Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dashnor Selimi: Egnatia e Fjalës

| E hene, 10.01.2011, 08:57 PM |


EGNATIA E FJALËS

 

Prezantohet në Selanik Antologjia''Egnatia e Fjalës'', ??tim i Lidhjes të Krijuesve ''Dega e Blertë'' Selanik.

 

Reportazh nga DASHNOR SELIMI

 

Mënjgjesi është tepër i ftohtë.Dhjetori me acarin e tij tund degët e pemëve e gjethet shpërndahen nëpër trotuare.Gjethet poetike bëjnë të kundërtën.Selaniku gjithandej i stolisur, sepse dhe bukuria e këtij qyteti është e rralle.Jo më kot atë e kanë quajtur ''Dielli Verior''.Bukuria e tij është në çdo stinë të vitit sa herë që ta shëtisësh .Mënjgjesi ka të veçantën e tij, zhytur në një bukuri.A thua  se gjethet poetike  i japin më tepër bukuri?Mbase po?!Gjethe poetike , jo gjethet e rëna të vjeshtës.Kështu do ti quaja më mirë krijuesit emigrant shqiptar të Selanikut.Dielli i 12 dhjetorit i ka marrë në rrezet e para të mëngjesit dhe i kthen në një pikturë pa kornizë.Është një zë i veçantë, një fjalë dhe mendim i lirë, talent dhe shpresë, dashuri dhe dhimbje, është e veçanta që do ta dëshironte dhe një lidhje tjetër krijuesish, ndofta në Greqi apo dhe në Shqipëri. Por ja , kur s'mungon talenti, dëshira, këmbëngulja e mbi të gjitha respekti për njëri-tjetrin,  mund të bëjnë vepra letrare që do të mbeten edhe për të nesërmen Një gjë të tillë e kanë realizuar''Dega e Blertë'', një zë i lindur tre vjet më parë, një zë që ka vite që dëgjohet.Në këtë mënjgjes dhjetori dëgjohet më me forcë.Është zëri dhe egnatia e fjalës krijuese.          Edhe këtë herë ata u bashkuan për t'u dëgjuar fjala e tyre.Në këtë veprimtari merrnin pjesë jo vetëm krijuesit, pjesmarrës në këtë antologji, por dhe miq të tyre, dr.Luan Zyka, dr.Stavri Dajo, në emër të Prefekturës të Selanikut,  zonja Ana Kapia, drejtues të shoqatave, filolog shqiptar e grek.Një ambjent i ngrohtë e i thjeshtë , siç dinë të organizojnë veprimtari këta krijues, në një odë për të gjithë të pranishmit.Stolisur , ashtu siç është stolisur dhe Selaniku, më fotografi të ndryshme nga veprimtaritë e organizuara më parë, me librat e tyre. Botimi i kësaj Antologjie u bë e mundur me vetë shpenzimet e krijuesve të kësaj Lidhje dhe punës tepër të kujdesëshme të shtëpisë botuese''D.I.J.A.-Pogradec.Të njëzetë krijuesit shqiptar të  ''Degës së Blertë'', Selanik dalin para lexuesit  me një pjesë të përzgjedhur të krijimtarisë së tyre.Në pamje të parë antologjia letrare  është një paraqitje letrare e barabartë , kjo ka të mirën e vetë, pa paragjykime, ndaj të tjerëve dhe para lexuesit, atij që do ta gjykoj më mirë se kushdo tjetër cilësinë, nivelin poetik.Nuk ndodhi si në të gjitha antologjitë e tjera që janë botuar deri më sot në Greqi, pasi ato kanë pasur mangësi, pabarazi, mos përzgjedhje të materialeve ashtu siç duhet, por bënë të kundërtën, duke i lënë vend dhe faqe shumë pjesmarrësve që se meritonin praninë e tyre.Krijuan dhe unin e ''poetëve me famë”, duke e varfëruar më tepër letërsinë shqipe . Kjo është fatkeqësia e antologjive të mëparshme.Koha dhe vitet po bëjnë që shumë prej tyre të mos botojnë më , jo ejo poezi , por as bejtet që sjanë të lehta për tu hedhur në dritën e botimit.Antologjia jonë nuk ka dallime të tilla.Kjo është dhe merita e parë e grupit drejtues.Ajo ka