| E diele, 09.01.2011, 02:33 PM |
Lirim Nezha
NËN HIJEN E MOLLËS
Ndërsa largohej konturet e shtëpisë së vjetër i përvijoheshin të mjergullt pas perdes së hirtë të lotëve.Fërkoi sytë me të prapmen e dorës,e qartësoi për pak shikimin dhe prapë gjithçka i tetet në mjergull.E kishte mbytur mallëngjimi dhe më kot mundohej të shihte edhe njëherë të qartë konturet e shtëpisë ku kishte kaluar fëmijërinë.E shtrydh kujtesën për të sjellë në vëmendje çaste fëmijërie,por nuk mundet.E kishte pushtuar një ndjenjë e papërcaktuar,një dyzim mes dhimbjes dhe lumturisë që e priste. Tej pragut të portës,gjyshi i mirë,krejt i mbytur në lotë e ka të vështirë të ndahet nga parmakët e gurtë.Përkulet nën kërcitjen e eshtrave tetëdhjetë vjeçare,e ledhaton pragun,e puth...Shkon drejt mollës së ngarkuar me kokrra ende të pabëra.Nën hijen e saj një grumbull dheu i rrethuar me gurë.Aty prehet gjyshja.Plaku i moçëm përkulet dhe e ledhaton dheun që gjelbëron prej barit të njomë.Psherëtin thellë.Niset drej portës së gurtë me shpinën gjysëm të përkulur.I duhet të shkojë pas të nipit.Atë ka,atë edhe dritën e syve për të parë si nëpër mjergull këtë që po i ndodhte në pleqëri.Nuk e kishte menduar se do të ndahej një ditë nga ata mure që së jashtmi kishin zënë myshk,nga molla nën hijen e të cilës po linte plakën,nga pjergulla që atë mot e shumë mote më vonë do të ngelej pa u vjelë.Nga gjithçka,sepse gjithçka shihte përrreth e kishte të njohur,pjesë të jetës së tij të mundimshme. Pse o bir,pse?-foli më shumë me vete se me të tjerët dhe u largua nga pragu pa e kthyer kokën,i mbytur në lotët e dhimbjes. Eri mbështeti kokën midis pëllëmbëve dhe heshti.Po qante edhe ai dhe lotët përpiqej t’i fshihte.E ndjente dhimbjen e gjyshit por nuk mund të bënte ndryshe.As vetë nuk mund të rrinte në fshat e as gjyshin nuk mund ta linte vetëm.Puliti sytë dhe kujtimet e hodhën larg,në vitet e fëmijërisë. Ai ishte i vogël,tepër i vogël dhe nuk mund të kuptonte atë që kishte ngjarë në atë shtëpi,pse ishin mbledhur aq shumë njerëz dhe pse po qanin.Ai strukej në prehërin e gjyshes që gjithashtu qante me zë.Seç thoshte ne vajet e saj,diçka për prindërit e tij,por ai nuk kuptonte hiçgjë.Vetem se njomej nga lotët e gjyshes që e përkëdhelte pa pushim,dhe hutohej edhe më shumë.Pastaj pa dy arka të kuqe t’i nxirrnin nga shtëpia.Kërkonte mamin por veç e përkëdhelnin dhe shkreheshin në lotë.As babain s’po e shihte gjekund.Ulurimat e gjyshes e pastaj edhe të disa grave të tjera e trembën.Ai u gjend befas në krahët e gjyshit.Shtëpia buçiste prej vajeve dhe ulurimave dhe mendja e tij prej fëmije diçka kuptoi.Nuk mund të qanin kot më kot gjithë këta njerëz.Ja,edhe gjyshi të cilin nuk e kishte parë kurrë të qante,i kishte sytë me lot tek i ledhatonte kryet.Diçka e rëndë kishte ngjarë.Ata ikën.Ikën të gjithë në një varg të madh,të zi.Vetëm dy arkat në krye të vargut ishin të kuqe dhe gjithçka tjetër një masë e zezë e lëvizshme që zvarritej ngadalë për t’u ndalur diku në varreza.Ai nuk e kishte parë varrimin por me intuitën e tij prej fëmije diçka kuptoi.Ajo masë e madhe njerëzish po kthehej drejt shtepisë pa i patur me dy arkat e kuqe me vete.Ato kishin ngelur diku,midis varreve dhe nuk do të ktheheshin më kurrë.Nuk do të kishte më për të as mami as babi.Ata kishin shkuar në qiell,siç i pat thënë gjyshja disa ditë më vonë.Ai do të kishte tani e tutje vetëm gjyshen dhe gjyshin.Ata do ta përkëdhelnin,ata do t’i jepnin për të ngrënë,ata do ta vinin në gjumë.Prej tyre do të dëgjonte shpesh këngë të përvajshme dhe ninulla të shoqëruara me lotë. Eri vetëm vite më vonë do të mësonte për të vërtetën e hidhur të fëmijërisë së tij.Do të mësonte për atë aksident tragjik,për rrokullimën që mori autobusi e për të gjitha ato jetë të ndërprera në mes.Atje,në një nga ato ndenjëse të kobshme kishin qenë edhe prindërit e tij,viktima të atij çasti fatkeq që plagosi zemrën e vogëlushit,të gjyshes dhe të gjyshit të tij. Nuk ishte më shumë se dhjetë vjeç kur edhe gjyshja ndërroi jetë.E ashtu si herën e parë u mblodhën shumë njerëz.Vetëm se gjyshen e ëmbël nuk e çuan larg.”Jo,tha gjyshi i goditur keq-nuk do t’i largoj të gjithë.Plakën e dua këtu ,pranë që të shmallem me të..”Dhe ashtu u bë.Nën hijen e mollës,pasi njerëzit u larguan ngeli një grumbull dheu i rrethuar me gurë.E mira gjyshe!
