Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Vuniqi: Besimtari

| E marte, 11.01.2011, 07:20 PM |


Besimtari

 

Agim Vuniqi

 

Zot ka...!

i bardhi, i ziu, i verdhi..., esmeri...

...i ka nda njeriu,

imi është më i fuqishëm, imi është i drejtë,

imi është Evropian, yti nga Azia,

imi është Afrikan,

sa janë ore 'Charlatan'

 

Nëse studjon natyrën je Darvinist

je nga materia-je materialist

ç'u bë me Giordano Bruno-n e Galileo Galilei-n

a  nuk janë ata hyjnor ?

...po Isaac Newtoni e Albert Einsteini

a janë Shejtan...?

kujt t'i besoj...

të hecë këmbë apo t'fluturoj me aeroplan  .

 

Bota n'shuplakë dore

apo n'rrotullim

shtërngimi i nofullave të peshkaqenit të sjell trishtim

...por...gishti i dorës mund t'çoj n'amshim

 

Barku i oqeanit është pa zorrë

të lan

të përpin

nuk është sinonim

me natyrën është në përqafim

 

Kush nuk i frikohet ujit e zjarrit,

tornados e uraganit

dridhjeve tektonike, cunamit e vullkanit ?

 

Ç'është kataklizma...,

goditja e asteroideve,

ekosistemi,

vullkani i tërbuar,

...kijameti...

nëse shtypja e butonit të kuq është vetëshkatrrimi

 

...kur njeriu Zotin harron,

Ai në njeriun beson