Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nijazi Ramadani: Dramë për masën e izolimit të 238 intelektualëve shqiptarë në burgjet serbe

| E marte, 04.01.2011, 08:57 PM |


Dramë për masën e izolimit  të 238 intelektualëve shqiptarë në burgjet serbe

 

Rahim Azemi: “Letrat pa përgjegje”, botoi “Fakti”, Shkup

 

Nga Nijazi Ramadani

 

Autori Rahim Azemi rrëfen në librin e tij, “Letrat pa përgjegje”, të botuara nga “Fakti”, Shkup, 2004, në një këndvështrim të tij për fatin e individit dhe kolektivitetit shumicë të një vend si  Kosova në fazën e shpërbërjes së asaj krijese artificiale RSFJ, e cila gjendej në një përballje të papritur me zhvillimit në përmasa evropiane dhe globale, me sistemin monist, sistemin arsimor unitarist dhe pa ekonomi të tregut Gjithë kjo, nuk ka si most ë reflektohet edhe reperkusione të manifestuara dhe të reflektuara edhe në njeriun tonë qytetarin shqiptar ndaj të cilëve edhe masat ndëshkuese të izolimit të cilat  sin ë rastin e privuar të autorit të këtij libri, të aplikohen në mënyrë drakonike, edhe atë në kohën kur marrëdhëniet të reja po lindnin, si me rastin e shthurjes së lidhjeve tradicionale e të imponuara mes njësive federative të shtetit të ashtuquajtur RSFJ.

 

Në liber pasqyrohet ajo masë që bie mbi individin dhe kolktivitetin të së cilit I takon autori të periudhës së tranzicionit, që bartë mbi veti shumë probleme. Mbase kjo është arsyeja pse autori i përmbledhjes “Letrat pa përgjegje”, të botuar nga “Fakti”, i Shkupit me 2006 .

 

Pra, kjo ishte arsyeja pse sociologu Rahim Azemi professor nga Gjilani, njëri nga të izoluarit në listën e intelektualëve të izoluar me 1989, merr përsipër të ofroi dhe të kërkojë zgjedhje të algoritmit përmes këtij vëllimi të titulluar “Letra pa përgjegjje”, probleme me të cilat është përballur në në ditët që po zënë vend në dramën e një populli në vërbullën e tij.

 

Rahim Azemi
Rahim Azemi
Megjithëse kujtimet dhe shqetësimet intelektuale nuk janë pjesë përbërse vetëm të tij dhe se pa sakrificën individuale është dëshmuar se nuk arrihet dot liria kolektive, pjesë e këtyre katrahurave njerëzore ishte edhe vetë autori, i cili, me gjithë dramën kolektive dhe personale, familjare, e ka vendosur në rrafshin e rrëfimit në këndvështrimin e tij personal dheë parallelisht  në një rrafshë me atë të zhvillimeve tjera që quan në izolimin e tyre, si dhe për atë që ka vuajtur në burg së bashku me dhjetra intelektual të izoluar nëpër burgjet sertbe gjatë praverës së vitit 1989.

 

 Në libër vihet në poh fati i personazhit kryesor dhe personaliteti i tij, sikur edhe i dhjetrave intelektual të tjerë të profileve të ndryshëm të përsekutuar, të burgosur dhe të përbuzur e poshtëruar në forma të ndryshme të dhunës, sidomos për masën e izolimit të tyre, masë kjo që kushtetuta e RSFJ-së e ka aplikuar vetëm në rastin e 238 intelektualëve shqiptarë, e të cilët, përkundër kësaj, I përballuan, qoftë edhe duke u detyruar të qëndrojnë të panënshtruar dhe me pasoja për jetën dhe shëndetin e tyre.

 

Qëllimi I autorit ishte që të përshkruaj mënyrën drakonike të izolimit, burgosjen, rrahjen dhe ndjekjen  dhe poshtërimin e shumëanshëm. Azemi ka ndërtuar subjektin e veprës memoristike përmes dialogjeve, meditimeve, gjatë hetimeve me gjithë veprimet makabër që ushtroheshin ndaj tyre, nga ana e qarqeve të caktuara, e të instrymenteve të politikës agresive e pushtuese proserbe, duke u reflektuar katërcipërisht ndaj masave të gjera kolektive dhe ndaj intelegjencës në rradhë të parë, të cilët u vihen përballë botëkuptimeve pushtuese të tyre.

 

Libri nxjerr në sipërfaqe mikrobotën intelektuale të viteve të tetëdhjeta, duke I përshkruar ato përmes fjalës, zërit, karakterit, ngjyrimeve politike, I cili si pjesëmarrës dhe vëzhgues I ngjarjeve që ndodhën deri me shembjen e autonomisë së Kosovës, duke qenë edhe vetë në ato zhvillime, do të jetë edhe një lajm motiv për atë që do të pasoi deri me dekadën e fundit si përmbyllëse me luftën çlirimtare të Kosovës.

 

Autori padashur që të iritojë askënd, me gjithë cinizmin e atyre që qëndronin më afër mekanizmit shtypës, dhe pas gjithë asaj që po ndodhte, është I veprimit se edhe vitet e’89-ta, ishin vite kur rinia shkollore ia hoqi maskën pushtetit të urryer dhe mizor, por edhe dinak.

