| E shtune, 08.01.2011, 08:58 PM |
Dibran Demaku
''N` KODËR T'KUQE TRE LUANË…''
Tregim nga jeta
Mbrëmja kishte mbuluar gjithçka me velin e zi. Nga dritarja e dhomës dukeshin dritat e neonit që ndriqonin rrugët dhe që ngjanin me xixëllonjat në netët e ngrohta verore.Unë po qëndroja në dhomën time dhe para e kisha kopmjuterin e hapur.Në monitorin e kompjuterit po shikoja programe të ndryshme dokumentare.Për një moment pa e pasur mendjen fare aty kisha filluar të këndoja.Në dhomën time pa u vërejtur fare ishte futur im bir.Befas e dëgjova zërin e tij:-Babi ke kënduar në rininë tënde të hershme?!E ktheva kokën nga ai dhe i befasuar nga pyetja e tij ia ktheva:-Nga të erdhi një mendim i tillë o im bir?!Ai duke buzëqeshur ma ktheu:-Po,ja që pak më parë unë të dëgjova duke kënduar!Dhe duke dëgjuar këngën tënde më shkoi ndërmend edhe ideja se mbase je marrë me këngë dikur,sepse te te them të drejtën kënga që këndoje pak më parë më pëlqeu!...
I befasuar ia ktheva:-Më thuaj se çfarë kënge po këndoja?...Ndërkaq im bir ma ktheu:-Unë nuk e mbajta në mend tërë këngën por vetëm fjalinë që e përserite disa herë:“N`kodër t`kuqe tre luanë…“
E kuptova se kisha kënduar këngën që në vete e kisha kënduar shumë herë.Dhe të them të vërtetën atë këngë e kisha dëgjuar të këndohej shumë herët në rininë time.Ajo këngë më kishte pëlqyer dhe e kisha kënduar shumë herë vetëm për veten…
-Jo nuk kam kënduar asnjëherë!-ia ktheva tim biri.Por,si çdo njeri në momente të caktuara jetësore edhe unë këndoj,por vetëm për veten time!
-Më fal nëse të shqetësova,babi!-ma ktheu im bir.Por e dëgjova këngën tënde dhe siç të thash edhe pak më parë më pëlqeu!
-Eh,more im bir!-ia ktheva unë.-Nuk e di në e di ti,por kënga është vaji i burrit!
-Jo,nuk e di dhe as që kam dëgjuar diçka të tillë!-ma ktheu ai.
-Ke të drejtë!-ia ktheva unë.Ti ke ardhur shumë i vogël këtu në kurbet dhe rrjedhimisht nuk ke pasur se si të dëgjosh për diçka të tillë!
-Ti,babi,më ke treguar për shumë gjëra të tjera që lidhen me jetën dhe të kaluarën e kombit tonë,por se vaji është kënga e burrit nuk më ke treguar asnjëherë!A mund të më tregosh diçka më shumë në lidhje me të,sepse të të them të drejtën ajo thënie e jotja po më nxitë kërshërinë!-ma ktheu im bir me rrëmbim dhe në fytyrën e tij e vërejta një interesim të shtuar.
-Shprehja“Kënga është vaji i burrit“ ka një domethënie të veçantë!-ia ktheva tim biri.Dhe ajo lidhet pikërisht me kombin tonë,pra kombin shqiptar.Kombi im dhe rrjedhimisht edhe yti,pra kombi shqiptar nëpër rrjedha të historisë është përballur me probleme dhe sfida të mëdha.Ishte i rrethuar nga armiq të shumtë dhe i është dashur që të bëjë shumë luftëra për të mbrojtur tokën e vetë,lirinë e vetë! Gjithmonë dhe gjithëherë komi ynë ka bërë luftëra mbrojtëse,andaj edhe është krenar për të kaluarën e vetë…Dhe në ata luftëra për liri kanë rënë edhe shumë trima e luftëtarë…Dhe trimat e rënë për liri nuk i ka qajtur,por u ka kënduar këngë!...Andaj mbase nga aty edhe ka lindur edhe thënia“Kënga është vaji i burrit,apo vaji është kënga e burrit!“…Sepse duke kënduar për të rënët është ngritur morali i të gjallëve për të luftuar deri në fitore!...Pushova për ca momente duke menduar se im bir do të ndërhynte me ndonjë pyetje tjetër,por pasiqë ai i shndërruar i tëri në sy e vesh vetëm po dëgjonte me kureshtje vazhdova:-Edhe në luftën e fundit për lirinë e Kosovës ranë shumë trima-luftëtarë!Në mesin e tyre ishin edhe tre luanë ashtu siç e thotë edhe kënga popullore:“N´kodër t`kuqe tre luanë!“…Dhe ata tre luanë ishin Mësuesi me dy nxënësit e tij!...
