Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agron Shabani: Atje janë Kapidanët e Mirditës...

| E shtune, 08.01.2011, 05:27 PM |


Agron Shabani

 

Atje janë Kapidanët e Mirditës...

 

(fragmente nga botimet e mia...)

 

Të ruajtur nga Zoti! Rrethuar nga malet e larta me kurorë.Mbrojtur dhe të fortifikuar nga murët,  kështjellat e lashta dhe ato bjeshkë kryelarta dhe tepër kreshnike të Mirëditës kushtrimtare dhe kryengritëse! Rritur dhe të burrëruar me "Kanun Malesh" dhe Lek Dukagjinësh nën sqetull.Zgjuar dhe të ngritur brof në këmbë me zjarr pushke dhe flakë baroti në sy! Ushqyer , mëkua të dhe të bekuar mes mitësh, eposësh, uratash dhe legjendash të shumëta në sofër për Imzot Gjergj Kastriotin, Dukagjinët, Topiajt, Bushatët dhe Kapidan Gjon Markagjonët e Venit. Në mes Fisësh dhe shtatë Bajraqësh të njohura Panshqiptare dhe Ilirike...Atje Janë Kapidanët e Mirëditës. Ata burra trima të dheut! Profet dhe Engjullor si Krishti! Patriot të Mëdhënjë dhe Kushtrimtar-deri në tempull! Të devotshëm dhe besimtar-deri tek Zoti.Shokë besnik dhe përprimtar-deri në kulm.Burra të Fjalës dhe të Besës-sa s´ka më.Aty pra ku edhe fushat,  malet e larta me kurorë dhe ato bjeshkë të serta dhe kryengritëse lëshojnë Kushtrim dhe Amanet.Aty ku edhe lumi i bekuar i Fanit cohet peshë në luftë kundër armikut.Aty ku edhe toka,  deti dhe qielli pucën dhe bëhen bashkë në luftën e njohur për liri,  Shqipëri Etnike dhe Shqiptari.Atje pra ku edhe varrët vrasin.Atje janë Kapidanët e Mirëdites.Ato kështjella dhe "principata" të pamposhtura lirie dhe shqiptarie.Ai gjak i pastër Arbëri.Në maje të "Olimpit" shqiptar si "Dinastisë" e njohura të Merovingëve dhe Karolingëve në Gjermaninë tonë Mike.

 

 

Stisje për një kohë të munguar

 

Berlin hapja portat Brandenburgut

dhe bashkoja botën

Gynter Grasi

me shikonte me cmirë

Në frankfurt mbi Majnë

u ngjita në maje të soliterit

të Bankës së Bashkuar të Europës

 dhe prekja qiellin

Guvernatori mbeti  i pa frymë

Në Bonn atëbotë me thanë troq

 se Europa plakë

nuk ka tokë për ne të patokët

as harta e mocme nuk i njeh

Gjatë asaj nate me shi

 të një vjeshte të vonë

me pëshperiti im vëlla

i burgosur në Kosovë:

Ikë diku me largë

si Noli e Konica

pas ndonjë admirali të krisur

Ik përtej detit ku nuk vjen erë morti

Por unë u ndala

ikja me tej ishte e pkuptimtë

Në Këln(Köln) na i hapi portat Dojce Velle

 Zonja Adelheid Falcke Timan atëbotë na tha:

Ejani flisni e qani shqip

kumtoni dhe kushtroni shqip

Atëherë babai im i ndjerë ishte refugjat në

Shkodër

 dhe me ftonte ta shiloja kalin e Trojës në Kosovë

sepse i kishte ardhur koha

lirisë.