 

Në pjesën e dytë të librit jipet ambienti në të cilën autori, vetë ka kaluar një jetë të vështirë shtypje dhe të një fëmijërie të një familje bujare të Stançiqit të Karadakut dhe të padjallëzuar port ë arsimuar për ti ardhur në mbrojtje shtresave të gjera , ndaj të cilave ishte katandisur një fushat shfarosëse. Ai I vihet sëbashku me gjithë intelektualët e tjerë, duke u përballur në vazhdimësi më ata që ia duan të keqën, që nga bankat shkollore deri kur u burgos për veprimtari  të tillë, I cili dërgohet në Shabac, sikur edhe 238 intelektuar të shpërndarë nëpër burgjet serbe jashtë Kosovës.

 

Në libër sjelll një dramë të vërtet të jetës së atyre viteve sahkollore, ndodhitë e ndryshme nëpër kancelaritë e UDB-së, bastisjet, si  forma të kërkimit të literaturës “armiqësore”, që konsideroheshin edhe punimet e tij hulumutuese sociologjike, që e përshpejtonin ndjekjen, ku edhe vetë ai paraqitet si vëzhgues i ngjarjeve dramatike që kishin katandisur Kosovën dhe hapësirën shqiptare dhe atë joserbe.

 

Një qasje e një rëndësie të veqntë se edhe mënyra e koperimit të njerëzve  në aspektin e profilit politike, mural dhe intelektual, që ushtronte pushteti  i atëhershëm ndaj atyre  që nuk i shkonin sipas laleve të tyre,posaçërisht ndaj kundështarve të diferencuar, ku  në këtë vazhdimësi formësohet edhe frazeologjia bastarde ‘’kush nuk është me ata,është kundër shtetit’’. Po ashtu,në libër është ravijëzuar shtypja psikike ndaj arsimtarëve dhe të tjerëve, duke sjellë edhe shembuj largimi nga procesi arsimor, burgosja e tyre, si dhe format e tjera repressive ndaj popullit në përmasat e arsimëdashësve dhe kulturës së tyre, duke iu mohuar edhe e drejta e ushtrimit të profesjonit, për të pasuar më vonë edhe burgosjen massive të tyre .Pra, është një formë e rrëfimit të tij, që përshkon fund e krye memorien e autorit, të ndërtuar në një tregim autobiografik që i ka shërbyer autorit si lëndë e mirë për ta ndërtuar strukturen e shkuar të librit. Pastaj, plasimin e ngjajeve dhe varësisht nga situate dhe atmosfera e përgjithshme që kishte pllakosur dhe rënduar segmented më të dhunshme të vendosura në vend, sidomos ato veprime perfide që drejtoheshin ndaj njerëzve në psikiken e likimudimeve, burgosjeve dhe torturimeve e ushtruar  ndaj tyre si në burgjet serbe në Vranjë, Leskovc dhe deri në Shabac.                 Autori, pretendon të lërë përshtypjen e një rrëfimi të përshkruar pa i dhënë ngjyrime adekuate, por të posaçme, pa ekzagjerime, por nga thjeshtësia dhe modestia e autorit e bëjnë librin të lexueshëm dhe tërheqës për ato vite që memoristatika e tij përhap në një këndvështrim të gjerë shumëdimensional.

 

Libri përshkruhet me një mendje e gjuhë të nivelit dhe studuesit e profesorittë shkencave filologjike, i cili përmes letrave, fakteve dhe ilustrimeve paraqet një qasje të re politike,sociale dhe politike të letëralizuar me analiza socialo-psikologjike për situatën dhe ngjarjet e bujshme të asaj kohe që zhvilloheshin në një shkollë, si hallka e dalë prej sistemit ideologjik dhe të formësitit të një sistemit paralele ndaj mekanizmave dhe instruksoneve Brenda atij sistemi, duke shkuar në diskuinitet të unitarizimit gllabërues serb, gjë që qoi në zhveshjen  maskave të ndërtuara për një gjysmë  shekulli të një sundimi sa dinak aq edhe pushtues i lirisë së drejtës për shkollim, punë dhe për jetë.

 

Në’’Letrat pa përgjigje’’, të autorit Raahim Azemi, pasqerohet kryekëput ndjekja dhe format e ndryshme të persekutimeve që beheshin ndaj intelektualve gjatë një mase të izolimit në të kaluarën e afërt e të projektuar nga hyzmeqarët dhe pushtesit e vendit që deri në vitin’99 zgjat me përmbylljen e Luftës çlirimtare dhe borbandimeve të NATO-s. Të gjitha këto jepen në raportë me situatën në vende të ndryshme, që i kan kaluar më parë këtë periudhë tranziconit a të tjera shumë më të zhvilluara.

 

Libri lë vend edhe për depat, duke pjekur probleme kyçe , autori hedhë për diskutim teori dhe mënyra mbi politikën që duhet ndjekur për trajtimin e problemeve të ndryshmeve arsimore dhe sociale, të përcjellura në kjushte të një regjimi sa totalitar aq edhe pushtues e gllabrues dhe poshtërues.