| E enjte, 06.01.2011, 08:04 PM |
Kasam ShAQIRVELA
KUR DhËMBALlA DhEMB
S’është problem se dhëmballa dhemb
Ai hiqet lehtë, me darë largohet
Por nëse dhimbja vjen nga truri
Aty na del me të vërtetë problem
Ai vështirë se mund të shërohet,
Nga ai ngrihet e rrëzohet flamuri.
Një trup që, nga koka nis e kundërmon
Në kalbje vetvetiu ai do shkallëmohet
Aty veç kiretimi shkëlqyeshëm punon
Mjekimi me ilaç vetëm se provohet?!
Por rezultatin e pritur nuk e arsyeton
Koha që humbet, shtrenjtë na kushton!