Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Asllan Dibrani: Hortikultura kosovare sot

| E merkure, 05.01.2011, 08:56 PM |


Hortikultura  kosovare sot

 

Shkruan Asllan Dibrani

 

Kosova tani ka filluar qe te përparoj edhe ne planimetrinë  e infrastrukturës ,rregullimin e ambienteve ,parqeve  oborreve dhe vendeve publike etj. Për ta paraqitur  një pasqyrim ma te përafërm vizituam një  lulishte e parë me kultivimin e luleve nën sera  me një teknologji bashkohore. Zoti Shefqet Buçaj është pronari i  kompanisë  se prodhimit te luleve dhe fidanëve   ne formën ma bashkëkohore  qe në te hyrë ne objektin e kësaj kompanie  shihen një makine  fare  e re dhe shumë bashkëkohore  për prodhimin e fidanëve të luleve me një kapacitet te madh prodhimi, si që thekson edhe pronari zoti Shefqet  Buçaj.  Kapaciteti i kësaj maqine plotëson nevojat e gjithë Kosovës,  të Maqedoninë  dhe ma gjerë të regjionit tonë Ballkanik.

 

  fillim si çdo firmë tjetër kemi  pasur vështirësi  por me vetëdijesimin e qytetareve   tani kësaj kompanie ju kane shtuar blerësit  duke konsideruar se vetëdija e qytetareve për ta zbukuruar  oborrin ,parkun  dhe ambientin është  rritur  dhe është ne rritje akoma .Kjo  Kompani  ka personelin e vet profesional për ta pare ambientin e palës qe kërkon një përkujdesje  apo një parashikim  nga njerëzit kompetent qe të ja përshtatin ambientit ne fjalë fidanin apo drurin qe kërkon pala dhe ambienti. .

 

Pronari Shefqet Buçaj duke shpjeguar  cilësinë e kësaj makine ma moderne  për prodhimin e filaneve.
Pronari Shefqet Buçaj duke shpjeguar cilësinë e kësaj makine ma moderne për prodhimin e filaneve.
Kjo kompani është ajo që bënë furnizimin me lule në tërë territorin e Kosovës.

 

Në pyetjen tonë; Meqë Kosova nën regjimin serb, nuk kishte mundësi ta zbatonte një ligj të mirëfilltë për implementimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës së parqeve dhe lulishteve, a është krijuar një vetëdijesim tek qytetarët, pas pavarësisë së Kosovës, për kultivimin dhe mbrojtjen e ambienti në Kosovë?

 

Po, duket një shtim i vetëdijes tek qytetarët që dita-ditës shtohet interesi i blerjes së luleve dhe fidanëve tjera, për rregullimin e ambientit ku jetojnë. Ma tutje z. Shefqet thekson; se e ka personelin i cili kontakton me klientët, i cili përmes kontakteve ka krijuar një bashkëpunim të ngushtë me qytetarin, ku këshillohen se për çfarë lulesh, fidanësh apo ndonjë lloj druri që i përgjigjet ambientit përkatës në bazë të kërkesës së klientëve.

Në brendësinë e kësaj ndërmarrjeje shihen një varg serash ku përveç luleve dhe fidanëve bëhet kultivimi edhe i sallatave dhe specave, nga ku furnizohen shumë restorant të kryeqytetit dhe qytetarët.

 

Si jeni duke e përballuar problemin e furnizimit me energji elektrike dhe ujë?

 

Si të gjitha ndërmarrjet tjera dhe qytetarë, edhe ne problemin e energjisë elektrike jemi detyruar ta bëjmë me një gjenerator, gjersa problemin e ujitjes e kemi zgjedh duke i hapur dy pusa, nga të cilët furnizohemi me ujë për nevojat e lulishtes. Që të dyja  si kushte elementare janë të kushtueshme dhe ndikojnë direkt në koston e prodhimit.

 

Si e keni zgjedhur problemin e ambalazhimit të produkteve?

 

Shefqet Buçaj në plantazhen e luleve  pran prodhimit
Shefqet Buçaj në plantazhen e luleve pran prodhimit
Me ambalazh për paketimin e produkteve, zakonisht furnizohem nga Holanda. Por pretendimet tona janë që të fillojmë me eksportimin e produkteve jashtë Kosove.

Më tutje z. Shefqet thekson se marrëdhëniet tona dhe bashkëpunimi në këtë lami me Holandën janë shumë të mira, ku kemi dërgua disa herë ekipet tone për tu specializuar për këtë veprimtari.

Ndër të tjera z. Shefqet  thotë se kemi marrëdhënie të mira edhe me organet qeveritare për rregullimin dhe dekorimin e vendeve publike, si që janë parqet, rrugët, pushimoret, ambientet e brendshme, etj.

 

Fare në fund, pas një mikpritje, në pyetjen tonë të fundit;

 

Çka ju sugjeroni qytetarëve lidhur me ambientin dhe infrastrukturën në Kosovë?

 

Ai shtoi: Jemi shumë të kënaqur me ngritjen e nivelit të vetëdijesimit të qytetarëve, por megjithatë ju preferojmë qytetarëve që të qëndrojnë në kontakt me ne dhe prodhuesit e tjerë të ngjashëm në Kosovë, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për ruajtjen dhe zbukurimin e ambientit, posaçërisht ftojmë bashkatdhetarët nga diaspora që të na vizitojnë, dhe të na sjellin përvojat e tyre nga vendet ku jetojnë.

 

Prishtinë 2010