| E hene, 03.01.2011, 08:58 PM |
Në një Botë cfarë (nuk) e njohim të gjithë. . .
Nga Agron Shabani
-Duke menduar në vorbullën e përgjithshme të kurthave, intrigave dhe dredhive të njohura sllavo-bizantine dhe në aspektët e ndryshme gjeopolitike dhe gjeostrategjike të ish "luftës së ftohtë" dhe konfrontimëve të atëhershme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit:
Ndërkohë që 23 maj të vitit 1949 nga ana e Parlamentit(Bundestagut) të njohur të Republikës Federale të Gjermanisë ishte aprovuar kushtetuta e re e Gjermanisë . Të të ashtuquajturit përfaqësuësit e kuvendit popullor(Volkskammer) me 7 tetor të të njëjtit vit(1949) do ta shpallnin asokohe të të ashtuquajturën Republikën Demokratike të Gjermanisë(DDR)-nën komandimin dhe jurisdiksionin e atëhërshëm ushtarko-policot të ish BRSS-së. Duke shënuar në këtë menyrë fillimin e ndarjes se kryeqytetit(Berlinit) dhe teritorit gjerman në dy shtete dhe blloqe të ndryshme ushtarake dhe politiko-ideologjike për shumë vite dhe dekada me radhë. Në këtë vorbull me 27 nëntor të vitit 1958 kishte filluar e ashtuquajtura "kriza e Berlinit". Duke i paraprirë kështu ngritjes së ish "Murit" famëkeq të Berlinit (me 13 gusht të vitit 1961) dhe ndarjes së kryeqytetit dhe teritorit të përgjithshëm të Gjermanisë në dy(2) "blloqe" ose "pakte" të ndryshme politike dhe ushtarake. Përkatësisht, Në Gjermaninë Perëndimore që i përkistë "Paktit të Nato-s" dhe në Gjermaninë Lindore nën ish "Traktatin e Varshavës". Ndonëse, duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe të të ashtuquajturat katër(4) zonat e ndryshme politike dhe ushtrake të ngritura dhe instalura asokohe brëndapërbrënda teritorit gjerman në mes SHBA-së, Britanisë Madhe, Francës dhe ish Bashkimit Sovjetik(BRSS-së) gjatë vitëve ose dekadave pasuese ose në vijim. Se këndejmi, e ashtuquajtura "Konferenca e Madhe " e Parisit (kushtuar Berlinit dhe teritorit të ndarë të Gjermanisë) me 15 dhe 16 maj të vitit 1961 do të dështontë tërësisht mu për shkak të averzionëve, diskrepancave, antagonizmave dhe kundërshtimëve të njohura ruso-sovjetike. Gjegjësisht, për shkak të largimit skandaloz të Nikita Hrushcovit dhe delegacionit të atëhershëm ruso-sovjetik nga punimët e konferencës së lartëpërmendur në fjalë në shënjë revolte dhe paniku të njohur të palës ruso-sovjetike lidhur me incidentin e mehershëm ruso-amerikan me kaqatorët e njohur (bombardues) amerikan "U-2" që asokohe kishin futur tmerr dhe një panikë të vërtetë në qarqet e ndryshme politike dhe ushtarake të ish BRSS-së dhe "Traktatit të Varshvës". Në anën tjetër ndërkaq, "Rusët përjashta, amerikanët brënda dhe gjermnët në hallka ose zinxirë të shkurtër" kjo ishte platforma dhe filozofia e përgjithshme politike dhe ushtarake e Nato-s dhe Perëndimit përballë "doktrinave" dhe "strategjive" të ndryshme politike dhe ushtarake të ish BRSS-së dhe "Traktatit të Varshavës" gjatë tërë kohës së ish "luftës së ftohtë" dhe konfontmivë të asokohshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit. Për me tepër ndërkaq, përderisa Nikita Hrushcovi dhe pasardheësi(trashegimtari) i tij politik dhe ideologjik, Leonid Ilic Brezhnjevi (lëxo:shefi i shtetit dhe partisë së atëhershme ruso-sovjetike) së bashku me "aparatin" e atëhershëm konzervativë dhe burokratik të Kremlinit(Moskës) në përbërje Aleksej Kosigin(kryeministër dhe kryetar i presidiumit të Sovjetit Suprem të ish BRSS-së), Andrej Gromiko(Minister i Jashtëm dhe anëtar i politbirosë ose birosë së lartë politike të Kremlinit) , Dimitrij Ustinov(komandant i përgjithshëm