| E premte, 14.01.2011, 07:00 PM |
 Pas meshës së shenjtë, e cila u mbajt në Kishën "Shën Ndou" në Prishtinë, me rastin e 5-vjetorit të vdekjes ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Mark Sopi, është bërë edhe promovimi monografisë "Imzot Mark Sopi, Një jetë për fe dhe atdhe". Me ç'rast u përkujtua figura dhe veprimtaria e Sopit.

Me një fjalë rasti, të pranishmit i ka përshëndetur edhe ipeshkvi, Imzot Dodë Gjergji, i cili tha se nëpërmjet predikimit kanë lexuar edhe gjurmët e tij në zemrat e tyre. 
Arbër Xhaferi, ish-kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, ka thënë se veprimtaria shoqërore e atyre që kanë lënë gjurmë në histori ngërthen në vete informata për mendësinë, botëkuptimet, idealet, paragjykimet, aspiratat e një individi, apo të një komuniteti në një kontekst të caktuar kohor. 
Ai tha se kontributi i Mark Sopit për fe dhe atdhe, mund të kuptohet vetëm nëse analizohen rrethanat kur ka vepruar ai. 
Ndërsa, përfaqësuesi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Qemajl Morina ka thënë se Mark Sopi dha kontributin e tij të çmueshëm si në aspektin i dialogut ndërfetar brenda dhe jashtë Kosovës, po ashtu dhe afirmimin e çështjes së Kosovës në planin ndërkombëtar. 
Autori i monografisë, Don Ndue Ballabani ka pohuar se kjo monografi është një dëshmi e vogël e asaj qe bëri Imzot Sopi për fenë dhe atdheun, duke e krahasuar kështu veprën e Sopit vazhdimësi dhe trashëgimi e "Çetes së Profetëve" te Pjeter Bogdanit.