| E diele, 09.01.2011, 08:57 PM |
I nderuari Kapidan Nikoll Gjomarkaj
E nderuara Familje e Kapidan Ndue Gjon Markajt
Me një pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta te Kapidan Ndue Gjon Markut.Ky lajm me tronditi pa masë,pasiqe Kapidani ishte një simbolë i qëndresës shqiptare,ishtë një uragan i nacionalizmes i cili për rreth shtat dekada qëndroji i pathyer,në rrugën e shenjët kombëtare,duke vazhduarë me devotshmëri rrugën kombëtare të kapidanave të Mirditës për gjasht shekuji histori.Kapidan Ndue Gjon Marku për asnjë momentë nukë u thye,edhe atëher kur me pushkë në dorë udhehoqi Mirditën në luftë kundër bolshevizmit pansllavist,edhe atëher kur më propoziminë e vëllaitë Kapidan Mark Gjon Markut ishte caktuarë që ta vazhdoji qëndresën e nacionalizmës shqiptarë në mërgim,të cilën qëndresë e vazhdoji me përkushtiminë më të madhë një herë në Itali duke themeluarë Organizatën Politiko Kombëtare Blokunë Kombëtarë Independent,dhe duke ndimuarë përmesë luftëtarve të ndryshëm luftën në maletë e Mirditës të udhehequr nga dy vëllëzërit e ti Kapidan Mark Gjon Marku dhe kapidan Llesh Gjon Marku.Edhe pasë rënjesë heroike të dy vëllezërve Kapidan Ndou vazhdoji ta udhëheq nacionalizmen shqiptare,duke u vendosurë në shtetin ma mik të shqiptarëve në Shetet e Bashkuara te Amerikes.Aji u shqua me pedantëri edhe përpos angazhimitë në Blokun Kombëtarë Independent bëri edhe shumë shkrime dhe botoji shumë artikuji me vlerë të madhe kombëtare duke e diskredituar haptas komunizmin në Shqipëri dhe duke dhën fakte të pamohushme për luftën e Nacionalizmes shqiptare në mbarë Shqipërinë Etnike të udhehequr nga Komandanti i përgjithshëm i kësaji lufte legjendari Kapidan Mark Gjon Marku.
E nderuara Familje Gjomarkaj
Per ket humbje te madhe te keti kolosi të nacionalizmës Shqiptare e ndajmë dhimbjen me ju dhe me mbarë shqiptarët atdhetarë sepse Kapidan Ndue Gjon Marku tani më në amshim,la gjurm të pashlyshme në mbrojtjenë e nderitë,burrnisë dhe tokës Arbnore dhe mbeti në historin Shqiptare si njëri ndër burratë më të mëdhenjë që dha kombi ynë gjatë historisë shumshekullore.Zoti ju laftë shëndoshë dhe shpirti i Kapidan Ndue Gjon Markut pushoft në amshim.
Pranoni ngushllimet nga vëllai i juaji Nue Mark Oroshi