i forcave ushtarake të ish "Traktatit të Varshavës" dhe anëtar i sovjetit suprem dhe birosë së lartë politike të ish BRSS-së), Viktor Kulikov(shef i shtatmadhorisë dhe komandant i përgjithshëm ushtarak i ushtrisë së atëhershme ruso-sovjetike), Cërnjenko, Andropov, Antonov, Voroshilov, Kirilenko, Sokolov, Alijev, Podgorni dhe të tjerë:Në vorbullin e njohur të "doktrinave" dhe "teorive" të ndryshme politike dhe ushtarake ( si "doktrina" e Brezhnjevit, "taktikat" dhe "teoritë" e ndryshme të Hrushcovit, Stalinit, Zhukovit, Ustinovit, Kulikovit, Gromikos etj. ) e kishin ndarë botën në dy blloqe ose tabarore të konfrontuara ushtarake, politike dhe ideologjike. Mbase në "Paktin e Natos" dhe ish "Traktatin e Varshavës". Në anën tjetër ndërkaq, Josip Broz Titoja dhe klika e tij komuno-pansllaviste në Beograd në "stilin" dhe manirin tashmë të njohur të "mjeshtërve të errësirës" dhe Delengjinjëve të Mëdhënjë bolshevik dhe jugopansllavist me sugjerimet dhe instruksionet paraprake të Moskës(Kremlinit) në menyrë të sofistikuar dhe tepër komplotiste dhe dekonspirativiste( kundër SHBA-së dhe Perëndimit pra!). Do të përkujdesën që nën "kujdestarinë e sofistikuar" ruso-sovjetike në muajin shttor të vitit të sipërpërmendur 1961 në Beograd (lëxo: vetëm një muaj pas fillimit të ngritjes së ish "murit" famëkeq të Berlinit dhe fillimit të ndarjes shumëvjecare të shtetit dhe kombit të madh gjerman) do ta ngrisin dhe themelojnë të të ashtuquajturën "Levizjen e shtetëve të painkuadruara". E cila në realitet nuk ishtë asgjë tjetër pos një "kolone të pestë" politike dhe ushtarake të palës së njohur ruso-sovjetike kundër SHBA-së dhe Perëndimit. Kjo aq me tepër duke e vërë theksin në "modalitetët" dhe dinakërinë e njohur ortodokse dhe bizantine të Moskës dhe Beogradit ndaj pjesës tjetër të botës kristiane ose europerëndimore. Në këtë vorbull nga ana e Titos dhe "aparatit" të atëhershëm politik dhe propagandistik të Moskës dhe Beogradit në forma dhe metoda të ndryshme logjistike, konspirative, materiale, ideologjike dhe të tjera do të fillohet me ngritjen dhe afirmimin(rekrutimin) e ngadalëshëm dhe sistematik të liderëve ose udhëhqësve të ndryshëm politik dhe ushtarak të popujve dhe vendëve të ndryshme arabe, afrikane ose aziatikie sic ishin Gabel Abdel Naseri dhe Anvar el Sadati(Egjipt), Hari Bumedieni(Algjeri), Muhamer el Gadafi(Libi), Xhafer el Nimeri(Sudan), Haile Mariem Selasi( Etiopi), Kenet Kaunda(Angolë), Mobuto Seseseko(Zaire ose Kongo), Xhuilos Njerere(Tanzani), Dosh Santosh(Mozambik), Idi Amini(Ugandë), Suharto(Indonezi), Makariosi(Cipro), Jaser Arafati, Faruk el Kadumi, Abu Nidali etj. (OCP-së etj. Palestinë), Bashir dhe Amin Xhemaili etj. ( Liban), Sadam Huseini( Irak), Hafez el Asadi( Siri), Ajatollah Homeini, Ali al Raxhai, Sadek Kobzadehu etj. (Iran), Barbak Karmali dhe Naxhibullahu( Afganistan) dhe të tjerë që janë ose që kanë qenë të njohur për miqëistë dhe aleancat e tyre obligative dhe tepër servile me Moskën dhe Beogradin. Në këtë menyre e shtuquajtura "Levizja e vendëve të paikundruara" ( nën "komandën dirigjuese" të "marëshalit" jugosllav, Josip Broz Titos) me kalimin e kohës kishte zënë t´i merte nuansat dhe karakteristikat e pashmangshme të një "blloku të tretë" ose "neutral" në kontesktin e gjithëmbarshëm politik dhe ushtarak në botën e asokohshme bipolare ose bllokiste. Në këtë "sfond" të përgjithshëm komplotist dhe konspirativo-dekonspirativist kundër SHBA-së dhe Nato-s me ndihmen e pakursyer materiale, logjistike dhe teknike të ish BRSS-së dhe simotrës