| E diele, 02.01.2011, 07:12 PM |
Përmbysja e Botës
Roman
Nga Faik Islami
-Sheshi ku mblidheshin burrat.Nuk ka ndryshuar.Po ai. Ja dhe plepi kavak tek cepi i shkollës.I gjatë sa, në qiell duket.
-Jeni të uritur more të shkretët ju !- u foli, si tu drejohej të njohurve. Dukeshin të uritur nga barqet e tyre ngjitur.Por kur qentë ndjenë një shikim keqardhës e ndoqën pas.Djalit nuk i erdhi mirë në atë ecje drejt atyre që do ta shifnin si një të huaj icili ndiqej nga qentë sallahanë të fshatit.Por vetëm ai e dinte se si ata ishte edhe vetë ai.I vetmuar në vëbnd të tij.
-Tutje!- u foli me zë dhe ja u bëri me dorë si për ti goditur.Qentë ndaluanecjen dhe po e shikonin si të hutuar.Edhe ai, i huaj që i pa dhimshëm, ndrroi mëndje.
-Qënien e vetmuar… dhe bonjakun, nuke don kush afër .Aspakë mëshirë për ta.Për cilin duhet të na vijë keq.Për atë që ndjen se qëniet janë të gjitha të barabarta përpara dhimbjes, apo për atë që edhe pse e di bën të kundërtën, që të tjetrët të besojnë se është në sërën e atyre që nuk e ndjejnë? Për të dytin besoj.Dhe ky i dyti jam unë vetë. –mendoi.
I preu mendimet se pat arritur tek një grumbull burrash që lozninme letra.Kishin formuar një rreth katërshe dhe kishin ulur kokat mbi letrat si të rënë në një mynxyrë.Ashtu behën burrat në kumare. Nuk ishin në kumar, sepse ishin vendosur rregulla shumë të forta sjellje në ambjentet publike, që ndryshonin kryekëput me të shkuarën, por dihej që në cilëndo lloj loje burrat e
-Tungjatjeta! –përshëndeti Rrahmani
-Tungjatjeta !-ja kthyen duke ngritur pakë kokat.Mundet, u bëri përshtypje ai djalë aqë i ri, që u afrua dhe i përshëndeti, por loja ishte në kulmet e saj.Në ato lloj lojrash burrat e humbasin miresjelljen dhe kureshtjen.Djali ndënji një copë herë duke i parë.Por dhe gjë për tu parë më gjatë nuk ishte.Bëri disa hapa tutje nga kurioziteti për të parë hapësirën që në memoreien e fëm mijës ishte e fiksuar.Shumë shtëpi, baçe rreth e rreth shkollës kishin ndryshuar krejt pamjen.Ai nuk po vriste mëndjen në kishin ndryshuar për mirë apo për keq, por sa ai ishte në gjëndje të mbante mënd pamjet.I gjithë peisazhi i dukej i njohur. Nga malli dhe mungesa e gjatë në vëndin e tij të lindjes gjithëçak i dukej e tija, e dashur.Në shpirtin e bonjakut kishte shpërthyer malli për vëndlindjen.Ai mall shpërtheu i përzier me dhimbjen e thellë që vetëm sa i kishte zënë kore në tërë ato vite të mungesës së tij në fshat.Ajo kore ishte plasur.Se jetimit dhe të varfërit nuk i mbyllen kurre plagët dhe nuk i ngopet barku.Këtë gjëndje ai tashmë kishte vitet pas asaj gjëme që po e përjetonte.Ndaj tek cilët do sy njerëzorë që hidheshin mbi të mundohej tu merrte për mirë qëllimin.Syve që u mungon dashuria e kërkojnë jo vetëm tek njerëzit por tek të gjitha qëniet.
Ashtu edhe Rarhmani.I rrotullontesytë për të parë njerëz.Donte ta mbushte boshllëkun e shpirtit me shikime njerëzorë.Ai sikur kërkonte diçka që të mund t`i mbrohente dita ditës gjënë më të rrallë brënda tij dhe të mos i prekej nga asgjë.Ai në cilëndo gjë mundohej të ruante atë perëndinë brënda vevehtes.Shpirtin e tij të dlirë, të drejtë, e për të edhe të madh.I kujtoheshin në çdo hap fjalët e babait.”Rritu biri im ! Përpiqu e mëso që të bëhesh i zoti i vetvehtes.Që të bëhesh zot i vetvehtes nuk mund të bëhesh me para e me pasuri.Bëhesh me mësim, mundim, lodhje, djersë…!”
