| E shtune, 08.01.2011, 07:51 PM |
ZEMRA E PROBLEMIT
Këndja është e madhe
Dhe paratë shumë t’ëmbëla
Sidomos në trurin e pushtetarëve
-
Aty është zemra e të gjitha problemeve
Garlate (Lecco), 31 dhjetor 2010
NË VALLEN E PËLLUMBAVE
Ne jemi të rregullt
Dhe me domethënie të posaçme
Të historisë
Dhe të dashurisë
Garlate (Lecco), 31 dhjetor 2010
NËN REGJINË TONË
Të gjithë njerëzit e botës sonë
Racash e kombesh të ndryshme
Të të gjitha moshave
Dhe të të gjitha kategorive shoqërore
Marshojnë me krenari
N’udhën e amshuar
Të dashurisë
Garlate (Lecco), 31 dhjetor 2010
NË RRATHËT E DASHURISË
Sa bukur vezullojnë
Vallet tona festive
Shekujt janë të plleshëm
Dhe amshimi gjithnjë e më afër
Garlate (Lecco), 31 dhjetor 2010
KALORËS DASHURIE
Unë me mbretëreshën
Në misionin e mirësisë
Që nga kjo ditë
Duam të jemi
Kalorës dashurie
Të parë
Në çdo akcion
Garlate (Lecco), 31 dhjetor 2010
NË ORËN VENDIMTARE
Këtu
Në fronin e dashurisë
Bujshëm
Kemi ngritur flamurin e njerëzisë
Në kremten e madhe të mirësisë
Garlate (Lecco), 31 dhjetor 2010
MIDIS MALESH
Vlon kënga
Ëmbël rrjedh vallja festive
Të gjithë janë të gëzuar
Ëmbël buzëqeshë liria
Këndon dashuria
Shumë gëzon njerëzia
Garlate (Lecco), 31 dhjetor 2010
O TOKA IME
Edhepse larg në mërgim
Kurrë s’të harroj
Gjithmonë për ty frymoj
Dhe punoj
Do të kthehem shpejt
Të mirat tua
Ëmbëlsisht t’i shijoj
Garlate (Lecco), 31 dhjetor 2010
MJAFT!
Ndalo
O bir i krimit
Nuk të lejoj më
Të bësh tragjedi
Mjaft më
Tani ke të drejtë
Vetëm të vdesësh!
Garlate (Lecco), 31 dhjetor 2010
SAPO KEMI DALË
Kemi bërë publike
Dashurinë tonë të kulluar
Dhe kemi filluar marshimin
Në misionin e shenjtë
Të mirësisë
Garlate (Lecco), 31 dhjetor 2010
E FORTA ZEMËR
Nuk ndalet duke vallëzuar
Në çdo kremte dashurie
Me krahë mrekullie
Edhe fluturon
Në qiejt e bekuar
Të mirësisë
Gjithherë
Dhe në çdo pëllëmbë të botës
Në shërbim të njerëzisë
Garlate (Lecco), 31 dhjetor 2010
IL CUORE DEL PROBLEMA
Il piacer è grande
E i soldi tanti dolcissimi
Particolarmente nel cervello dei governanti
-
Lì è il cuore di tutti i problemi
Garlate (Lecco), 31 dicembre 2010
NEL BALLO DELLE COLOMBE
Noi siamo regolari
E con significato particolare
Della storia
E dell’amore
Garlate (Lecco), 31 dicembre 2010
SOTTO LA NOSTRA REGIA
Tutta la gente del nostro mondo
Delle diverse razze e nazionalità
Di tutte le età
E di tutte le categorie sociali
Marciano con orgoglio
Nell’eterna strada
Dell’amore
Garlate (Lecco), 31 dicembre 2010
NEI CERCHI DELL’AMORE
Che bello splendono
I nostri balli festivi
I secolo sono fertili
E l’eternità sempre più vicino
Garlate (Lecco), 31 dicembre 2010
CAVALIERI DELL’AMORE
Io e la regina
Nella missione della carità
Da questo giorno
Vogliamo essere
Cavalieri dell’amore
Primi
In ogni azione
Garlate (Lecco), 31 dicembre 2010
NELL’ORA DECISIVA
Qui
Nel trono dell’amore
Clamorosamente
Abbiamo alzato la bandiera dell’umanità
Nella grande festa della carità
Garlate (Lecco), 31 dicembre 2010
IN MEZZO DELLE MONTAGNE
Bolla la canzone
Dolcemente scorre il ballo festivo
Tutti sono gioiosi
Dolcemente sorride la libertà
Canta l’amore
Tanto gode l’umanità
Garlate (Lecco), 31 dicembre 2010
O MIA TERRA
Anche se lontano in immigrazione
Mai ti dimentico
Sempre per te respiro
E m’impegno
Ritornerò presto
I tuoi beni
Dolcemente gustare
Garlate (Lecco), 31 dicembre 2010
BASTA!
Stop
O figlio del crimine
Non ti permetto più
Fare tragedie
Basta più
Ora hai diritto
Solo morire!
Garlate (Lecco), 31 dicembre 2010
APPENA SIAMO USCITI
L’abbiamo fatto pubblico
Il nostro puro amore
E abbiamo cominciato la marcia
Nella santissima missione
Della carità
Garlate (Lecco), 31 dicembre 2010
IL FORTISSIMO CUORE
Non si ferma ballando
In ogni festa dell’amore
Con ali del miracolo
Anche vola
Nei benedetti cieli
Della carità
Sempre
E in ogni palmo del mondo
Al servizio dell’umanità
Garlate (Lecco), 31 dicembre 2010