Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kadri Mani: Atentati mbi Milladin Popoviqin ishte krim

| E merkure, 12.01.2011, 08:58 PM |


ATENTATI MBI MILLADIN POPOVIQIN ISHTE- KRIM

Kastriot Dervishi:“Flagranca e marrëdhënieve shqiptaro  jugosllave në vitet 1944- 1948”

 

-Saliu është me frymë perëndimore,- tha Fahri Balliu, e ka marrë certifikatën nga vetë Nënë Tereza për këtë. Por mos e shaj më doktorin se do t’ i them Kastriot Dervishit që të gërmojë mirë në Arkivin e Ministrisë së Brendshme për ty, dhe ta mbajmë nja tre javë gazetën me bëmat e tua.

-Rrugaç, taleban,- thirri Maksi. /Kastriot Myftaraj: Robi i Allahut Maks Velo në iftarin e Edi Ramës, E Merkure, 08-09-2010, 08:58pm (GMT)/

“Tashmë dihet nga ndokush se njeriun që themeloi PKSH?së, Miladin Popoviçin, e vrau arsimtari kosovar Haki Taha në Prishtinë në mars të vitit 1945. Së dyti duhet thënë se Haki Taha e vrau Miladin Popoviçn në një lokal. (Kastriot Dervishi)”

“Historia shkruhet gjithëmonë gabim, kështu përherë ajo duhet të rishkruhet," Herodoti, Babai i Historisë


Nga Kadri Mani

 

Në këtë artikull mishmash prej 28 faqesh nga Kastriot Dervishi, gjurmuesi i arkivave, ka ra në provim A-ZH, madje edhe në vetë titullin: “flagranca”- po pse!?- marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave nuk mëtonin të ishin sekrete, që tash të na i rizbulojë “specialaisti” i historisë!

Në atë strajcë ose thes lypsareje ka gjithëfarë mielli e bylmeti që në rastin konkret nuk po na intereson, interesi ynë përqëndrohet në atetatin në Milladin Popoçiqin, për ç’shkak me pa të drejtë kritikohet Enver Hoxha, dhe mëkati iu ngarkohet shqiptarëve!

Këtë tezë të gabuar apo qëllimisht të shpifur nga i lemi dhe i blemi: Agim Gjakova, Kastriot Dervishi, Muharrem Musliu, Nazmi Berisha, Vehap Shita, Ramdan Haziri e gjithëfarë mizevizi, pikërisht këtu te zemrashqiptare kanë pas nderin ta përgënjeshtrojnë, pos tjerësh, treshi: Mejdi Asllani-Jevrem Jovoviqi-Kadri Mani; gjë që me keqardje, në këtë pikë, na duhet t’i japim të drejtë, madje, edhe Enver Hoxhës!

 

Çka nuk di Kastriot Dervishi me kompani?

 

Kur flasim për politikën jugosllave, duhet të kemi parasysh dy rryma: Titoiste-Rankoviqiste.

Titoja e Kardeli mëtonin t’i forconin shtetet e veta nacionale, Kroacinë e Slloveninë. Andaj me anë të Fadil Hoxhës e të Milladin Popoviqit... përkeahnin autonominë e Kosovës e të Vojvodinës, për ta dobësuar Serbinë. Ndërkaq, Rankoviqi prorus, me anë të Dushan Mudoshës e Spasoje Gjakoviqit, të Ali Shukriut e Refik Agait... kundërshtonin titoizmin.

 

Kur vritet zullumqari...

 

Bëhet kthesë pozive, e populli merr frymë e thotë: i lumtë pushka, i lumtë fisheku, i lumtë dora... Po me atentatin mbi Milladinin nuk u bë kthesë pozitive, po përkundrazi, u bë kthesë negative: Milladini u vra më 13 mars 1945, më 31 mars 1945 u bë masakra e Tivarit!

Prindërit e Milladinit nuk i pranuan në varrim të delegarit e Rankoviqit, Dushan Mugoshën e Spasoje Gjakoviqin. Nëna e Milladinit ka qenë fqinje me nënën e Ismail Dumoshit dhe vijimisht i është ankuar se si shokët e vet ia vranë të birin.

Ekziston polemika te “Rilindja”, e Lidhjes së Luftëtarëve të Gjakovës me Spasoje Gjakoviqin, të cilit i thoshin: Ti Spasoje Gjakoviqi duhet të ulesh në bankën e zezë e të shpjegosh, kur në atë kohë (1945) edhe Këshilltarët e fshatit kishin truproje, kush ia hoqi Milladinit rojën e jashtme!?

Vehap Shita e di këtë polemikë: përse nuk e ka kundërshtuar, po tash në këtë moshë përrallis për ta shpall Haki Tahën “hero”!

Kurse shkencëtari i ri, Kastriot Dervishi (larg ngjarjeve), të paktën, duhet ta dijë se Milladini, kryetar i komitetit krahinor, nuk mund të takohej “në lokale” me qytetarë!!

Ekziston një polermikë e ashpër te “Pobjeda” e Podgoricës që është zhvilluar në atë kohë: unë iu kam shkruar tri gazetave të atjeshme shqiptare, po kurrkush nuk e lëvizur bythën nga karriga, dhe shpifjet kanë vijuar me dekada!!

Edhe masakrën e Paraqinit të oficerëve serbë, shqiptarët e marrin mbi vete, që Aziz Kelmendin ta bëjnë “hero” më të madh!!

Edhe Demonstratat e ’68 në Kosovë, ende nuk janë shpjeguar drejt: sepse duan të marrin meritat e huaja, barinjtë e kulmaxhinjë lakmuan gradat e gjenerakëve!! E tash i kanë ngritur kokat si qeni në thekër!

Kam propozuar poashtu, që të hapen kurset ushtarake për verifikimin e gradave të luftës (unë jam major), dhe ata që biejnë në provim, t’iu merren gradat falëse.

 

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

 

Kastriot Dervishi lindi në Elbasan më 6 shkurt të vitit 1972, është historian shqiptar.

Të gjitha nivelet e arsimit i kreu në qytetin e lindjes, diplomoi për histori në Universitetin "Aleksandër Xhuvani". Që nga viti 1999 është redaktor i faqes historike të gazetës së përditshme "55" në Tiranë. Lëvron gjithashtu kritikën dhe analizën politike. Është studiues i historisë moderne të Shqipërisë dhe veçmas i asaj politike. Është autor zërash në librin "Elbasani - Enciklopedi" (Elbasan, 2003), si dhe i "Fjalorit Enciklopedik Shqiptar" (në proçes). Ka përfunduar studimin "Shërbimi sekret shqiptar" 1922 - 1944", si dhe botime të tjera në vijimësi.

Botime:

§                     Shërbimi sekret shqiptar 1922-1944

§                     Historia e Shtetit Shqiptar 1912-2005

§                     Masakra në Çamëri (libër)

§                     Plumba politikës