larminë e vetë, hapësirën tek poezia, proza, tregimi satirik, tema shoqërore, tradita etj.Brenda saj janë krijuesit e afirmuarpor dhe krijues të rinj me një talent që lë për të dëshiruar e gjykuar nga lexuesi. Përshëndetjen dhe mirëseardhjen në këtë prezantim e bëri kryetari i kësaj lidhje , krijuesi i njohur Bujar Muçaj.Ai ndër të tjerash tha :U desh një kohë prej katër vitesh të riktheheshim përsërinë këtë punë të lodhshme pas antologjisë së parë të suksesëshme ??Shtërgjit e Ballkanit'', që bëmë ne krijuesit e Selanikut së bashku me krijuesit grekë .Po mbushen tre vjetë dhe së afërmi do të mblidhemi të festojmë tre vjetorin e Lidhjes tonë.Edhe ky vit, mund të konsiderohet i begatë për shumicën e krijuesve tanë, jo vetëm në Greqi, por kudo ku shtrihet ajo.Krijuesit tanë kanë ditur të ligjërojnë në të gjitha gjinitë e letërsisë shqipe si në poezi, prozë, publicistikëe deri tek romani.Mund të përmëndim vëllimet me poezi të Bedri Hoxhës, Brunilda Boçovës, Dashnor Selimit, Ariola Kondakçi, Sofie Dokos, Mereme Dungës apo librat me publicistikë të Aleks Janaqit, Agim Muçajt, rrëfimet historike të Thodhori Mihos, këngët dhe elegjitë e Mina Papajorgjit, librin me fabula të Riza Pajollarit, duke arritur suksese edhe në romanet e Ilirjan Sadikut.Kanë në proçes dy romane me nivel të lartë artistik Dashnor Selimi e Ziko Kapurani, të cilët do ta pasurojnë biblotekën e Lidhjes dhe letërsinë shqipe.Nuk na takon ne të flasim për antologjinë tonë, por na takon të themi se këtë brazdë që kemi hapur do ta thellojmë më tepër  për të mbjellë e arritur në të ardhmen frute të tjera  më të dëshiruara.Puna e bërë me këtë antologji vlen të inkurajohet dhe më tej.Lidhje të ngushta kemi me Unionet e shkrimtarëve në Fier,  Vlorë,  Korçë, Sarandë, Shkup, Kosovëetj.Shumë aktivitete dhe diskutime letrare janë organizuar , jo vetëm në Selanik por dhe në Shqipëri.Lidhjet e përbashkëta me shoqatat në Selanik, në festivale librash.Gjithashtu në shtypin shqiptar si në Greqi po ashtu dhe në Shqipër,  pena e krijuesve tanë ka qënë kudo dhe me nivel të lartë që është vlerësuar.Nuk mund të mos lëmë pa përmëndur këtu dhe poetin e gazetarin Dashnor Selimi,  i cili na nderoj të gjithëve  në një konkurs të organizuar ne Indi nga Lidhja e Poetëve Bashkëkohor duke u vlerësuar poezia e tij me një çmim special nga juria e këtij kunkursi ndërmjet 1200 poetëve nga 120 vende të botës.Po kështu, vazhdoi zoti Muçaj, janë bërë provimet e shumë librave poetik, në prozë, në publicistikë, nëtemat shoqëroree ato historike.Pjesmarrja e Bedri Hoxhës në festivalet e teatrit apo ekspozitat e Ardita Jatru në fotografi...Për të kujtuar në shënjë nderimi e respekti një mikun e Lidhjes, por dhe pjesmarrës në antologji, zotin Ferit Ramadani, që ka vetëm pak ditë që u nda nga jeta u mbajt dhe një minutë heshtje..Edhe pse i lindur e rritur në Kërçovën e bukur pranë qytetit të Shkupit, Feriti ishte ndër të parët që përkrahu krijuesit shqiptar të Selanikut.Lamtumirë, o miku ynë Ferit!Ishte nder për ne që Ai mori pjesë në antologjin tonë.Ja dhe një poezi, ndër të fundit të tij, plot malle dhimbje Sa vargje, përshëndetje, bzëqeshje të bëra Mes tyre ka dhe mall, dashuri dhe lot!Unë ndjeva ngushticë zjari dhe blerime të tëra Por, vetullën dhe qerpikun s'ti harrova dot...

