Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Skënder R. Hoxha: Probleme onomastike (I)

| E hene, 03.01.2011, 08:48 PM |


Probleme onomastike (I)

 

MBIEMRA – LLAGAPE (PATRONIME) SHQIPTARE ME PRAPASHTESËN TURKE – OLL

 

Nga Prof. SKËNDER R. HOXHA

 

Pushtuesit shekullorë të trojeve shqiptare, si: osman, sllav etj. nëpërmjet administratës shtetërore të tyre, pastaj administrata kishtare serbe, administrata kishtare greke – ortodokse, për të humbur gjurmë të etnosit të popullit vendës – shqiptarëve në trojet e tyre stërgjyshore (pellazgo – ilir), me një dinakëri të përkushtuar, u morën me ndërrimin e emrave të vendeve (toponimeve), emrave vetjakë (antroponimeve) dhe mbiemrave – llagapeve (patronimeve). Ky proces i shëmtuar nga administratat e okupatorëve ishte realizuar në disa mënyra: 1. Duke bërë përkthime të trajtave primitive të emërtimeve, 2. Duke ua ndërruar emrat e mëparshëm dhe duke i emërtuar me emra të rinj joshqip, 3. Duke u vënë (trajtave të kryehershme) parashtesa, prapashtesa, apo që të dyja, të gjuhës së tyre, etj. etj. Kjo fomrë asimiluese nguli rrënjët aq thellë dhe bëri shtrirje aq të gjerë nëpër troje shqiptare, saqë pasojat edhe sot e gjithëditën shihen e preken. Mirëpo, kur dihet se prej okupatorëve gjithçka e keqe është pritur, të habit fakti se si ka fjetur aq gjatë vetëdija jonë, e pse mos të themi edhe ndjenja e arsyeshme kombëtare dhe nuk bëmë atë që është dashur të bëhet, pra heqja e atij mishi të egër në trup kombëtar – pastrimin e onomastikës sonë, respektivisht kthimin e emërtimeve: toponimike, antroponimike dhe patronimike në trajtat e tyre të kryehershe. Kur kemi në shqyrtim këtë problem, i cili është problem historik, shkencor, gjuhësor, leksikor e mbi të gjitha - kombëtar, shtrohet pyetja: Çka bëri në këtë drejtim Shqipëria e gjymtuar që nga shpallja e Pavarësisë (1912)? Kush e pengoi atë që të mos bëjë korrigjime – revidime onomastike, të cilat janë të pafundme e të çoroditura?. Shrohet para nesh kjo pyetje kur kihen parasysh rrethanat se pjesa më e madhe e trojeve shqiptare ende janë nën administrim të huaj: (Greqia, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi), ndaj, atyre nuk u zihet për të madhe!. Gjithashtu, shtrohet edhe pyetja tjetër: Nëse UNMIK-u nuk lejoi (në njëfarë mase) që të ndryshohen emrat e qyteteve e të vendbanimeve të tjera (Kjo, mbase, vlen për një periudhë të caktuar kohore (?)), pse nuk u fillua me heqjen e prapashtesës turke –oll në një numër të madh mbiemrash – llagapesh (patronimesh) që vazhdojnë të mbajnë shumë familje shqiptare ???.  Pra, pse qe 11 vjet, kur Kosova doli nga kthetrat serbosllave, nuk u fillua me heqjen e kësaj prapashtese turke (mbase, nuk do të na hidhërohet Turqia (?)), e pastaj të vazhdohet me harrjen – pastrimin e onomastikonit tonë përgjithësisht?. Kush e pengoi atë?..., ndaj, çka presim?!!! Këtë (dhe shumë çështje e probleme të tjera)  ia kemi borxh kombit, shkencës dhe breznive të ardhshme, në mënyrë që ato të mos merren me këtë mbeturinë!...       

    Në vijim të këtij shkrimi, i cili më tepër ka karakter iniciativ e motivues, po paraqes një numër mbiemrash – llagapesh (patronimesh) të mbetur me prapashtesën turke –oll ndër shqiptarë:

     

A: Agolli, nga Aga – Agaj;

     Agusholli, nga Agushi;

     Anadolli (kemi gjetur në Pejë), mbase nga Anadi, apo i bartur sipas emrit të krahinës së Anadollit në Turqi…;

 

B: Baholli, nga Baha – Bahaj;

     Basholli, nga Basha – Bashaj;

     Begolli, nga Begu (i) – Begaj;

     Berlajolli, nga Berla – Berlaj;

     Bekolli, nga Beka – Bekaj;

     Besholli, nga Besha – Beshaj etj.;

     Boçolli (dëgjohet edhe: Baçolli, Buçolli), mbase nga Boça (apo Buça);

     Braholli, nga Braha, Brahimi, Brahimaj;

 

C: Cakolli, nga Caka – Cakaj;

     Canolli, nga Cana – Canaj;

     Cenolli, nga Cena…;

     Cubolli, nga Cub – Cubi.    

