizohej.Ata kishin tri vjet me njëri-tjetrin dhe"rrethanat" qenë
të tilla,që ai nuk e mori dot atë.Pse kot thoshin:mësues Adhurimi
është me "qere?!". I kujtohej,se veç tjerash,se kur kish ardhur me
lejë nga ushtria(dhe ushtrinë Adhurimi e bënte në një repart pune-dhe
në këto reparte shkonin ata me "qere"),Dashuria e kish marrë vesh (ata
atëherë që të dy banonin në të njëjtin fshat),dhe,fshehuriazi,kur të
gjithë njerëzit ishin në punë(ajo sapo qe martuar në atë qytezën
paksa larg dhe kish ardhur tek prindërit e saj),pra erdhi dhe gjithë
ai mall i mbledhur,pas një ndarjeje të gjatë dhe"aksidentale",zuri dhe
u derdh si një lumë kur del nga shtrati.Më tej,secili në fatin e vet
dhe ja tani,si një ogur i mirë,ajo kish trokitur në derën e tij,së
bashku me të bijën që qe,pothuaj,gjallë e ëma.
* * *
Ndërsa po merrej me sistemimin e disa librave,ai ndjeu se dikush hyri
aty (si një mackë që hyn tinëz,-do shprehej ai më vonë )
.-Porfesor,punë e mbarë!- përshëndeti ajo.-Oh,Iris,sa më befasove!
Sakaq,kur i dha dorën,ajo mënd iu var në qafë dhe e shtrëngoi
fort.Profesori e ndjeu veten ngusht.Tentoi që të shkëputej,por,"pala
tjetër",nuk shkëputej lehtë.Ai po dyluftonte me veten.Qe zënë si në
çarg:midis dëshirës për të kaluar më tej apo të një frenimi që duhet
të bënte edhe si moshë,por edhe si moral.Kishte frikë se shkelte mbi
një tabu.Irisi ishte vajzë e asaj që kish dashur (ç'ne -kish dashur-
po ai e donte akoma si dikur!!!) ,dhe,ja tani si një bekim nga Zoti
apo i trazuar nga djalli,vjen dora vetë,e bija. "Profesori",duke
"tejkaluar" çdo rrezik,ia mbërtheu kokën dhe,kur atë kokë po e
drejtonte nga vetja,ndodhi dhe "çudia":ai pa që gjimnazistja e bukur
lëpiu buzët(njësoj si e ëma-i shkrepi atij ) dhe,si një befasi,iu
lëshua profesorit me puthje,sa thoshje se kishe të bëje me
një"sojleshë" të stërvitur ,Porfesori nuk e hante thatë se,me kohë,e
kish marrë "patentën e ustait"e puthi dhe ai nxehtësishtt,por nuk
shkoi më tej.Kur u shkëputën,Irisi,i tha:-Sa e kam pritur këtë
çast?-Si është e mundur?-pyeti dyshueshëm ai.-Mamaja.mamaja!-filloi
ajo të shpjegoshesh.Ajo mënd "këndon" për ty.Të gjitha m'i ka treguar
mua.Se unë e mamaja që,kur vdiq babi,para dy vjetësh,jo vetëm flemë
bashkë,poor shpesh e kalojmë kohën dhe me ty.Dhe unë,pa u ju
njohur,kisha filluar që t'ju doja.Kur erdha me mamanë dhe ju pashë
kështu, po me atë imazh që kish ndërtuar mamaja për ju,m'u shtua
dëshira dhe ndaj kam ardhur.Ai,i këndellur nga ky pohim e puthi
përsëri,por ,tani,qe një puthje aq e ngrohtë,sa ajo nuk ndënji pa i
thënë:-Ti më duket se po më puth dhe për mamanë?-Po,- pohooi ai.-Po me
mamanë ti ke shkuar dhe më tej.-Kam shkuar.-Me mua nuk dashke?!-Me
ty?Po me ty ndryshon puna.Ti je e re dhe të ardhmen e ke përpara.--Po
sikur të"rrezikoj" vetë,çfarë do thoshe?Dhe ajo,pa pritur pëlqimin e
tij,u zhvesh e tëra kollopan dhe,si një pafajësi ëngjëllore dhe e
bukur,i tha:-Ja,tek jam!Ti do shijosh,i pari,atë që kam ëndërruar.Dhe
po ,pa marrë leje nga ai ( më bëri pjesëmarrërës në "vrasje"-pohonte
ai ,tek rrëfehej ) ,filloi t'ia hiqte këmishën,pastaj i zbërtheu
pantollonat(more po ku e kish gjetur gjithë atë guxim,xhanëm) dhe
"profesor" mëkatari u dogj në furrën e"mëkatit".Më pas,ai pa se si ajo
ishte nderë e tëra,me këmbë të hapura ,dhe dukej se do binte në një
gjumë të gjatë pas një beteje që e kish kërkuar vet.
Kur ajo e "mori" veten,u vesh,mori një libër ( libri qe dhe
shkaku,de!) dhe,pasi u puthën gjatë dhe ngrohtë,doli nga dera.
Ai e ndezi dhe tek pa tymin që davaritej në tavan,u fut në
meditim.Ja,khtu qenka jeta.Ajo shtrihet në kohë e hapësirë,ështu siç
davaritet kjo rrëkezë tymi duke humbur në humbëtirë.Ka në jetë
kujtime e mbresa dhe ka,gjithashtu,dhe mbresa që lënë vragë apo plagë
që mezi zënë korë.Më tej vjen brenga për ato që nuk ke arritur për
shkaqe objektive dhe subjektive dhe, veç saj,edhe pendesa për gabime
apo dhe faje.Pse kot thonë tureqit që "Njeriu është dhe shejttan,dhe
melaqe".Pra çdo njeri është dhe ëngjëll dhe djall.Të jenë mëkate këto
të miat apo ?!!!...
15 janar 2011