Radhët e Lidhjes tonë janë shtuar edhe me krijues të tjerë nga Athina,  Larisa,  Kreta,  Berati,  Fieri, Shkupi etj.''Dega e Blertë'' është një pemë që po i shtrin degët e saj kudo.Konkursi'' Jul Varibopa'' 2010 shpallet që sot dhe do të priten krijime letrare në poezi e prozën e shkurtër nga poet, prozatorë kudo që janë.Çmimet do të shpallen në muajin maj 2011.Ky konkurs do të jetë një veprimtari e përvitshme.

Duke e marrë fjalën dr.Stavri Dajo, mik i krijuesve dhe redaktor i shume librave theksoi ndër të tjerash se”E kam thënë shumë herë se është një lloj luksi, që në emigracion, madje në kushtet e krizës së rëndë ekonomike, emigrantët shqiptar vijojnë të krijojnë vlera estetike, sado modeste që të jenë ato.Kjo tregon se shqiptarët janë të pasur shpirtërisht.Dhe pasuria e shpirtit nuk matet me asnjë lloj tjetër pasurie...Është botimi i dytë antologjik i krijuesve emigrantëdhe kjo, në vetvete, përbën një njgjarje të shënuar, sado e madhe të jetë në kuptim kjo fjalë.Fjala antologji në vetvete ngërthen kuptimin e fjalës së luleve, pra të pjesës më të bukur të një gjallese.Prandaj sado keqdashës dhe keqprirës që mund të jetë dikush, vetëm për faktin se autorët në radhë të parë, por dhe seleksionuesit, redaktorët kanë bërë një punë lodhëse për të zgjedhur lulet e krijimtarisë së tyre poetike.Më bëri një suprizë të këndëshme leximi i antologjisë.Pa qënë aspak hiperbolik them se shumë poet ishin për mua një befasim i papritur.Këtu kemi përjetime të ndjera poetike dhe estetike, shpesh me shestime filozofike dhe jo si antologjia e parë që pati një diletantizëm dhe amatorizëm.Shumë vargje më kujtuan Kariotaqin, Melisanthin, Agollin, Bërnisin, poezinë e rinisë të Xhevair Spahiut.Autorë si Llambi Gjikuli.Ziko Kapurani, Dashnor Selimi, Bujar Muçaj janë vlera të qëndrueshme dhe në arsenalin estetik të emigracionit, të cilët kanë një vend të v eçantë që e meritojnë.

Jeta dhe letërsia janë dy gjëra të ndryshme  ashtu siç janë të ndryshme shkenca dhe letërsia.Letërsia ka epërsinë se e përjeton me ndjenjë realiteti ndërsa shkenca e mat ose e racionalizon.Matjet shpesh herë janë të gabuara, instiktet dhe ndjenjat jo.Të parat lidhen me racionalizmin dhe filozofinë, të dytat me magjinë, me misterin.Misteri të jetosh, të lë pa gjumë, se është mister, nuk shpjegohet dhe si i tillë  është tundues.Prandaj letërsia , si një lloj magjie, do ta tundojë edhe shumë shekuj të tjerë ndërgjegjen njerëzore.

