| E merkure, 05.01.2011, 08:57 PM |
E FUNDIT VJESHTË
Poezi nga Gëzim Llojdia
1. Shën Mëria është agimi ynë,
Gjethe floriri në Kunjovë,
kjo vjeshta e fundit më tremb
humbet argjendi , pikon loti,
dridhem i pashpresë.
Tej në rrëzë të borshe ,
dallgëzuar vendi i shenjtë,
Shën Mëria është agimi ynë,
cullufja e kësaj hëne më step.
Atje zgjimi dhe rrezja e çmendur,
e veriut dhe e thëllimit thjeshtër,
lutemi te Shën Prokopi në Gjomit,
-Zot na e beko të tjera vjeshtë.
2-Letër për Amanden
Për pak bëhet muzg në Kunjovë
thëllimi ka rënë në shtegun e dhirtë
as sonte s’vij ,mos pritë .Më mbyti trishtimi.
Ku ishe ,çfarë bëre ? Preva ca degë me koçimare.
Shkova deri te qisha e vjetër . Qimiteri kishte rënë.
Xhan-xhin njeri. Ku je o prift të rrëfehemi !
Kryq në mes të udhës një breshkë.
Çfarë shkrove gjithë javën poet?
Vetëm një letër. E postova në E-mailin e vjetër.
Mbusha ujë gurre me kotruve .
Kujtimi yt mu fanit.
Parfumi më mbyti . As sonte s’vij ,mos pritë .
Të të citoj një reshtë me pyete :Muzg lugjesh mes nesh .
3. Në Goronec , në lëpushka flinin kuajt e egër ,
Faqekuqja ka dalë në pemishte ,
i fanitet në ëndër një kopsht me pjeshkë,
në Goronec , në lëpushka flinin kuajt e egër ,
në ç’fushë të madhe i ka vjelë shegët ?
4. -Ti se di o mik , si flenë vajzat në Goronecë,
-Ti se di o mik , si flenë vajzat në Goronecë,
flok-shpupurishurat në vjeshtë,
trazimi ma mbulon trupin e brishtë.
-Shikoji me sy , hesht dhe mos i prek.
KUAJ TË BARDHË
Mbrëmë në ëndërr ,
pashë kuaj të bardhë,
ardhur nga vise të largëta
përsipër hedhur vello nusërie .
-Nëna ime si loznin ,
si merreshin vesh nën hënë,
dallgëzuar jelet e bardha,
kuajt e viseve të largëta.
Atë fushë se kisha parë kurrë në Goronec,
hapësirë pamat mbushur me kuaj të hazdisur,
shkelnin me këmbë shegët rruaza bardha.
Flokët e mi , shikoja ti merrte era
shpërndarë tej e përkund në ag,
dallgëzimin e kisha nga nëna ,
frymëmarrjen nga hëna,
iknin veç atë natë, kuaj të bardhë.
Me vite prita në Goronecin tonë ,
të më shfaqej si një film pa zë e njëjta ëndërr ,
gërshetat e mia të mpiksura nën hënë,
-U thinjën nëna ime,duke mbjellë thekër në Goronec
duke u lutur te lisat e qishës .
Tani në pleqëri i shikoj shpesh,
ato ëndrra me kuaj të bardhë,
që vijnë në Goronecë.
1-KUAJT
Kuaj të panjohur,
në mëhallën tonë
mbrëmë,hardallë,
trokonin,nuk iknin
as nxitonin
në të kundërt të erës
qëndronin.
Në të egër
vraponin,
në të panjohur
mërgonin.
Erë dhe ngricë,
frymë dhe frikë.
Nga kanë ardhur këta kuaj
pyesnin në Gjomitë?
2-UJËRAT
Ujërat nuk rrjedhin
burimi në buronja i thare
diell i pa mpiksur në lindje,
bora zë shtruar në perëndim ,
zbrazur lumi me dije,
lotët ende të patharë
gurët si qelqe ndrijnë,
oshtin në shurr të Kuçe
mraten troftat, në lëpushë
nën gurët e zinj.
Mjegull e breruar,
poshtë muzgu i heshtur
gjurma e ëndrrave të mia,
shkruante :dritë,dritë,dritë
Si shteruan ujërat
pyesnin në Gjomitë