Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: "Anamneza" e kohës sonë përmjet një romani "Murrmashët" të Thani Naqos

| E shtune, 08.01.2011, 08:43 PM |


"Anamneza" e kohës sonë përmjet një romani "Murrmashët" të  Thani Naqos

 

(vështrim kritik )

 

Nga Përparim Hysi

 

Të fundit,po  e them që në fillim."Murmashët" e

Thanin Naqos,janë një "anamnezë" për kohën tonë:për atë në diktaturë

dhe,për këtë tjetrën,që  jetohet sa në Shqipëri,aq dhe në

emigracion.Ky,emigracioni, mjerisht ka shtrirë metastazat galopante

mbi gjithë Kombin dhe emigracioni nuk është aspak i mirë.Në Myzeqe,nga

jam, në mënyrë figurative do  ta përcaktonin me sentencën qesharake

dhe,paksa të hidhur:"Kërcen prifti nga belaja!".Se vërtet nga belaja

dhe jo nga qejfi,kemi çarë ne,shqiptarët,rrugëve të botës

Por ja që,dashka ap dashka, kjo erë emigracionit na ka marrë të

gjithëve(sikur na ka futur në thes me urdhër të Eolit-Mbretit të

ererave)

dhe na ka vërtitur në të katër anët e globit.Pra,është një lloj

"kolle" ( e keqe kjo kollë),por plakat e qëmotshme,për ta zbutur,e

quajnë kollë e mirë!!! Dhe,se sa "emirë" është  një kollë e tiillë,e

kemi provuar të tërë,pothuaj.Ç'po shkruaj në këtë ftillesë timen,është

paksa prozaike,por për të parë si në një kaleidoskop gjithë"fytyrën

tonë"-në mund të shprehem kështu- dje,nën dikaturë dhe sot në vitet e

tranzicionit dhe në emigracion,ia vlen që të lexosh romanin"Murmashët"

të Thani Naqos.

 

                               *    *   *

 

Mjaft që ta shfletoni atë dhe,menjëherë,pa pritur e kujtuar,bie"rob"

në duarët e autorit që di të tregojë me mejshtëri.Me një gjuhë që të

bie ëmbël në vesh dhe le të  jesh nga çdo skaj  i Shqipërisë,do bëhesh

edhe ti nga Bërxhuku.Vërtet që në qëndër të romanit është Artan Bareli

dhe familja e tij,por,ashtu si dardha që e ka bishtin prapa,autori të

fut në "auditorin" e tij dhe nuk të lë të dalësh.Se,tek sheh byrekët

me gjizë,piperkat e mbushura,poçen me fasule,bukën e ardhur nga duarët

e nënës nga Bërxhuku,je nga je,po me mëndje ia mbath një copë

herë:drejtjt dhe atje,mu në Shqipëri.Se malli i mëmëdheut është si ajo

shpata proverbiale e Demokleut,që të rri varur mbi kokë,po se po,por

dhe të ngulet pak nga pak drejt e në zëmër,I bie kryq e tërthor

romanit dhe ta ka qejfi që t'i rikthehesh.E dini pse ndodh?Secili nga

ne,atje sikur shikon veten.Shikon të kaluarën,kur partia bënte

ligjin.Që e zhvillonte luftën e klasave(vertikalisht dhe

horizontalisht):ka dy Troboninë.Njëri në kupol të partisë,sado

kokëgdhë nga intelekti,tjetri pse qe me shkollë,profesor,jo vetëm u

çua në haurin e bagëtive,por e vunë të pastronte fekalet

familjarisht.Aty gjen dhe"entuziazmin e madh popullor","grushtbashkuar

rreth partisë"(kjutoni atë rojen paksa të dehur,që brohorethoret për

partinë e timonierin e saj,si karshillëk për atë që dënohej;kujtoni

ato përpjekje të një. intelektuali si Durim Agalliu për të ndaluar atë

"pogrom" dhe masakrim që u bëhej pyjeve dhe tërfiloreve natyrore,për

t'i kthyer në toka buke.Autori është njeri me dije të shëndosha

intelektuale:ai është ekonomist bujqësor,me profesion,por në të njëtën

kohë dhe njeri i artit dhe letërsisë.Siç di të bëj bilance,di 

shkruaj lirika,por dhe ca më tepër:ai di që t'i bjerë kitares dhe,i

kompletuar siç është,na ka dhënë një vepër,me të cilën nuk ndahesh

dot.Unë nuk  merrem me  subjektin e romanit(se ky,subjekti,është

analizuar edhe nga të tjerë para meje),por kam për t'u ndalur në disa

risi të cilat,ia vlejnë,them unë që të vihen në dukje.