Teksa përfundoj fjalën z.Stavri Dajo më erdhën ndër mend fjalët e mikut tim poet dhe ish-Konsullit këtu në Selanik, z. Ilirjan Zhupa, kur para 5 vjetëve do të shprehej se-Sot që jam pranë jush më njgjan se jam në një dasëm të madhe shqiptare, me krushq e kumbarë të një fëmije të vogël, që udhëton nëpër Ballkan, por fatmirësisht folenë e ka këtu në Selanik, në shpirtrat tuaj poetik.Jam i bindur se ju edhe nesër do të botoni antologji me nivel e cilësi, unë e pres se e kuptoj brumin që gatuhet mes jush...  

Dhe ky brum i gatuar që në titull,  lë të kuptojë dhe hapësirën gjeografike të kësaj antologjie.Thamë ti vendosnim një emër që do të karakterizonte një emër  mali, lumi apo një emërtim gjeografik.Shpirti poetik tha njëzëri ''Egnatia e Fjalës'', një titull që i shkon për shtat këtyre krijuesve.

Më pas e mori fjalën z Dashmir Zaçe, filolog, një mësues i nderuar e i respektuar nga breza të tërë nxënësish në rrethin e Përmetit, ndërsa këtu një mësues i apasionuar pranë shoqatës ''Nënë Tereza'' në mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e emigrantëve shqiptar.Jam i lumtur që njoha nga afër shëmë poet ,  tregimtarë e publicistë.E lexova me kujdes këtë botim dhe e them që në fillim se kemi të bëjmë me një punë të kujdesëshme, me merak e pasion.Ju kini mbajtur peshën kryesore dhe mundi juaj vlen të vlerësohet nga kritika letrare në emigracion dhe në Shqipëri.Antologjia ka një nivel e cilësi në përmbajtje të saj, kjo e tregon më së mirë dhe pjesmarrja e poetëve tashmë të njohur , por dhe shumë të rinj që të befasojnë e të mbajnë në tension gjatë gjithë leximit të saj.Poetë si Llambi Gjikulu, Dashnor Selimi, Ziko Kapurani, Ardita Jatru, Brunilda Boçova, Bedri Hoxha etj kanë krijuar profilin e vetë poetik , që tashmë i njeh lexuesi për nivelin dhe cilësinë e tyre.Bujar Muçaj,  dihet  e njihet për homorin e tij aq të mprehtë e me një fabul të punuar me shumë kujdes.Por kjo antologji ka dhe një të veçantë tjetër që duhet të vihet në dukje, ajo ka brenda saj jo vetëm dhimbje e mall, dashuri e nostalgji, tema të së djeshmes e të sotmes , që i kanë trajtuar me një merak të veçantë edhe në këtë përzgjedhje.Tek krijuesit e afirmuar duket një rritje e ndjeshme cilësore, por dhe tek më të rinjtë duhet bërë më tepër kujdes për tu pasqyruar më denjësisht.Megjithatë, duhet pranuar se ka dhe mangësi të vogla për të cilat nuk mund ti anashkolosh...            ''Egnatia e Fjalës'', një titull tepër domethënës, një hapësirë mendimi e frymëzimi, një ëndërr e një dëshirë që do ta dëshiront gjithëkush tjetër krijues.Kështu e nisi fjalën e saj filologja e psikologja,  Ana Kapia-Samara, duke përcjell dhe përgëzimet e Prefekturës së Selanikut për krijuesit shqiptar.Egnatia , kjo rrugë e gjatë që nisi nga  portat eApollonisë  dhe Durrësi, përmes Klodianës-peqinit të sotëm, deri në Kamarën e  Selanikut për të përfunduar në Konstandinopojë e lashtë .Ju si përçues të fjalës së bukur shqipe , jo më kot përzgjodhët këtë titull. Ju vazhdoni të udhëtoni mbi këtë Egnati.Sa për përmbajtjen e saj jam plotësisht e mendimit dhe me parafolësit.Një gjë shpreh e jam më se e sigurtë.Krijuesit e kësaj Lidhje tregojnë edhe një herë para lexuesit për nivelin poetik dhe nisma të tilla do të pasurohen dhe në vitet e ardhëshme me antologji të tjera, më të suksesëshme, Urime!

