| E diele, 16.01.2011, 06:14 PM |
Naim Aliaj
Eja
Më ja pra ulu pranë meje
Më shpejto gjakun ndër deje
Ti je jeta që unë njoh
Ti je dielli që më ngroh
Ti je ajri që më mbush
Ushqimi që se ka kush
Ti je flaka që më ndez
Kënga pa të cilën vdes
Je hyjnesha që s`bëzan
Ti je gjiri që më mban
Je vështrimi që më bredh
Ti je forca që më dredh
Ti më bën të ndihem gjallë
O princesha e ime e rrallë
Përvjetorët e lirisë
Si pranverë erdh` një ditë
Qe nëntor,fitoi liria
Zemrat na mbushi me dritë
Nisi jetë shqipëria
Mbledhur tok këtu sa jemi
Rreth e rreth në vallen tonë
Përvjetorët festë i kemi
Mes haresë kënga ushton
Rrofsh shqipëri,rrofsh përherë
Je si nuse,zonjë e rëndë
Bijtë e tu të rrisin nderë
Ditë e natë të rrijnë në këmbë
Dridheni vajza shaminë
Krah për krah e dorë për dorë
Përgjithmot gëzuar lirinë
U shtoftë gjaku arbërorë
Bota në buton
Një buton
E hapet dera
Flakëron
Lulepranvera
Një buton
E hop në kozmos
Përparon
Ai që bën çmos
Një buton
Telekomande
Botën fton
Në shtëpinë tënde
Një buton
Hidhet raketa
Fluturon
Ku soset jeta
Një buton
Largqofte e keqja
Lum kush shton
E nuk sheh kah vdekja
Nën një hije molle
Nën një hije molle,një vajzë si flutur
Kishte vënë mbi kokë,një shami të bukur
Flladi i pranverës,i rrëzoj shaminë
Flokët porsi ari,ç`ju derdhën mbi shpine
Synë e zi vetullat gajtan
Shtati i hollë e i gjatë
Me lulet e mollës ngjan
T`bardh e t`kuq ndez flakë
U ktheva mënjanë,shaminë për të marrë
Për çudi ndër duar,ma solli një djalë
Tek më dha shaminë,mbetëm dora dorës
Përzier me ne,dhe lulet e mollës
Besa besë u lidhëm djalë
S`bashku të jetojmë
Krah për krah e të pandarë
Drejt t`ardhmes shikojmë.