| E enjte, 06.01.2011, 08:34 PM |
Naim Aliaj
Zhgënjime
Të kisha se si
Tokës t`ia ndaloja
Sensin e rrotullimit
Vetëm për një çast
Kështu nuk e di
Në do të mund të vështroja
Fundin e njerëzimit
Në egzistoftë ky rast.
E ëmbël - bistak rrushi
Faqet - zemër prushi
Zemrën - dlirësi qielli
Vështrimin - rreze dielli
Dashuri nuk do të thotë vetëm vështrim
Sy në sy
Por edhe të shohim në një drejtim
Të dy.
Nëse i kërkoj ato sy
Mos më vini faj
Në qënien time u ndry
Tërë hirësia e saj.
Mes drurësh të lartë
Shtatë liqej shtruar
Është Lura e artë
Që i ka ofruar
Secili kthjellon
Po ai lulezambaku
Vera kundërmon
Me të zanë meraku.
Krenohem
O Mati me histori
Përreth malet me lavdi
Të janë kala me ushtri
Kush i shkeli e nuk u thy
O Mati me prehër drite
Je krenar për bij që rrite
Atdhetarë njerëz elite
N`piedestal t`kombit i ngrite
O Mati me zemër kromi
Për armikun shtrat baroti
Mrekulli je ti qëmoti
N`trojet që t`la Kastrioti