| E enjte, 06.01.2011, 08:58 PM |
"Lufta e ftohtë" dhe Paslufta e nxehtë. . .
Nga Agron Shabani
-Rruga dhe udhekryqet e ndryshme te Republikës së Kosovës për në UE-së, OKB-së etj.
E ashtuqujtura "lufta për Gjermninë" dhe pozicionin e gjithëmbarshëm dhe përfundimtar të shtetit dhe popullit(kombit) të madh gjerman ishin bërë si të thuash elementi ose kapitulli kryesor dhe ambivalent i konfrontimëve të njohura bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit për shumë vite ose dekda me radhë. Kjo në radhë të parë për shkak të potencialit dhe resursëve të njohura njerëzore dhe materiale të popullit ose kombit të madh gjerman. Respektivisht, për shkak të kulturës, edukatës dhe një mentaliteti të shkëlqyer industrial dhe ekonomik të popullit gjerman dhe kështu me radhë. Në këtë menyrë edhe pjesa me e madhe(dërmuese) e ushtrive dhe arsenalit të përgjithshëm nuklear ose atomik të dy blloqëve dhe supërfuqive të atëhershme botërore ose planetare( SHBA-së dhe ish BRSS-së) ndodhëshin të dislokuara dhe stacionuara në të "dyja anët" e teritorit të atëhershëm ( të ndarë) të Gjermanisë. Mbase në ish Republikën Demokratike të Gjermanisë( me afro 7OO mijë ushtar të ndryshëm ruso-sovjetik si dhe me armatine të shumëta nukleare ose atomike) dhe në Republikën Federale të Gjermanisë( me ushtritë e stacionuara të SHBA-së, Mretërisë së Bashkuar, Francës etj. Si dhe me pajisjet e njohura nukleare ose atomike). Me c´rast, gjithnjë sipas konceptëve dhe planimetrive të mesipërme strategjike dhe gjeopolitike të Lindjes dhe Perëndimit :populli dhe teritori i përgjithshëm gjerman( në të dyja anët e ndara të Gjermanisë) asokohe ishin paraparë dhe presdispozuar si një "poligon i madh" taktik dhe gjeostrategjik që do ta pësonin goditjen e parë dhe më të fuqishmën në rast të ndonjë lufte të mundshme nukleare ose tomike në mes Paktit të Nato-s dhe ish "Traktatit të Varshavës"(. . . ). Në këtë sfond të mesipërm taktik dhe ushtarak Pakti i Natos asokohe i numronte afro 7OO mijë ushtar të armatosur, ndërsa ish "Traktati i Varshavës" afo 9OO mijë syrësh. Përkatësisht, 5 milion e 71 mijë ushtar të përgjithshëm të të gjitha vendëve anëtre të Natos ose 4 milion e 7OO mijë ushtar të vendëve të ndryshme anëtare të ish "Traktatit të Varshavës". Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu( pos tjerash) edhe raktetat e ndryshme interkontinentale ose balistike(ICBM) që në kuadrin e Forcave të Armatosura të Natos kapinin shifrën e mbi 1O6O sosh(në vitin 1975-8O) dhe në kuadrin e ushtrisë ruso-sovjetike( lëxo: ish "Traktatit të Varshavës") në afro 1618 sosh. Ndonëse, pa i harruar këtu edhe kaqatorët ose bombarderët e njohur atomik dhe strategjik (lëxio: 432 syrësh të SHBA-së dhe Paktit të Natos dhe 135 të ish BRSS-së dhe "Traktatit të Varshavës") së bashku me 656 projektilët nëndetar ose atomik(SLBA) të SHBA-së , gjegjësisht, 784 prpjektilët tjerë(SLBA) të ish BRSS-së dhe "bllokut lindor". E thënë dhe deshifruar ndryshe kjo donë të thotë se nga ana e dy supërfuqive të atëhershme nukleare ose atomike(SHBA-së dhe ish BRSS-së) atëbotë ishin të instaluara dhe predispozuara me tepër se 55 megaton të armëve të shkatërrimit në masë. Përkatësisht, afro 2O ton armë bërthamore ose atomike për cdo frymë njerëzore në atë kohë. Ndërkohë që shpenzimet e përgjithshme teknike ose ushtarake asokohe e kapnin shifrën biliadrdeëshe ose treliadrëshe të dollrëve amerikan. Se këndejmi, po ti studiojmë dhe analizojmë (vec e vec ose në tërësi) etapat ose periudhat e ndryshme të ish "luftës së ftohtë" dhe konfrontimëve të lartëpërmendura bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit:Na del se përvec cështjëve dhe aspektëve të njohura ushtarake, politike, ideologjike dhe të tjera:Një faktor tjetër me rëndësi asokohe e sot ishte dhe mbeti faktori i njohur industrial dhe ekonomik. Respektivisht, fuqia dhe epërsia