 

                         *       *     *

Duke na dhënë Artan Barelin si protagonist të romanit,autori sikur u

ka dhënë përgjigje shumë pyetjeve që kanë të bëjnë me emigrantët

kudo,përfshi dhe ne,këtu.në Amerikë.Nga gjithë Rilindasit për

emigracionin,më shkoqur,mendoj unë,ka folur Çajupi.Janë proverbilae

vargjet tij."Kurbeti,shokë,kurbeti/Kush vajti dhe nuk mbeti?! Ose,po

Çajupi,me sentencën tjetër:"Gjithë jetën nën urdhër/qeseja sa një

kokërr hudhër".Kështu ka qenë dhe,më duket,po kështu vazhdon.Në

roman,përmjet penelatave lirike,del gjithë kjo atmosferë pak a shumë e

dhimbshme për shqiptarët në emigracion.Dhe në se në roman  ndodhin dhe

drama familjare,shkaku është një dhe i vetëm:e migracioni.Ka

ftohje"etër-bij";ka ftohje"burrë- grua" dhe për të mos shkuar pak më

tutje:me gjyshërit që janë,po të marrë hua m një shrehje të

Kadaresë:sjellësit e fatkeqësisë.Dhe të"parapambetjes" siç shprehet

Donika Bareli,gruaja e Artan Barelit.Përmjet këtyre penelatave dhënë

me mjeshtëri nga autori,përnjëherë,të shkon mëndja tek romani i

klasikut rus,Turgenievit me "Etër e bij".Autori po me penelata lirike

dhe pak ironike jep dhe ato pasoja që solli recesioni këtu në

Amerikë.Billat  ua morën fyrmën shumë familjeve shiqptare dhe ata ose

humbën punën,o shtëpitë,o makinat që janë"këmbë për të shkuar në

punë",këtu,në Florida ku rroj dhe unë.Kreditë janë si ato paratë me

fajde që të ndjellin,por dhe të lëshojnë në theqafje.Siç dhe ka

ndodhur.Sa shikon sekuestruesit tek dera e Artan Balerit,tak dhe të

vjen ndër mend,Elsa Triole me "Trëndafila me kredi".

Përjetimet që has duke lexuar romanin janë të shumta dhe shumë të

prekshme për çdo lexues.Në roman ka një vokopolar aq të veçnantë,sa

një njeri që merret me fjalën e rrallë,mund  të mbushë një fletore

plot.Fjalori në roman dhe shrehjet frazeologjike janë"kripa" që i jep

një shije të veçantë romanit.

 Edhe po qe njeri i letrave,por dhe pa qenë i tillë,nuk rri dot pa

nënvizuar(se do që t'i thuash me vete në biseda),shprehje,si:

"t'i bije me plumb,plumbi nuk e shponte(për bukën hibrid që hante

fshati);ku bajga e lopës,ku e dhjera e qenit;ku kaklërdhia e dhisë,ku

muti i maces.Femra,po zbuloi shalët e gjitë,është për në

plehërat?burri nuk ka frikë nga vdekja.Trupi sikur qe spërkatur me

krunde gruri

Bujku ka qenë dhe do mbetet qenia më fatkeqe në botë.Më ka zënë malli

të fle në mullar me kashtë.Mua më ka zënë malli të vishem me rrecka

dhe të shkel mbi një bjagë lope.Këndezit,po i preve lafshën,kthehet në

pulë eplot eplot të tjera.

