Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Sokol Demaku

| E hene, 03.01.2011, 08:21 PM |


Sokol DEMAKU

 

 

VITI I RI

 

Një vit i ri

Një jetë e re.

Një vit i ri

Një gjelbrim

Një këngë e re

Në zemrat tona.

Ngrej dolli

Për një jetë të re,

Për një të ardhme

Te lumtur.

Një vit i ri

Mundësi të reja,

Pikllime të reja.

Jetë e re

Jetë në begati

Dhe lumturi!

 

 

PËR TY POET I DASHUR

 

Shkrimet tua fantastike

Me pervojën tende arkaike

Të prekun në shpirt

Dhe të insiprojnë për jetë.

Unë studjoj atë formë shkrimi

Që të jem i sugurt

Të gërryej në jetë

Që të gjejë qetësinë  e zemrës sime.

Ti më jep shpresë

Që të jem

Kurajoz,

I prekshëm,

Dhe të jem ai që dua të jem.

 

 

FISNIKJA

 

Të shkelen me shekuj,

Të raskapitën për vdekje,

Por, cendrove krenare,

Dhe e pa epurë.

U përpoqën barbarët,

Që më cdo mjet,

Që të zhkukun nga faqja e dheut.

Kishin bërë plane,

Por, kishin edhe dredhi,

Që mes vëllëzrishë,

Të shtien tradhëti.

U munduan, bënë të pamundurën,

Që ta ndërpresinë rrugën.

U përpoqën, shumë u munduan,

Por, cdo herë ata deshtuan.

Kohë të vështira kaloi Lokja

I ndjeu në supe,

Këto katrahura jete.

I përballoj të gjitha,

Kjo finsnikja e vjetër.

Dhe sot krenare

Vazhdonë jetën!

 

 

NJË NATË

 

Edhe një natë po vjen

Por me siguri se unë as ketë herë

Nuk do gjejë folen time

Sepse unë udhëtoj, udhëtoj në pakthim.

 

Tani në mua krijohet friga

Zemra ime rrahë vrullshëm

Por trupi nuk dëgjon

Dhe unë nuk kuptojë agjë.

 

 

VUAJ

 

Kur zemra vuan

Nga sytë e pikëlluar

Dhe kur koha dhe mendja

Nuk janë larg njera tjetrës.

 

Lotët që rrjedhin

Mbi faqet e njoma

E që prekun thellë

Në shpirtin tim.

 

Në errësirëne e natës

Mbaj fort dorën tënde

Dhembja yte është imja

Kur ne ndajmë ate bashk.

 

Hidhërimi ka kapluar

Shpirtin tim

Nga përkujdesi për

Dashuri e besnikri!

 

Me brejnë fjalët

Që shprehin dhëmbje

Por më mbajnë të fortë

Dhe besnik!

 

Shpirterat bashkohen në një

Kur ne fluturojmë së bashku

Kur sillemi për rreth

Në vuajtje mundim.

 

 

BLASFEM

 

Marrë arratinë në vetmi,

Nuk ndjej se më jam njeri,

Një shkurtabiq i tkurrun pirg

Kambë e duar.

 

Mallkoj cdo gjë që kam përpara,

Dhe ndjek ligjet e pa shkruara hyjnore,

Shenjtnit dhe idhujt e farkueshëm

Të cilët rritën në tempuj të vertetë.

 

Blasfemi capitet si valët në stuhi,

Zgjatma vëlla dorën

Se bota do jetë tjetër

Me një dinjitet cdo herë përbri.

 

Eja, eja në shtegun e ri,

Mos lësho jetën,

Mbaju i fort,

Se do jesh Shkabë në liri.

 

 

TI RREZJA IME

 

Ti je drita që flakron,

Ti je rreze që rrezon.

Drita e diellit,

Që më jep shkelqim.

 

Ti je fanar i pa shuar,

Tingull i këngës sime,

Je zjarr i shpirtit,

Puthjes së pa shijuar.

 

Je rreze hëne,

Që natën hijeshon,

Atë puthje të ëmbël,

Kur ma dhuron.

 

Ti rrezja ime,

Ti zjarr i shpirtit tim,

Të adhuroj pa masë,

Të mbaj në përqafim.