| E diele, 02.01.2011, 07:16 PM |
Suzana Kuqi
Një urim
Mbrëmë, në pragun e ndërrimit të viteve, dëgjova diçka të trishtme nga një i ri. E pyeta se cila është ëndrra e tij.
Më tha:
“Endrra ime është të kem një ëndërr.”
U drithërova...
Sepse nuk flitet thjesht për një ëndërr, flitet për një të ri, që për momentin ndodhet përpara një të ardhmeje së cilës i mungon horizonti ku ai mund të hapë krahët...
Nuk guxova të pyesja të tjerët, as tim bir, befas pata frikë nga përgjigjet...
… Sepse nuk mund të imagjinoj që bota nesër do të jetë në duart e një brezi të cilit i mungojnë ëndrrat.
Ndaj desha të bëja një urim:
U uroj të gjithëve, nëse e kanë një ëndërr ta ndjekin e ta realizojnë, nëse nuk e kanë, ta gjejnë një...
Imperia, me 1 Janar 2011