Makina ishte ngarkuar dhe ishte gati për nisje. -Nisemi,tha shoferi pasi hodhi një sy rrotull për t’u siguruar që nuk kishin harruar gjë.Eri kërceu mbi karroceri që të mund të kujdesej për orenditë shtëpiake.Shoferi pa nga gjyshi dhe hapi derën e “zisit”.Para se të hynte në kabinë plaku ndali një grimë,hodhi një herë sytë rreth e rrotull dhe pastaj u rehatua në ndenjëse.U nisën duke lënë pas shyëllunga tymi,pluhur dhe erë benzine.
Makina përkundej në rrugën me gropa.Eri i puliti sytë dhe e lëshoi veten nën ritmin e ëkundjeve.Në qytet e priste Ina.Ajo me siguri e kishte rregulluar dhe zbukuruar apartamentin.Diku,në një kënd të qetë do të vinin kanapenë e gjyshit.E donin gjyshin.Edhe Ina e donte.Ata ishin fejuar që në fakultet dhe shkonin në fshat çdo muaj.Lumturohej gjyshi.Do të kishte tani e tutje një nuse në shtëpi.U ledhatonte flokët dhe u gëzohej si femijë.Sa e sa herë i kishin parë sytë e tij të njomur nga lotët.Ishin lotë dhimbjeje dhe gëzimi.Dhe midis lotëve përsëriste vazhdimisht: -Ty të kam bir,ty edhe perëndinë. Të tre mallëngjeheshin. Por ajo natë qe një natë e helmët për gjyshin.Ishin vetëm tëd y,Eri dhe gjyshi.Plaku e donte fshatin siç donte jetën.Nuk ndahej dot lehtë.Por edhe të rinjtë kishin jetën e tyre dhe punën.Diçka duhej berë.I duhej thënë se për ta ishte e pamundur që të jetonin në fshat.Ata ishin emëruar të dy në qytet,kishin marrë edhe shtëpi ndaj do të duhej ta linin fshatin.Duhet që edhe gjyshi të shkonte me ta.Po si t’ja thoshte?Si ndejtën një copë herë pa folur duke menduar secili te vetat,ja tha… Plaku shtangu dhe heshti gjatë.Rrudhi ballin dhe nisi të dredhë një cigare të trashë.Tymi I duhanit doli si shtëllungë e pastaj u shpërnda në të gjithë hapësirën e dhomës.Ai heshtte duke thithur gjithnjë e më fort bishtin e cigars që gati po I digjte gishtat e zverdhur.Heshtja e tij fliste.Vetëm këtë nuk e kishte menduar kurrë,të detyrohej të linte pas truallin e të parëve.Në atë shtëpi,zemra e tij e plakur nga mosha dhe nga dertet,me shumë ishte helmuar se sa ishte gëzuar,por ja qe nuk e kishte të lehtë të ikte.E gjithë jeta e tij ishte e lidhur me atë copë truall dhe me hijeshinë e maleve që e rrethonin.E dinte se vetëm trupin do tëm und ta çonte në qytet.Shpirtin kurrë jo.Shpirti I tij do të hallakatej Brenda atyre mureve shekullore,në atë qerthull malesh ku bora shkrinte vetëm në të dalë të pranverës.Gjithsesi ai e ndjente se diçka po rrokullisej brenda tij.Ata e donin njëri tjetrin sepse vëtëm njëri tjetrin kishin në këtë botë.Tani kishte hyrë edhe Ina në botën e tyre të vogël dhe të madhe njëherësh.Me ta e kishte lidhur plaku I moçëm atë pak jetë që I kishte ngelur.Ata ishin për tëd rite e syve. Pergjigje nuk dha.Edhe Eri nuk e pyeti dy herë.Ndaj të gdhirë u ngrit,(gjumë nuk kishte bërë atë natë)dhe ndezi një cigare.U zgjua edhe Eri.Bëri kafe për tëd y dhe u ul përballë tij.Plaku e theu heshtjen: “-Biro,unë për ty dhe me shpresën tënde kam rruar dhe jam plakur.Të rëndë e kam që të ndahem nga ky truall por meqë u dashka,për të mirën tuaj që e kini jetën përpara,ashtu le të bëhet ,ashtu si thua ti.Vetëm një amanet biro,varrin e dua këtu,afër placës.Dhe ti mos e harro kurrë shtëpinë që të rriti dhe të bëri burrë,varret e të parëve të tu.Ç’le pas nuk I gjen dot përpara,biro.”Këto tha plaku I urtë atë mëngjes dhe nuk foli më.As Eri nuk foli.E ç’të thoshte?
Frenimi I makinës e përmendi.Kishin arritur në qytet.
Në kahun e kundërt të asaj rruge,një vit më vonë po ecnin duke gulçuar një varg makinash.Në krye të tyre një “zuk” i zi.U ndalën në qendër të fshatit dhe zbritën një arkivol.Pas tij një kortezh i gjatë që sa vinte e rritej pafundësisht.Nuk ecën shumë gjatë për t’u ndalur para një shtëpie.Portës i kërcitën me dhimbje dërrasat gjysëm të kalbura.E gjithë kjo masë e madhe njerëzish u ndalën poshtë mollës me kokrra ende të pabëra.
Aty prehen eshtrat e gjyshit të mirë.
L.N.