 

Ç: Çakolli, nga Çaka – Çakaj;

     Çausholli, nga Çaushi;    

     Çavolli, nga Çava (?);

     Çuranolli, nga Çuran – Çuranaj;

 

D: Delolli, nga Deliu, Delia – Deliaj;

     Demolli, nga Dema – Demaj;

     Drançolli, nga Drança – Drançaj;

     Dugolli, mbase nga Duka – Dukaj; 

 

F: Fanolli, nga Fana – Fanaj;

 

G: Gaxholli, nga Gaxha – Gaxhaj;

     Gigolli, nga Giga – Gigaj;

 

GJ: Gjikolli, nga Gjika – Gjikaj;

       Gjinolli, nga Gjini – Gjinaj;

 

H:  Hasolli, nga Hasi – Hasaj;

      Haxholli, nga Haxha – Haxhaj - Haxhiaj;     

      Havolli, nga Hava – Havaj;

      Hazrolli, nga Hazri – Haziri – Haziraj;

      Humolli, nga Huma – Humaj;

      Hykolli, nga Hyka – Hykaj;

 

J: Jupolli, nga Jupa – Jupaj;

 

K: Kaçanolli, mbase, nga Kaçani (apo Keçani)?;

     Kadolli, nga Kada – Kadaj;

     Kadrolli, nga Kadriu – Kadriaj;

     Kafexholli, nga Kafexhiu;

     Kajabegolli, nga Kaja – Kajaj; (Shih, Kaja (turq.) = tëlyen. Gjaplë, por edhe emër njeriu.

     Kamerolli, nga Kameri – Kameraj;

     Kasapolli, nga Kasapi – Kasapaj;

     Katanolli, nga Katana – Katanaj;

     Kondirolli, nga Konda – Kondo;

     Kortolli, …;

     Kurtolli, nga Kurti – Kurtaj;

 

L: Lutolli, nga Luta – Lutaj

 

M: Makolli, nga Maka – Makaj;

      Manolli, nga Mani – Manaj;    

      Manxholli, nga Manxhi – Manxhaj (?), …      

      Maznikolli, nga Mazniku;

      Meholli, nga Meha – Mehaj;

      Mekolli, nga Meka – Mekaj;

      Metolli, nga Meta – Metaj;

      Minarolli, nga Mini – Minaj (?);

      Mulolli, nga Mula – Mulaj;

      Musolli, nga Musa – Musaj;

 

O: Osmanollaj, nga Osmani – Osmanaj;

 

P: Pacolli, nga Paci – Pacaj;

    Perolli, nga Pera – Peraj;

    Plakolli, nga Plaku – Plaka – Plakaj;

    Pushkolli, nga Pushka;

 

S: Setrolli, nga Setraj;

    Smakolli, nga Smaka – Smakaj.

 

SH:  Sharapolli;

        Shatrolli, nga Shatri – Shatraj;

        Sheholli, nga Shehu – Shehaj;

        Sheqerolli, nga Sheqeri – Sheqeraj;

        Shkololli, nga Shkoli (a) – Shkolaj;

        Shosholli, nga Shoshi – Shoshaj;

 

T: Tasholli, nga Tashi (Tashko) – Tashaj;

     Termkolli, nga Termku – Termkaj;

 

XH: Xhafolli, nga nga Xhaja – Xhaferi;

        Xhagolli, nga Xhaga – Xhagaj;

        Xhakolli, nga Xhaka – Xhakaj;

      

V: Vasolli, nga Vasa – Vasaj;

 

Z: Zekolli, nga Zeka – Zekaj;

     Zogolli, nga Zogu – Zogaj.

 

     Ka edhe mbiemra – llagape (patronime) të tjerë shqiptarë që kanë pësuar dikur këtë ndërhyrje të dhunshme nga administrata turke, përkatësisht kanë pësuar ndryshime me prapashtesën turke  - oll, që do të duhej, pa hezituar, t’i kthejmë në trajtën e tyre të kryehershme shqipe.