Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhavit Gasa: Themelet e lirisë

| E premte, 07.01.2011, 10:31 PM |


Xhavit GASA

 

THEMELET E LIRISE

 

(Rapsodi)

 

Tan Kosova ka ba thirrje,

Bijve te vet ane e mbane,

Ka ardh koha e lirise,

Me i dale serbit balle per balle.

 

Bujku ne are ka lene parmenden,

Dhe studentet kane lene shkollen,

Kurbetlinjte kane lene kurbetin,

Jane pergjigj thirrjes se Kosoves.

 

Gjyshi plak ka rrok armet,

Asht cue n'kembe gjithe rinia,

Per me i dale zot vatanit,

Se pa gjak nuk vjen liria.

 

Mencuria e Ibrahin Rugoves,

Dhe trimeria e bace Ademit,

Gjaku i bijeve te Kosoves,

Ja betonuan lirise themelet

 

Moj Kosove, moj sokoleshe,

E gezofsh per jete lirine,

Ti je ne bote ma i riu shtet,

E gezofsh ti pavaresine.

 

 

THIRRJE CAME

 

Degjoje zerin e Camerise moj Europe,

Eshte zeri i nje populli,

Qe trojet e veta po kerkon,

Degjoje zerin e Camerise,

Pjese e jotja eshte a nuk e sheh?

Ne se i thua vetes djep i demokracise,

Degjoje kete ze qe te therret,

Guri i rende peshon ne vend te vet.