Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Tim Shkupi: Reagim

| E diele, 09.01.2011, 08:52 PM |


Reagim

 

(Shkas deklaratat e Behgjet Pacollit në Skenderaj në lidhje me raportin e Dick Martyt)

 

Nga Tim Shkupi, Londër

 

Një njeri me karakter të këtillë mashtrues nuk e meriton Kosova, nuk e meriton rinia e saj, nuk e meriton as foshnja shqiptare, që nuk ka lindur në Kosovë, kurse Drenica nuk e meriton që dikush si Behgjet Pacolli ta njollos liderin Hashim Thaci kaq ulët. Mirë patë thënë Fatmir Limaj, Pacollin dhe AKR-n e shpëtoi Dr. Ferid Agani nga kollapsi në zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010.

 

Pse reagon Albanur?

 

?Pacolli tha se kishte shkuar te Thaçi dhe kishte kërkuar nga ai që të reagojë edhe me padi kundër librit të Del Pontes, por që siç tha ai, nuk e kishte marrë përkrahjen e tij.?

 

Ky është mashtrim dhe këtë mashtrim Behgjet Pacolli preferon ta shes nga Drenica. I paska thënë Thacit, i paska thënë atij e këtij, por s?paska marr përkrahjen e askujt. Ne mund të besojm se Thaci i ka thënë atij, ?hajt se libër është ky i Carla del Pontes?. Pikërisht ky naivitet i Thacit e ka zgjuar në mëngjesin e ditës se 13 dhjetorit 2010 t?i pikallosen sytë në webfaqen Guardian të internetit dhe ta ndiej veten për herë të parë se është në rrugën e ?shtrydhjes si limon?, nëse nuk i hap sytë tash e tutje?

 

Me këto deklarata, Behgjet Pacolli marifet ka vetëm mashtrimin kur bënë bujë me tregu ?se interesin e qytetarit të Kosovës e ka në rend të parë dhe jo Vetveten?. Ky lider me milionat që ka në disponim, të cilat në Kosovë ju shtuan ende më shumë përmes korporatave të tij në fushën e biznesit, drenicakëve ju tha se me i pas thënë Thaci: ?Behgjet, padite Carla del Ponten, ai do ta kishte paditur??

 

Ky është mashtrimi. Ku e mbështesim mashtrimin e Behgjet Pacollit:

 

Një kohë të gjatë Behgjet Pacolli me vetiniciativë ka lobuar për njohjen e Kosovës, në një farë mënyre është munduar ta luaj rolin e Ministrit të Punëve të Jashtme. Disa herë iu është thënë nga institucionet e Kosovës, përkatësisht nga ish presidenti Fatmir Sejdiu të mos keqpërdor emrin e tij, por Behgjet Pacolli para qytetarëve të Kosovës arsyetim ka pasur gajlen e Kosovës dhe njohjen e saj nëpër botë, kështu që nuk përtonte t?i shkruante edhe letra të hapura Fatmir Sejdiut.

 

Konstatim: Behgjet Pacolli, për të lobuar që sa më shumë shtete ta njohin Kosovën, s?ka pyetur as Hashim Thacin, as Fatmir Sejdiun, por ka punuar kokë më vete, sa që shpesh jemi mësuar të lexojmë në gazeta për shpenzimet e tij personale që ka bërë me burrështetasit e atyre shteteve që kurrë as dëm as dobi nuk do të ketë Kosova. Ndërsa disa prej atyre shteteve demokracine nuk e kanë pjesë të sistemit qeverisës.

 

Nje shembull më konkret: Në Maqedoni fëmija i katërt shqiptar i lindur me radhë ka qenë i diskriminuar përmes nje ligji anti-shqiptar. Asnjë parti politike, asnjë lider shqiptar në Maqedoni, asnjë prijs fetar, institucion apo shoqatë që mund të krekosen se mbrojnë interesat e shqiptareve nuk patën marrun iniciativë për ta kundërshtuar këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese. Këtë veprim human dhe tepër njerzor mbi supet e veta e merr me vetiniciativë dhe pa bujë në mediume një jurist punonjës nga komuna e Gostivarit dhe kundërshton këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese si një ligj diskriminues për shqiptarët.

 

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në favor të juristit, kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani, një megaloman i zbutur nga sherbimet slavo maqedone, e largon juristin nga puna si kuadër i tepruar, kurse lëvizja ?Zgjohu? u mundua këtë kontribut të juristit ta marr për vete. Ju mund ta dini se kush e përfaqëson lëvizjen ?Zgjohu?, një shqiptar me emrin Artan Grubi, i cili si një nga ish- të punësuarit e Trubunalit të Hagës, ka marrë pjesë në hetimet në të ashtuquajturën ?shtëpi të verdhë? në Shqipëri. Ai sot mund të paraqitet në konferenca shtypi dhe t?i quaj trillime akuzat e Martyt, por vet ai dhe disa të tjerë si ai bosave shkërdhatë të Evropës u kanë dhënë informata të rrejshme se në mesin e shqiptarëve dhe grupeve të UCK-se ka kriminel lufte, ka drogë, ka armë, ka kidnapime, ka rob, etj.

 

Të kthehemi te Behgjet Pacolli

 

Behgjet Pacollin, me pasurin qe ka, me miqët dhe jaranat, me milionat që tash po i fiton edhe në Kosovë, askush nuk e ka penguar në kantonin e Zvicrës ku ai ka përfaqesin Mabatex prej nga vijnë Carla del Ponte dhe Dick Marty të ngresë padi për shpifje kunder librit "Gjahu" të Carla del Pontes. Nëse Behgjet Pacolli ta kishte bërë këtë para raportit famkeq të Dick Martyt, sot deklaratat e tij do të kishin peshë dhe se vërtetë ky njeri me emrin Behgjet Pacolli ka interesin e qytetarit të Kosovës në rend të parë.

 

Sot, me i dhënë këto deklarata nga Drenica, me ja hudh fajin Hashim Thacit, OVL-se, pse ky s?e ka paditur Carla del Ponte është vërtetë mëkat dhe një mashtrim i madh qe Behgjet Pacolli mundohet ta shes shumë lirë në Kosovë.

 

Mos me desht Vetveten, do të thotë mos me desht vendin ku ke lindur: Kosoven. ?Kur se njeh Vetveten, nuk e njeh as Zotin? Kur je mendjemadh, bëhesh edhe mashtrues, se puna e ndyte qe paraja ta mundëson të detyron me gënjyer, kurse mendja megjithatë te shkon te lluksi dhe jo te Vetvetja, e ne rastin e Begjet Pacollit lluksi është Vetvetja, pune e luciferit me marru Zoti këtë njeri ditën e Pazarit në Skenderaj.

 

Ky njeri nuk e do as Vetveten, e do lluksin. Ky është konstatim i webfaqes shqiptare AlbaNur me seli ne Londer.