| E marte, 04.01.2011, 08:57 PM |
Lirim Nezha
URIA
Gruaja fatkeqe çapitej ngadalë në rrugën e kalldrëmtë,e krrusur gjithnjë e më shumë nga pesha e druve që mbante mbi shpinë. Ecte fare ngadalë dhe gjunjët i dridheshin.Ajo ishte e uritur.Goja i sekretonte lëngje pa fund dhe ajo i kapërdinte me zor.Pamja që kishte përpara po i bëhej gjithnjë e më e mjergullt.Nga uria.Dhe nga rrezet e pamëshirshme të verës.Por asaj i duhej të ecte.S’ka gjë se gjunjët po e linin dhe zorrët bubullinin.Ishte detyra e saj,si e çdo gruaje ,të shkonte çdo mëngjes në mal për të siguruar drutë e dimrit.Askush prej grave të fshatit nuk mund t’i shmangej këtij rituali të mundimshëm.Edhe pse buka,aq e domosdoshme për të siguruar një grusht fuqi,mungonte,ose ishte aq e pakët sa kapërdihej prej tyre sapo i largoheshin syve të njerëzisë,ato,doemos duhet të shkonin në mal.Ashtu kishte bërë edhe kjo grua atë ditë,ndërkohë që dielli i qëndronte mbi krye si ndëshkim që nuk kishte arritur të kthehej më herët në shtëpi.Por asaj i duhej të bënte dy orë rrugë me këmbë,të priste drutë me sopatë,aq dru sa i duheshin për t’u ngarkuar mirë e të mos linte shteg për gojët e liga.Se njerëzia nuk përtonin të flisnin:”Nusja e filanit,u nis për dru dhe erdhi me shkarpa!”Jo,jo!Ajo ishte një fyerje e rëndë për këtë grua.Dhe për çdo grua. Ajo e kishte nisur ritualin e saj pa gdhirë mirë dita.Dhe ja tek kthehej,ngadalë ngadalë,duke I tërhequr këmbët zvarrë.E dinte se nuk duhej të ecte ashtu.Ajo duhej të shpërfillte urinë,lodhjen,vapën përvëluese,për të qenë ndër të parat gra që ktheheshin në shtëpi.Ashtu e kërkonte nderi i saj dhe i shtëpisë që e kishte nuse.Por,atë ditë,mjerisht ishte e fundit.Vjehrra do ta përbuzte.A do t’i qante hallin?Kush e di!Por nuk kishte fuqi.Që në mëngjes nuk kishte patur fuqi.Vetëm turpi i botës e bëri të nisej. Rruga për në shtëpi i bëhej gjithnjë e më e largët dhe barra gjithnjë e më e rëndë.I dukej se nuk do të arrinte kurrë.S’kaloi shumë,gjeti një vend të ngritur për të mbështetur barrën e saj të druve dhe u ul të pushojë.”Në djall kush më mban në gojë për keq!”-tha me veteMori frymë e lehtësuar nga pesha.Priti sa j’u kthjellua shikimi që i ishte errur,dhe vetëm atëherë j’u përgjigj përshëndetjes së fëmijëve,që po dilnin grupe grupe nga shkolla.I shihte ashtu,mjergullt,me çantën e librave ne dorë dhe torbën e bukës mbi shpinë.Ishte buka e ditës e blerë në dyqanin e kooperativës.E racionuar.Një bukë e një çerek,dy bukë e gjysëm,një bukë e treçerek,treçerek buke…Sipas frymëve.E nëse dikush nuk kishte qenë në punë atë ditë,me siguri fëmija i tij kishte mbi shpinë çerek buke më pak.Fëmijët e lagjeve të largëta e kishin për detyrë,që bashkë me çantën e librave,të çonin në shtëpi edhe racionin e bukës së përditshme.Grupi i parë i fëmijëve kaloi.Por lanë pas aromën e këndshme të bukës.Gruaja,ashtu e mbeshtetur siç ishte,nuk po mundej të ngrihej e të vazhdonte rrugën.Po kalonte thuajse një përgjumje të lehtë,tek ndiente pranë saj aromen e këndshme të jetës.O Zot!A do të kishte në shtëpi aq bukë sa ta mposhtte urinë?Dhe ajo e dinte mirë.Kishte fare pak,në mos aspak.Ndërkohë kaloi pranë saj një fëmijë i vetmuar që vraponte të arrinte shokët.Ai e përshëndeti,por ajo vetëm sa hapi gojën dhe nuk foli dot.Nga torba e vogëlushit ishte shkëputur si me magji një çerek buke dh era pranë këmbëve të saj.Pak më parë i ishte lutur Zotit dhe ai e bëri mrekullinë.Ne pak sekonda i mendoi të gjitha.E dinte se duhej ta ndalonte atë fëmijë,sepse dikush do të ngelej pa bukë në atë shtëpi.Por nuk foli dot.As vetë nuk e kuptoi se si j’u lidh goja.Ndërkohë,femija kishte vrapuar aq shumë sa nuk do ta dëgjonte më.E mori bukën në dorë dhe ndjeu aromën e saj të këndshme.Këputi vetëm një copë,një copë të vogël,sa të mund të ecte.Sa e shijshme!Pastaj e mbështolli me futën që mbante përpara dhe u nis drej shtëpisë.Nuk dinte ç’të bëntë me këtë bukë që i ra si nga qielli.U tundua prej mëkatit.Këputi edhe nje copë nga buka dhe e futi në gojë.Pastaj edhe një,edhe një…Ishte bërë më e fortë dhe ecte më shpejt.Pa arritur mirë në shtëpi,e mbaroi të gjithën.Barkun e mbushi por mendjen e kishte të turbullt.I përfytyrohej ai fëmijë tek ecte me vrap për të arritur shokët.Me siguri ai fëmijë do të ngelej pa ngrënë atë ditë,si ndëshkim për bukën që kishte humbur rrugës.”Zoti do të më dënojë!-mendoi.-Mëshiromë,o Zot!Ç’faj bëra unë e shkreta?E hëngra se isha e uritur”.
Drutë i shkarkoi, por sytë i kishte të njomë.Vjehrra qe bërë merak dhe e priste tek shkallët.”Pse qan,moj bijë,-i tha.-Të ka marrë uria?”Nusja e mjerë u ngashërye por nuk u rrëfye.Uria e kishte mposhtur.
Nentor 2002