-
-Tungjat jeta!-përshëndeti djali
-Tungjatjeta-ju përgjej pa e ngritur kokën.Djali u step.Nuk dinte si të thosh me tej.Heshtja zgjati gjer sa zyrtari ndjeu se ai që përshëndeti kishte mbetur tek dera.As nuk iku as nuk hyri brënda.Uli gazetën dhe ju drejtua.
-Kishe gjë ?
-Si të them edhe kisha, por ja..
-Nga ju kemi more djalë?
-Nga ky fshat.
-Ua!
-I Kasëm Bakos.
-Si more..! Ua! Poku ke qënë kështu tërë këto vite? Ke qënë ushtar, të shikoj porkur u lirove?
-Kam jetuar në Elbasan tek gjyshi i nënës, tek babazoti, si i thomi.Pstaj ushtar dha ja erdha në shtë..
-Pa eja eja të të përqafoj more djalë.Je i atij babe dhe i asaj deli nëne.Fati more djalë, fati nuk deshi të gëzonin dhe të gëzoheshe me ta.Kështu është jeta.Le që edhe vetë e shkurtër jeta, por njerëzit e shkurtojnë edhe më shumë.Se njerëzit nisin luftrat.E bëjnë jetën sin a e bënë të gjithëve.Si ta bënë ty e plot të tjerëve.Por shtëpia juaj u shua fare.Ndjej dhimbje kur më heqe shtegu andej.Po nesise, neise.Tije rritur e bërë burrë.ke jetën tënde përpara.Je I lirë të merresh me vehten tënde, mej etën tënde.Kështu edhe shpirti yt i trazuar o djalë do të gjejë më në fund qetësinë që i ka munguar.Nuk mëthuame se jemarrë para se të veje ushtar?
-Me bagëti, pasi mbarova shkollën unike.Kam mësuar në suhtri për lyerje makinash me bojë.
-Nuk paske ndonjë zanat, për këtu, në fshat pro edhe…puna e blegtorisë zanat është.Aponuk kemi nevojë në atë sektor!Unë jam sektretar i këshillit.Jam miki tyt eti dhe i familjes tënde.Por e kemi edhe detyrim për të birin e asaj familjeje që ..Si e ke vendosur? Si do bëshë?
-Nuk e dias vetë.Nuk kam as shtëpi as…
-E di e di.Por them se do rregullohesh si të rregullohesh.Je iri.Na dil nga e hëna ta bisedojmë dhe me kryetarin e kooperativës.Hajde mosu mërzit.-dhei zgati dorën, për ti kujtuar se biseda aqë ishte.Rrahmani doli me njëndjesi të trubullt.Ai zyrtar fshati e priti mirë.Heshte kur e panë fillim, por i dha shpresë me ato që i tha.
-Bonjaku u ngopëka edhe me një fjalë të mirë-përshpëriti.U end dhe nja dy orë në përfshat dhe pastaj u
-Shoku sekretar mund të më jepni nja dy fletë lëtër shkrimi?
-Me gjithë qejf.Ja merri! Ndonjë vajze që të ka përvëluar zëmrën, ëë? Hë qerrata , qerrata.Kështu e ka rinia.Zjarr, zjarr jeni.Ke lënë ndonjë manxurranë andej, ku kreve ushtrinë, ë? Dhe do t`i nisësh një kartë ..! Doemos posi! Hë !
-Jo! Nuk e dua për atë qëllim, por do kërkoj të më ndihmojë qeverria për …shtëpinë.Unë nuk kam ku fus kokën.
-Qeverria? Mirë, mirë.Mbase të ndihmon!Ashtu të lumtë! Mbase!
Rrugës për tek hauri ixhaxhait, bluante përmbajtjen e letrës për në qeverri.
-Kujt t`ja
-Kam ndonjë mik të babait? Babai kishte plot shokë dhe miq, por vallë ta kenë akoma ata emrin e tij në radhën e miqve dhe shokëve të tyre?Kur nuk ke miq as në shtëpinë tënde si kërkoshë tek të tjerërt? Pastaj si tu them? Unë jam Rrahman Bako i biri i…me profesion
-Erdhe bir? Hë, takove njeri?
-Takova plot xhaxha.Takova sekretarin e këshillit.
-Aliun! Është burrë i mirë.Na don neve, por sa para bën.Nuk ka gjënë dorë.Neise një llaf edhe e thotë Aliu.I the gjë a të tha ai.. hë qysh llafosët?
-Më tha që.. kanë nëvojë për
-Doemos , doemos! Aty po qysh gjetkë.Atëpunë ka atë të jep. Ku ka gjë tjatër këtu.Ka dhe në ara, në brigadë, por e vështirë aty bir, e vështirë puna në bujqësi.Bari është birko punë.Nuk lodhesh shumë.Pa një gjë dhe e ha.”Gjëja e gjallë të mban gjallë” ka thënë i vjetri morë bir.