së saj ish RSRFJ-së ndër popujt dhe vëndët e mesipërme( lëxo: të "pavrura" ose "neutrale") të Afrikës, Arabisë dhe kudo tjetër u rekrutuan, ndërsyen dhe stimuluan liderët dhe regjimet e ndryshme "revolucionare" dhe "ushtarake" në Libi, Irak, Siri, Iran, Algjeri, Liban etj. kundër interesave të njohura gjeopolitike dhe gjeostrategjike të SHBA-së dhe Perëndimit pothuajse në të gjith vendët dhe meridianet e ndryshme të botës. Duke shkaktuar kështu luftëra dhe konflikte të ndryshme lokale ose rajonale me ndimat e përgjithshme materiale, konspirtive, ideologjike dhe logjistike të ish Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë së dikurshme. Madje, shih ti! Në këtë vorbull të njohur kurthash, intrigash, dredhishë, insinuatash dhe inskenimësh të njohura sllavo-bizantinë në aparatët e njohura shtetërore dhe politike të ish Bashkimit Sovjetik dhe ish jugo-serbo-sllavisë u ngritën dhe promovuan "liderët" ose "politkanët" e ndryshëm musliman si Gajdar Alievi(babai i presidentit aktual të Azërbexhanit) që asokohe ndodhej në funksionin e lartë të anëtarit të politbirosë dhe sovjetit suprem të ish BRSS-së etj. Apo: Xhemajl Bjediqi, Hamdia Pozderaci, Raif Dizdarevici dhe musliman të tjerë boshnjak në kryesinë e atëhershme politike dhe partiake të ish Jugosllavisë. Duke iu bërë kështu sehire dhe lajka të ndryshme mëkatare dhe mashtrimtare vendëve, popujve dhe liderëve të ndryshmëm arabo-musliman me "favoret" dhe "benificionet " e ndryshme "prolëtare" dhe internacionaliste të Moskës dhe Beogradit për qëllime dhe projekte tashmë të njohura gjeopolitike dhe gjeostrategjike të Rusisë(ish BRSS-së) dhe Serbisë(ish RSFJ-së). Në anën tjetër ndërkaq, Titoja dhe klika e tij pushtetmbajtëse dhe politike në Beograd vazhdonin ti zbatonin "konventat" dhe "traktatët" ndryshme ugurzeza dhe antishqiptare me shtetin dhe "popullin vëlla" të Turqisë për debimin dhe ekstradimin e përdhunshëm të shqiptarëve të Kosovës dhe të visëve të tjera shqiptare në krahinat dhe shkrepat e përhumbura të Anadollit dhe Bosforit në Turqi(. . . ). Duke i dëbuar dhe përndjekur kështu shqiptarët etnik dhe autokton nga trojet e veta përmes "traktatëve" dhe "konventave të fshehëta" serbo-turke gjatë vitëve 1954, 1957, 1968 e kështu me radhë. Apo?!!! Mbase në bazë të "konvektave miqësore" të "shtetit dhe popullit vëlla" të Turqisë me Serbinë etj. Duke t´i rikujtuar në këtë vorbull kurthat , intrigat dhe dredhitë e njohura të mbretërve ose "carëve" të ndryshëm sllavo-bizantin që nga mesjeta e hershme dhe gjër me sot që i shkaktuan luftërat e njohura(mesjetare) të kryqzatave dhe kështu me radhë nën parullat dhe sloganet e njohura të "mbrojtjes dhe shpëtimit të kristianizmit lindor nga invazionet e ndryshme të selxhukëve dhe popujve të tjere arab ose musliman". Apo?!!! Ndërkohe që nnë realiet ose në terren Moska dhe Beogradi( ndonëse, nën parullat dhe sloganet e njohura të "Romës së Tretë"!) vepruan ndryshe. Kundër aspirtave dhe interesave të njohura paqësore, politike, strategjike dhe gjeopolitike të Natos dhe Perëndimit. Projektët dhe planimetritë e ndryshme (taktike, logjistike, komplotiste, konspirative, dekonspirativiste dhe të tjera) të Rusisë dhe Serbisë kundër Shtetëve të Bashkura(SHBA-së) dhe aleatëve të saj kudo nepër botë edhe sot e kësaj dite ndodhën në fuqi. Ku liderët dhe regjimët e ndryshme "revolucionare" dhe "komplotiste" nepër vendët e ndryshme afrikane dhe aziatike nga ana e Moskës dhe Beogradit janë përdorur gjithmonë ( si "mish për top" ose "kolonë e pestë")-kundër SHBA-së dhe Perëndimit.