e pakrahasueshme(industriale dhe ekonomike) e SHBA-së dhe Perëndimit në raport me ish Bashkimin Sovjetik dhe vendët tjera përkatëse të ish bllokut komuno-socialist. Duke e vërë theksin në Doktrinën dhe Strategjinë e famshme Amerikane "Roll Back" që nënkuptonte shkatërrimin dhe asgjesimin e përgjithshëm dhe përfundimtar të ish "perandorisë së keqës" (lëxo: ish BRSS-së dhe "Traktatit të Varshavës") së bashku me sistemin dhe ideologjinë e egër komuno-pansllaviste kudo nepër botë. Në këtë menyrë edhe i ashtuquajturi "stabiliteti nuklera" ose "Status Quoja" e njohur nukleare ose atomike në mes dy anëve ose taborrëve të konfrontuara(rivale dhe antagoniste) me njëra tjetrën:Me kalimin e kohës sikur i kishte marrur(njohur) nuansat, elementët dhe karateristikat e vecanta ose specifike. Dhe, kjo në radhë të parë fal potencialit dhe epërsisë së lartëpërmendur ushtarake, industriale dhe ekonomike të SHBA-së dhe Perëndimit në raport me ish BRSS-së dhe bllokun lindor. Për me tepër ndërkaq, Shtetët e Bashkuara nuk ishin futur dhe inkuadruar në Luftën e Dytë Botërore vetëm si njëra prej fuqive botërore ose ndërkombëtare. Por, si Supërfuqia më e madhe politike, ushtarake, industriale dhe ekonomike e globit tonë tokësor e të të gjitha kohërave dhe hapësirave të mundshme. Ndryshe nga kjo:menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore sikur kishin filluar ndryshimet thelbësore dhe supstanciale në strukturën e përgjithshme(konjukturale dhe nomenklaturalo-manufakturale) të raportëve ose marëdhënjëve të gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare. Dhe, kjo sidomos me rastin e ngritjes ose promovimit të atëhershëm të ish Bashkimit Sovjetik dhe ideologjisë së njohur komuno-pansllaviste që kishin zënë të shkaktonin fraktura, kolizione, korrezione dhe reaksione të ndryshme(eksterne ose eksplikative) në sitemin e njohur kapitalist të Perëndimit. Ndaj, mu për këtë: të udhëhequr dhe stimuluar nga pragmatizmi i njohur amerikan në njerën anë, gjegjësisht, nga pozitat e larta klasore, sociale, industriale dhe kapitaliste në anën tjetër. Forcat, strukturat dhe superstrukturat e njohura të intelegjencës, politikës dhe kapitalit të njohur amerikan në kuader të konceptit të njohur "Laissez-Faire". SHBA-së do ta ndërmarrin asokohe një ´kurs të aspër´dhe tepër enërgjik kundër ish BRSS-së, Kinës dhe të të gjitha vendëve ose sistemëve(regjimëve) të ndryshme komuno-socialiste kudo në botë. Duke mos e përjashtuar në këtë sfond edhe përdorimin e forcës ushtarake në rast të ndonjë kanosjeje të cfarëdollojshme gjeo9politike ose gjeostrategjike të interesave të njohura të SHBA-së dhe aleatëve të saj në të gjitha vendët dhe meridianet e ndryshme të botës.
Ngritja dhe themelimi i Unionit Europian(UE-së) me ndihmën dhe kontributin e njohur kolosal dhe titanik të SHBA-së
Se këndejmi, procesi i njohur i ngritjes(themelimit) dhe konstituimit të përgjithshëm dhe supstancial të një "shtëpie" ose Unioni të përbashkët vlerash, kulturash, vendësh dhe popujsh të ndryshëm të kontinentit plak kishte filluar me rastin e nënshkrimit të "Traktatit" njohur të Brukselit në mes Francës, Britabnisë së Madhe dhe shtetëve të Beneluksit në vitin 1948. Ndonëse, bazat e përgjithshme konspirative dhe logjistike të "Traktatit" te mesipërm në fjalë thuhet se ishin vendosur në "Traktatin e Versajës" me 1919 në bzë të "mrëveshjes" së asokohshme "urbi et orbi" të vendëve të atëhershme anëtare të "Antantës së Madhe" menjëherë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Ndërkohë që menjëherë pas aprovimit të Rezolutës së njohur të Uandbergerit :SHBA-së dhe aleatët e saj në vitin tjetër(pasues-1949) do ta ngrisin dhe themelojnë Paktin e Natos poashtu me seli në Bruksel. Në këtë dritë të gjithëmbarshme përspektive dhe retrospektive të ngritjes dhe themelimit të Unionit Europian dhe rindërtimit të vendëve