| E shtune, 08.01.2011, 08:57 PM |
Imuniteti i duhet hequr të gjithë deputetëve të parlamentit, ministrave dhe kryeministrit
Nga Faik Krasniqi
Imuniteti ekziston në të gjithe botën demokratike,dhe mendoj që është pengesë në momentin kur rrethanat kërkojnë zbatimin e ligjit.
Në rastin kur imuniteti mbron jashtë çdo logjike personin,atëherë kthehet në një mjet anti-demokratik.
Deputetët i përkasin kuvendit,i cili ka të drejtën të votojë për mundësinë e hetimit nga organet përkatëse,kundrejt një deputeti.
Por shpesh imuniteti kthehet në një mburojë pas të cilës është e vështirë të shohësh.
Në kontestin shqiptar,imuniteti i duhet hequr të gjithë deputetëve të parlamentit,ministrave dhe kryeministrit,për të mos penguar në asnjë mënyrë objektin e hetimit.
Por edhe kjo nuk besoj se do të ndihmonte,sepse problemi i vërtetë është sistemi gjygjësor,dhe një kulturë e përhapur e mosdënimit,kur mbulon poste shtetërore.
Meritokracia që qëndron në themelet e demokracisë,është nje mjet i panjohur tek ne shqiptarët,dhe prandaj ekziston kjo kulturë e përhapur e shkeljes së ligjit,duke u fshehur pas imunitetit.
Heqja e imunitetit do të ndihmonte bashkë me një fushatë sensibilizuese,ku çdo qytetar nuk duhet të ngurrojë në denoncimin e korrupsionit dhe të padrejtësive dhe gjykata të jetë pjesë e një institucioni të pavarur politikisht.
Po kur gjykata është vetëm një vegël e politikës,qoftë njëra palë apo tjetra,asnjëherë ligji nuk do të prekë personat që kanë privilegjin të jenë pjesë e politikës.
(Autori është publicist i pavarur nga Prishtina)