…në atë fund shtatori ushtria armike me zjarr e hekur po digjte e piqte gjithçka!...Shumë zona të lira të atdheut kishin rënë sërish nën pushtimin e armikut serb.Kishte mbetur ende zonë e lirë vetëm teritori i fshatit Abri të Drenicës,në të cilin kishin gjetur strehim shumë të plagosur dhe refigjatë të luftës…Armiku ishte në dijeni se atje në Abri ende valonte flamuri shqiptar,flamuri i lirisë…Dhe ishte turrur që ta shuante atë flamur.Abria ishte rrethuar nga të katër anët.Rrethi i hekurt i rrethimit po vinte duke u ngushtuar!...Luftëtarët e lirisë e dinin se po të binin të plagosurit në duart e armikut ai do t`i pushkatonte. Andaj kishin filluar tërheqjen e të plagosurëve dhe të popullatës .Por armiku po e ngushtonte rrethin e vdekjes me shpejtësi.Dhe luftëtarët e lirisë kishin vendosur që me grykë të pushkës të qanin rrethimin.Dhe kush tjetër do ta qante atë rrethim pos Mësuesit dhe dy nxënësve të tij.Si tre luanë apo drangoj të përrallës ishin nisur t`i prenin kokat kulshedrës që kishte zënë burimin e ujit,burimin e jetës.Të tre luanët kishin dalë ballë për ballë ushtrisë armike dhe kishin filluar dyluftimin për jetë a vdekje.Nga plumbat e tre luanëve ishin vrarë shumë ushtarë armiq dhe ishte qarë rrethimi…Të plagosurit dhe të tjerët kishin kaluar rrethimin!...
-Tre luanët apo tre trimat e kishin kaluar po ashtu rrethimin e armikut!-pyeti im bir me një zë që i dridhej.
-Edhe tre trimat,apo tre luanët e kishin kaluar rrethimin e armikut.Por, ata lëviznin në fund të kolonës në mbrojtje të të plagosurve dhe popullatës!...Ushtria e armikut e tmerruar se e kishte humbur luftën ballë për ballë me tre luanët,kishte dërguar në front të luftës mekineri ajrore.Dhe të tre luanët ishin qëlluar për vdekje nga helikopteri armik!...
-Ndërkaq me të plagosurit dhe me popullatën tjetër çfarë kishte ndodhur!-më ndërpreu edhe njëherë im bir.
-Të plagosurit dhe popullata tjetër i kishte shpëtuar rrethimit dhe ishin strehuar në male,atje ku i mbronin luftëtarët e lirisë…Atje në male ushtria armike nuk dëpërtonte dot!...
-Çfarë kishte ndodhë pastaj me tre trimat e rënë,me tre luanët!-pyeti sërish im bir me kureshtje të shtuar.
-Tre trimat apo tre luanët e rënë për liri ishin marrë nga luftëtarët e tjerë të lirisë!...Ata ishin varrosur me nderime si tre dëshmorë të lirisë!...Dhe shokët e tyre kishin filluar të këndonin këngën:“N`kodër t`kuqe tre luanë…!“
(Personazhet e këtij tregimi janë të vërtetë.Ata janë tre dëshmorët e kombit:Mësues-Veseli(Demaku) dhe nxënësit e tij Valdeti(Xhemajli) dhe Afrimi(Hajdari) rënë në luftë me armikun në fundin e shtatorit të vitit 1998, duke mbrojtur të plagosurit dhe popullatën tjetër civile që ishte strehuar në fshatin Abri e Epërme të Drenasit.Ata tre dëshmorë sot në liri zënë vend të nderit në varrezat e dëshmorëve të fshatit të sipërpërmendur).