të njohura aleate:Në kuader te planit të famshëm "Marshall" SHBA-së asokohe për rindërtimin dhe rimëkëmbjen e përgjithshme industriale dhe ekonomike të Gjermanisë dhe vendëve të tjera aleate atëbotë do t´i investojnë hiq me pak se 31OO milardë dollar amerikan. Në anën tjetër ndërkaq, me qëllim të "rrethimit global " të ish BRSS-së dhe Kinës:SHBA-së në bashkëpunim me miqtë dhe aleatët e saj kudo nepër botë do ti ngrisin dhe themelojnë një sërë paktësh dhe aleancash të ndryshme politike dhe ushtarake si "Rio Pakt" me 1949, "Seato Pakt" 1954, "Anzus Pakt" , "Teheran Pakt", "Bagdad Pakt", "Cento Pakt" e kështu me radhë. Pa i harruar këtu edhe marëveshjet e njohura unilaterale dhe bilaterale të SHBA-së me Taivanin, Japoninë, Korenë Jugore, Vietnamin Jugor, Gjermaninë, Spanjen, Italinë etj. Përderisa Franca dhe parlmenti i njohur francez në vitin 1954 do ta refuzonin kërkesën e njohur anglo-amerikane mbi përfshirjen e ushtrisë franceze në "zonën mbrojtëse " të Europës Perëndimore dhe asaj Qëndrore. Në këtë menyrë Franca në stlin dhe manirin e njohur "degollist" të një " l´a grande nationi" në parketin e gjithëmbarshëm botëror ose ndërkombëtar kishte preferuar një "qëndrim të pavarur" ose "neutral" në kontekstin e njohur nuklear ose atomik karshi Shtetëve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në kuader te forcës ose "doktrinës" së njohur francezë "force de frape". Ndonëse, SHBA-së si shumë herë tjera gjatë historisë:forcën dhe gadishmerinë e tyre ushtarake dhe politike pos në krizën e njohur të Karaibëve(Kubë) e kishin treguar dhe dëshmuar fuqishëm edhe me rastin e krizës(konfliktit) të njohur pranë Dien Bien Fusë(Indokinë) dhe kështu me radhë. ndërkohë që Roli dhe kontributi i SHBA-së në ngritjen dhe themelimin e UE-së janë, kanë qenë dhe do mbesin përgjithmonë të natyrës dhe karakterit të njohur epokal dhe fundamental. Unioni Europian(UE-së) sot është një "shtëpi e përbashkët" vlerash, kulturash, resursëesh, potencialesh dhe mundësishë të fuqishme ushtarake, politike, industriale, ekonomike dhe të tjera në krye me Republikën Federale të Gjermanisë si ´Lokomotiva´kryesore e UE-së dhe njëra ndër shtetet me të fuqishme të globit që Kosovës dhe shqiptarëve gjithmonë iu është gjëndur pranë kur e kishin mëse vështiri dhe kur kishin nevojë. Aty janë aspiratat dhe interesat e njohura të shtetit me të ri në Europë dhe në botë(Republikës së Kosovës pra!) për t´u anëtarësuar në UE-së dhe në të gjitha mekanizmat dhe institucionet tjera relevante botërorë ose ndërkombëtare.
Por. . si të arrihet gjër këtu? Në vazhdim pashmangshëm shtrohet pyetja. Ndërkohë që ish lideri i njohur i shtetit dhe partisë ruso-sovjetike, Mihajl Sergejevic Gorbacovi me anë të "Glasnostit" dhe "Perstrojkës" së tij famoze njëherë e përgjithmonë i përmbysi dhe katapultoi ankthin dhe ethët e njohura të "luftës së ftohtë" dhe konfrontimëve të asobotshme bipolare ose bllokiste. Duke e përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe shpërbërjën e ish Bashkimit Sovjetik dhe "Traktatit të Varshavës". Përkatësisht, rënies së "perdës së hekurt" dhe ish "murit" famëkeq të Berlinit. Duket se luftërat dhe revolucionet e përgjakshme dhe shkatërrimtare në hapësirat e dikurshme të ish jugo-serbo-sllavisë me gjasë ishin "kapitulli i fundit" i Luftës së Dytë Botërore dhe zhvillimëve të mevonshme dramatike dhe historike në këtë drejtim. Ndonëse, gjithmonë duke menduar këtu në Luftën dhe REVOLUCIONIN e njohur clirimtar dhe patriotik të UCK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë etj. Respektivisht, në Miqësinë dhe Aleancën e Madhe NATO-UCK-së për të Cilën tashmë janë shkruar libra, histori, enciklopedi dhe antologji të shumëta në analet e njohura të historisë shqiptare dhe asaj ndërkombëtare. Ndaj, për të mos u zgjatur me shumë në ´historikun´e lavdishëm të luftës së lartëpërmendur të