 

                             *    *    *

Natyrisht,gama e problemve në këtë roman është e gjërë dhe,për të

gjitha,nuk ia dal dot që të flas.Por,sado pak,do të merrem 

analizoj dy personazhë që,për mua,sado janë lënë në "hije",sikur

rrezatojnë pak si shumë.Njëri është një regjisor teatri i ndëshkuar

nga dikatura që me nofën"Peshku i tymuar" sikur do të thotë

shumë.Urinimi mbi varrin e ndëshkuesit të tij të dikurshëm,është më

tepër se një Hakmarrje dhe,po ky"Peshku i tymuar" që i thotë

Traboninës së bukur:"tani je e vrarë" sikur thotë shumë.Jo më kot

Hygoi thotë diku."Marrëzia qëllon,ndonjëherë,më drejt se

zgjuarësia".Dhe një figurë pak më komplekse?Lenini i vogël.Për mua

ky,profesor filozofie,nuk është aq anormal sa ç'hiqet.Ka pësuar

një"shok" nga humbja e gruas,pak dhe nga ndrrimi i sistemeve,por në

roman ai del,ndonjëherë,aq i kthielltë,sa do që thëniet e tij t'i

mbash mënd."Në kapitalizëm bie e ngrihesh.Në komunizëm,po re,e thyen

qafën.".Handikapi që,pëson në mëndje duke bërë çorap ngjarje dhe

personazhe,janë pasojë e atij emigracioni që,shpirërisht,ai nuk e ka

dashur.Këta dy personazhe për mua,mbeten të bukur dhe sikur flasin

shumë.Kthimi i profesorit në obzes dhe pak të lehtë në"trillimet" pa

dëm,nuk ia bierr bukurinë kësaj figure.Skleroza është fatkeqësi që ka

vënë poshtë dhe burra shteti.Jo më larg:Regani(një nga Presidentët e

nderua rtë Amerikës)  ,në vitet e fundit të  e jetës,nuk mbante mënd

që kish qenë President.Dhe Lenini(i vogël)ka qenë mësues.Vet i kam

përjetuar me dhimbje që të dy këta persoanzhe.

 

Në vend të epilogut...

Densiteti i problemeve që trajton romani është i madh.Është

mjeshhtëria e autorit që ,dhe me faqe të pakta,ka ditur të bëjë

"anatominë" apo siç thuhet në mjekësi"anamnezën" e jetës sonë:në

diktaturë dhe në emigracion.Secili që e lexon,aty,patjetër,do gjejë

veten.Unë jam dhe Artan Bareli,por dhe një nga prindët e autorit;se

dhe unë dua të fle tek mullari i kashtës;se dua piperka me gjizë;se

dua(të tëra këto i bëjmë si në Shqipëri) ,të ha bukë që gatuajmë vet

dhe,patjetër,dua të kem rreth e qark  banorë që fjalës bukë i thonë po

bukë.Pra,ai në këtë roman,ka bërë si të thuash"diseksionin" e

shoqërisë:i ka nxjerrë plaçakt nga barku dhe i  ka varur  mbi tel që

t'i shohin të gjithë.Lakuriq.Kështu siç kemi qenë dhe si jemi.Dhe nga

romani tek realiteti.mos kjtoni se ka nndnjë ndryshim të madh.Kur

dëgjoj Migenë e Leninit të vogël që thotë:-Kemi kaq vjet që  jetojmë

bashkë kot me Gëzimin(të shoqin).Për hatër të fëmijëve!!!Apo "Çupa ime

 do martohet me nj arap."Apo"Erdhi ime bijë me një tatuazh apo me nj

bërtheckë mbi gjuhë eplot e plto pasazhe të tilla,zbres për një çast

këtu,për rreth(unë kam 10 vjet që jetoj në Florida) dhe shikoj që 

disa familje shqiptare,kanë ndodhur "divorce" apo ca më

shumë:mardhëniet prindër-fëmijë ku,pak nga pak,mbi këto mardhënie po

bie dëbora.Dhe këto ndryshime që nuk janë ,me të vërettë,të

mira,s'kanë si mos më plagosin,mua,një gjysh që më ka parë shumë

lëkura.Dhe,duke përfunduar,autorit Thani Naqo i uroj me të tjera libra

që kanë vlera kaq të mëdha.Janë pasqyra ku secili sheh  fytyrën.

 

                               7 janar 2011