| E shtune, 15.01.2011, 08:18 PM |
Qerim Zogaj
SE DIJA
(Poetit:L.Z.)
Se dija pse udhëtoje aq
gjatë
Nëpër lumenj, detra,stinë
Nëpër këngë
Me shami fshatare nëpër fjalë
E djersë
Për bukurinë e gërshetit
Naiv
Se dija pse u mundove e
Udhëtoje aq gjatë
Ishe i humbur,kishe brenga,
Dikund nëpër pluhur
Motesh..
E lëndinave me lot
Malli
Ecje ,pas zjarreve te
shuara
Asgjë e mbetur, as hiri për
Gjurmë
Nën shira motesh,loznin
Fluturat
E ti me kujtimet rrije si
Fëmijë
Nën pemën tënde të
Purpurt
Se dija...
Pse udhëtoje aq
Gjatë
E të mos ndaleshe në secilën
Fjalë
Bukuria dhe dhembja aty kishin
Fundin
Gjatë
Me rininë naive kur
Ecje
Si hënë e vetmuar netëve të gjata
Mbi fshat
S’të gjej
Në udhëtim
s’ta gjej hapërimin.
Në ëndërrim
s’ta gjej shikimin.
Në lum
s’ta gjej lotin!
Në mes nesh
Në mes nesh,
heshtje stinësh.
Në mes nesh,
netët pa gjumë..
Në mes nesh,
lule dëbore.
Nëse një ditë ne jemi në mes,
mesi do të jetë vetë dielli!
Më kërko
Nëse me kërkon,
më gjen në blerim fushe.
Nëse stinët janë të djegura,
më gjen në cicërimë zogjsh.
Nëse kënga shuhet deri ne fund,
më gjen vetmitar i urtë.
Nëse udhët të qojnë kah lindja,
më gjen në thellësinë e mesit të premtuar.
Vjeshtë e vonë
Mbi gjethe vjeshte prisje si në ëndërr
Se hapat dhe frymëmarrjen ia njihje
Shikimi krejt i humbur ledhaton
Perënditë që sot janë bërë lule vjeshte.
Duart e përzgjatura pas flokut tënd,
dhe ashtu kurrë se ke arritur vetveten
një rreze që doli këtu, mbi katund,
më çmallë me bukurinë e Eliesës.
Kjo udha ime s’di se si më humb,
pas më mbetet dielli sapo të lind.
Dhe, kudo me mbeten kujtimet për stinët
në buzëqeshje vjeshta ruan fshehtësinë.
Një ditë me shi
Deri sa jashtë binte shi,
shikoja nga dritarja e dhomës sime.
Xhami i thyer në formë konike,
sa vija kalojnë në këtë sfond gjeometrikë
dhe nëpër format e figurës tënde,
në këtë vjeshtë plot melankoli.
Erëra mashtruese kraharorin ta ledhatojnë.
Me shkrumbin e verës pije ujë në shuplakë,
nuk shkon edhe shumë kohë - ndalet kjo vapë,
në xhamin e thyer stinët rrinë lakuriq.
Nga krama e shpendit ndjelljakeq,
vijnë rrugë te panjohura si ankth.
Vreshta si në përrallë,në shpatije plot re( me dy gishtrinjë )
Dhe këputet ndonjë hardhie...
një ditë të gjitha vdesin nga xhelozia.
KOSOVË LULE
Asnjë gjeografi ,Si e jotja
Jo…
Asnjë lashtësi,ecje
asnjë e sotme, si e jotja
Jo…
Asanjë hile, lakmi,
asnjë lojë-djallezi,si
ndaj tej,asnjë
Jo…
Asnjë qëndresë, dhëmbje,
asnjë dashuri-liri, si e jotja
Jo…
Asnjë begati e fshehtë,e hapur
asnjë heshtje,fjalë,
asnjë ëndërrë, si e jotja
Jo…
Kosovë lule,si asnjë tjetër
Jo…
Vdekja ime e lindur
Kosovë gjeografi
Parajs e Diellit
Djepi nën lot
Male më shtat pa fund
Drunjtë te ri, për lindje, djepa.
Dhe drunjtë të vjetër
Për netët e ftohta dhe vdekjet.
Sa errësirë në thellësitë,
Për të udhëtuar në
largësitë tona, të afërta.
Sa shumë kujtime dhe varre.
Fëmijët përkundeshin
Në djep druri, në djep dhembje
Nën lot...
Kosova të gjitha i bënte pranverë
Blerim, lule, ecje.
Sa larg, sa afër, djepi
E varri.
Ky ishte emri yt
O, njeriu im
Kosovë.
Ka ditë
Ka ditë,
kur bënte kohë e mirë.
Qyteti sot, i vjetër më vinte në shikim.
Me bëhet siku se njoha fare,
dhe, ngadalë të gjitha i harroja.
Ka ditë,
kur me shirat vijnë ëndrrat.
Përtërihet kujtimi për ty,
Unë të pres gjatë … dhe ti,
sigurisht se do të vish!!!
Ka ditë,
kur të dua vetëm nga larg.
Dhe të lutem mos u kthe,
në zbrazësitë e netëve.
Vetveten kam humbur kaherë..
Pjesë Dite
Si mjegull e bardhë
që pa pritur ngrihet,
Mbi lumin e qetë
në kthjelltësi.
Nga heshtja jote vjen,
thellësi e blertë e fjalës së pa thënë..
Nën duar të ftohta,
a ruhen belbëzimet e stinëve?
Se zjarri zë e fiket,
në ëndrrat e verës shkrumb.
Si gjethe lulesh këputje
bukurinë e secilës ditë.
Në zemër unë ruaj një diell
që nuk vdes, nuk shuhet, nuk ikë.
Unë, dua te bëjë dritë,
sa herë udhëton, nëpër hije vjeshte,
Kur dielli do vdes në perëndim,
më shumë shkëlqen e më i zjarrtë,
Behët në zemër Dielli Im.
Një Ditë
Një ditë,
kur do të pishë në gotën
e thyer,
ti do të qeshësh më gjatë se
herëve tjera,
Për fillimet,fundet,për verën
që s’ka
ngadal e bukur njerëzit pinë
vetveten,
Qe u ka mbetur edhe aq pak..
Një ditë,
kur ëndrrat e përrallat ti
gjesh shtruar
si gjethe vjesht
Ti do të qeshësh më gjatë
Se herëve tjera
Me shpendine panjohur,
Që të rrije në krahëror filli
Kat
Me copa reshë nën sqetull.
Një ditë,
Ti do të qeshësh më gjatë se
Herëve tjera
Loti pikon në gotën e thyer të
Verës,
Bari do te jetë rritur i tëri
Ngjurë vjeshte.
Shikimi te tretë te guri i
Harresës
Mbuluar me kujtime barë e
Furtunë.