UCK-së(Mbase, është thënë dhe shkruar aq shumë mbi këtë Temë):Në vazhdim ia vlen të cekët fakti se edhe përkundër krizës së rëndë konstitucionale dhe institucionale të Shtetit ëmë(Shqipërisë) në vitin 1997(lëxo: vetëm një vit para fillimit të luftës clirimtare dhe patriotike të UCK-së në Kosovë!!!) populli ose kombi ynë shqiptar kudo ku ndodhën në menyrën me të shkëlqyer e kanë dhënë Provimin e tyre historik dhe patriotik gjatë dhe pas kohës së luftës së sipërpërmendur të UCK-së. Duke ua hapur madje edhe ´portat e qiellit´vëllezërve dhe motrave të tyre kur e kishin mëse vështiri dhe kur ndodhëshin në rrezik. Respekt. Ndërkohë që edhe vendët e ndryshme mike dhe aleate si SHBA-së, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Franca, Turqia, Kroacia etj. Kosovës dhe shqiptarëve iu dolen në ndihmë në castët dhe momentët ndofta me kruciale dhe dramatike në tërë historinë e tyre të lashtë dhe aq të lavdishme. Respekti dhe Falenderimi ynë i përjetshëm për miqtë dhe aletatët tanë natyror dhe historik kudo në botë. Në këtë frymë të lartëpërmendur(epokale dhe historike) me 17 Shkurt të vitit të paharruar 2OO8 :kryeministri aktual i Republikës së Kosovës, njëherësh edhe ish shefi politik i UCK-së, z. Hashim Thaci e Shpalli Deklaratën e famshme kushtetuese dhe juridike mbi republikën e Kosovës shtet të pavarur, sovran dhe demokratik ! Të Cilën në menyrë Unanime e miratoi Kuvendi(Parlamenti) i Republikës së Kosovës në të njejtën Ditë. Ndërkohë që shtetin me të ri në Europë dhe në botë(Republikën e Kosovës) e njohen dhe e pranuan shtetët me të fuqishme dhe më përprimtare të globit me shpresa dhe tëndenca të njohura perspektive, retrospektive dhe introspektive të njohjeve të mëtutjeshme të shtetit tonë edfhe nga pjesa tjetër e popujve dhe vendëve të ndryshme anëtare të OKIB-së gjithandej globit tokësor. Gjë që do t´i hapnin rrugë dhe shtigje të reja Republikës së Kosovës për integrimet dhe inkuadrimet e shumëpritura dhe të merituara në UE-së, OKB-së, Nato dhe kështu me radhë. Shih për këtë: Për dallim të ish aleancave dhe koalicionëve të gjëretanishme qeveritare dhe politike në Prishtinë(Kosovë) në të cilat nga ana i lidershipëve të ndryshme shtetërore dhe politike me tepër janë zbatuar dhe respektuar politkat e njohura partiake dhe ideologjike në zgjedhjen dhe emrimin e ministrave, zv. ministrave dhe zyrtarëve të tjerë shtetëror dhe qeveritar në vendin tonë. kjo për shkak të kushtëve dhe rrethanave të njohura( e të panjohura) në vendin tonë(. . . ). Do të kuishte qenë e udhës që në përbërjen e re të kabinetit qeveritar të Republikës së Kosovës( nën z. Hashim Thacin ose dikënd tjetër. . ) kësaj radhe në postët ose funksionet e ndieshme të politikës së jashtme dhe diplomacisë të zgjidhen dhe emrohen figurat dhe personalitetët e ndryshme(jashtëpartiake) që kanë njohuri, traditë dhe kredibilitet të njohur moral, familjar dhe intelektual në këtë fushë kaq të rëndësishme të cdo shteti dhe shoqërie të mirëfillët njerëzore dhe qytetare. Pa dashur t´ua cekim këtu emrat dhe mbiemrat e tyre. Në strukturat dhe instancat e njohura politike dhe diplomatike pra është koha e fundit për njohjen dhe respektimin shtetëror dhe institucional të kuadrove dhe superstrukturave të njohura intelektuale dhe politike në vendin tonë që për fat të mirë nuk janë pak. Se këndejmi, me një minister dhe Ministri të Jashtme funksionale, profesionale dhe respektabile:Republika e Kosovës do i kishte me të lehta involvimet dhe ingranimet e saj në rrjedhat dhe procesët e ndryshme(konjukturale, introspektive dhe paradigmatike) që iu paraprijnë qëndrimëve dhe pozicionimëve të gjithëmbarshme dhe përfundimtare të politikës dhe diplomacisë botërore. Në këtë menyrë SHBA-së, Britanisë së Madhe, Turqisë etj. do iu lehtësohej paksa "barra" e lobimit të tyrë për shtetin dhe qeverinë tonë në Prishtinë. Apo. . . ?!. . .