Dr.Luan Zyka, përherë pranë Lidhjes me mendimet e tij ,  si një intelektual që di se si të shprehet e të realizojë shumë veprimtari të përbashkëta dhe me bashkitë e tjera këtu në Selanik, u shpreh me fjalët-Ky qytet që do ta quaja-Porta Evropiane e Ballkanit prezanton një pjesë të kulturës shqiptare.Antologjia juaj është një kulturë më vete që ju e kini realizuar me kujdesin e frymëzimin tuaj shpirtëror...

Shpesh herë poeti Bedri Hoxha, Ardita Jatru, Mereme Dunga do të lexonin pjesë nga kjo antologji , duke i dhënë kësaj veprimtarie një tjetër  bukuri të veçante.

Një tjetër mikesh e Lidhjes ishte dhe filologja greke zonja Maria Vaja.Ajo është përherë pranë krijuesve, por dhe me gjuhën shqipe që e flet aq rrjedhshëm.Fjala e saj ishte sa modeste po aq dhe me emocione.Antologjia ''Egnatia e Fjalës''është një pyll ndjenjash, shprese për të nesërmen, një mendim poetik e shpesh herë filozofik që më ka bërë shumë përshtypje.Ju njoh të gjithëve, të gjithë ini për mua krijues që duhet të vlerësohen për punën e tyre krijuese. Mendime shprehën dhe Aleks Janaqi, Elmaz Llangozi, Mina Papajorgjietj.Krijuesit e kësaj Lidhje janë një rruzull më vete , pa kufi mendimi, gjetje poetike, pasuri shpirtërore, krijimtari të begatë.Lexuesi e kritika e ka në duar'' Egnatinë e Fjalës''.Është e drejta e kujtëdo të shprehi mendime apa kritikë ndaj saj .Çdo mendim e mirëpresin.                                                                                                                

***

 

Lidhjes e Krijuesve të Selanikut ''Dega e Blertë?' e përshëndetën dhe e uruan dhe shumë miq të letërsisë, shkrimtarë nga diaspora si-Ira Londo, kryeredaktore e'' Gazetës së Athinës'',  Iliaz Bobaj nga Patra, Andrea Petromilo, Spiro Xhavara, Arqile Gjata nga Athina, Mustafa Spahiu, Kalosh Çeliku, Ali Qerimi, Fadil Çurri nga Shkupi, Hida e Halil Halimi nga Kosova, Fabjan Lorviç nga Kroacia, drajtori i ''Radio Saranda'' , gazetari i njohur Shkëlqim Hajno e shumë miq të tjerë të Lidhjes.                                                    

 

***

Në mbyllje të kësaj veprimtarie Lidhja shpalli shkrimtarin e mirënjohur Iliaz Bobaj, '' Antar Nderi'' me motivacionin''E kemi kurdoherë pranë nesh, me fjalën e vyer e shkrimet e tija që pasqyrojnë denjësisht punën e mundin tonë në të gjitha aspektet.Është ndër penat më të spikatura që i ka dhënë e i jep shtys përparimit dhe njohjes të Krijuesve të Lidhjes ''Dega e Blertë''.                                                       

***

Krijuesit që morën pjesë në këtë antologji janë:Ardita Jatru, Ariola Kondakçiu, Agim Muçaj, Aleks Janaqi, Anesti Qirinxhi, Bedri Hoxha, Brunilda S Boçova, Bujar Muçaj, Bledi Llangozi, Dashnor Selimi, Emine Dunga, Ferit Ramadani, Thanas E Llangozi, Ilirjan Sadikaj, Mereme Dunga, Sofia Doko-Arapaj, Shpresa Dunga, Mina Papajorgji, Riza Pajollari, Llambi Gjikuli, Thodhori Miho, Ziko Kapurani. 

 

Selanik-12 dhjetor 2010.