| E diele, 02.01.2011, 07:29 PM |
Neki Lulaj
HEROJVE TË DARDANISË
Mendja ime endacake po me bredhë,pa fund,
atje mbi Dri dhe Erenik po lundron dikund,
ku dikur me Baclokun u patëm takuar,
ne orët e netëve të gjata atje është ngujuar.
Veshjën sonte nuk po ja njoh,vetmisë
as epokës time të netëve të pagjumësisë,
që ka zënë ngujim atje në Luginën e Kosharës,
duke u çmallur me heronjët e Dardanës.
Edhe jeta lëvizë me takt në këtë mugëtirë,
pavdekësija e tyre solli një Epokë më të mirë,
këta që nxorën me rrenjë Gurin e Kufirit,
janë 114 flakadanë që sot shëndrrisin qiellin.
Heroizmi i tyre ne këtë Betejë triumfoi me fitore,
ata që sot me krenari në Luginën e Kosharës bejnë roje,
nuk i tretë amanetet toka jonë Dardane
sa herë atdheut i kërrcnohet rreziku,ata ngitën si Uragani.
MALLI
Përpelitën gjethet e plepave,
në shenjë përshëndetje të ketijë mëngjesi,
unë rri ulur pranë burimit,
të presë ty, në këtë pikë të takimit.
Në mua thellë ka zenë rrenjë heshtja,
Ty po të presë me shumë dashuri,
Drini i bardhë vazhdon lundrimin,
për të nuk patë,kurrë pritje as kufi…..!
Ora e pritjës ndalon tik-takun ,
shëndrrohët në shekull e nuk ofron,
pritja ime se humb durimin,
kur e di se ti nuk harron.!
Dielli i ngrohët me rreze ari,
Simfoni përrallore në këto anë,
përmbi vesë që shkëlqen si Diamanti,
hapi yt i bashkimit po marshon.
Ardhja jote jep forcë e freski jetës,
Këtë çdo kushi le ta di,
mua gjithëmonë, më ka ushqyer shpresa,
se mes nesh kurrë s´do të ketë kufi.
VENDLINDJA IME ME BORË
Sonte rashë,trupë e tërthor vendlindjës,
ishte e veshur krejtë me borë,
drunjët dhe pemët ishin kërrusur,
si gjyshi im me mjekërr të bardhë.
Mbi shtratin e vetë rreshqet Lumbardhi,
deri n´buzë të ujit me borë mbuluar,
një pikturë e rrallë përrallore,
që sytë e mi kurrë se kanë shikuar.
Rraha male,brigje e lugje,
mbi autoudhë, Deti e tunele kalova pra
por në vëmendje një më ngeli,
vendlindja ime e dashur o.!
Bota i ka mrekullirat e veta,
me plotë parqe e ndërtesa madhështore,
por asgjë nuk ma shuan mallin
si Lumbardhi,kur gjarpëron në mes bore.