Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Skënder R. Hoxha: Flakë janari

| E merkure, 12.01.2011, 08:45 PM |


SKËNDER R. HOXHA

 

FLAKË JANARI

/Jusuf Gërvallës/

 

Agimeve e muzgjeve shpirt i ndezur

unor Dukagjini tej Ylberit

Flakë Janari ku drithërinë zemrat

Flakë janari ku lëshojnë shtat ëndrrat.


Kitarë
e përvuajtur krahë muzash

Me tela kurdisur nDubovik

Harfë e moçme magjepse e fashitur

Lyrë Orfeu e shndërruar mit.


Flakë Janari u lind Kanjushë e Verdhë

Fluturojnë e bien Jusufi tha

Trohat e përgjakura rrugës skamnore

Dimrave ftohtë duke i mbledhë.


hartë Ilire vegim engjëllor

Me duart plot zjarr Prometeu

A është baladë profetike a këngë trimoshi

Rrugës kalvarit Jusufi Kadriu Bardhoshi

Figura bronz e vargje rubaish.


Natë
kobtare nAllaman nxiu

Shtrigat hienat e moheve e pritave

llahtari veshur me lëkurë djalli

Thurën shëmtinë kristale shtrëngatash

Flakë Janari u Fanar i pashuar.

 

(Kjo vjershë u shpërbly me vendin e parë, nga juria, në Orën e Madhe Letrare, mbajtur në kuadër të “Flakës së Janarit”, më 16 janar 2007,  në Pejë.)