-Unë kam zanat o xhaxha!
-Zanat për qytet ai mor Rrahman djali.Këtu i thonë fshat.Fshati karroca dhe qerre ka.Hë, do aty? Di për aty.Ecë mabse të marrin.Mbase kanë nevojë.Ku i dihet punës.
-Më parëdhe më shumë kami nevojë për shtëpi xhaxha.Nuk jetohet në këtë haur.
-Nuk i do i verbëri sytë? I do po kush ja jep or bir.
-Do t`i shkruaj Qeverrisë.
-Kuja do t`i shkruash më the ?
-Vetë të madhit fare.
-Të madhit fare më the?
-Jo xhaxha! Do ta kërkoj të drejtën.Më thoshte babai.”Të drejtën do ta kërkoshë pa u lodhur dhe me forcat e tua.” Ç`do humbas? Dy frikëra të mëdha kam unë. Jo vetëm unë, por të gjithë njerëzit.Vdekjen dhe… varfërinë.Këtë të dytën e kam mbi kokë.Kur njërën e kam pse do të ruhem më nga tjetra.Bashkë shkojnë që të dyja.Si thoshte Qemua i Sulos:”Të dalë ku të dalë”. “Tafti bafti”! Ashtudo tëbëj !-i dolime zë vendimi i marrë.
-E po tu bëftë e mbarë! Ç` të thotë xhaxhai ty më ! Kam bërë presh jani.Do hashë? Kjo e uruar bukë me rracion o bir.Treqind gram në ditë për frymë, bukë na lllogaritet mielli që na japin!Aqë, tremebëdhjetë qillo miell misëri, për frymë në muaj! Pakë! Duhet të shënojnë dhe ty se një rracion nuk na mjafton të dyve.Do vete unë tu them.Mos çap ti !
Por nuk e dëgjovi sa foli i ungji.Ndoshta e dëgjoi se diçka foli, por as që u interesua për se tamam.Ishte ulur në gjunjë para një thesi me miell misëri.Mbi thes, kishte vënë qëun një sufër e vogël që dikur pat shërbyer për të bërëa mvisa peta dhe kulaç gruri.Sipër qëut kishtev vënë letrën që i pat dhënë Aliu.Për minuta të tëra, me majën e një kalemi që pat në gjimnastorkë, mendohej për të nisur fjalën e parë mbi letër.E bërigatidisa herëpër të nisur shkruarjen, por prapë tërhiqej dhe vinte lapsin në gojë. Sikurme atë veprim gjente piknisjen e fjalës më të parë.Pastaj zuri të përsëriste me zë por pa e shkruar fajalën.
-I dashuri shoku..Jo! Nuk e kam mirë kështu.Duhet; shëm i dashuri shoku…! Jo as kështu.Pseshokme mua është ai?
-Shumë i dashuri shoku Enver! Unë qëpo të shkruaj jam djali i mbetur gjallë nga e gjithe familja e shuar e Kasëm Bakos.E Kasëm Bakos nga fshati Goraj? Ku e mabn mënd ai babain! Jo e Kasëm Bakos, por e partizanit komandant …Jo! As kështu.Djali i vetëm i mbetur gjallë nga familja e partizanti Kasëm Bako, nga fshati Goraj. Kam mbaruar ushtrinë dhe jam ktheyer në fshat.Por shtëpia ime është e djegur si atë ditë kur mbi të ra ai, aeroplani amerikan, i qëlluar nga gjermanët, prej Kalasë.Babai, i cili lëngonte nga dy plagët e plumbit, që kishte marrë në betejën me gjermanët, si dhe të gjithë pjestarët e shtëpisë, mu dogjën të gjallë brënda.Nëna u hodh në flake, për të shpëtuar motrën time, Lutfijen që do të martohej po atë javë. Të dymbëdhjetë vetët e familjes u dogjën.Shtëpia jonë u bë shkrumb e hi.Bashkë me të mitëu dogjën edhe të katër pilotët e atij aeroplani. Të gjithë u shkrumbuan të gjall.Shtëpia u kthye në gërmadhë.Ashtu ka mbetur dhe sot e kësaj dite.
Unë, pasi mbërova ushtrinë, në Tiranë, jam kthyer në fshatin tim.Por këtu nuk kam as shtëpi as katandi, as një çerek leku në xhëp.Ju drejtohem Juve, pasi nuk kam kujt tjetër t`i kërkoj ndihmë. Unë, dua të punoj, porqë të arrij atë, të më jepej ajo mundësi që sot nuk e kam.Një ndihmë, për të patur një shëtpi si gjithë të tjerët.Ose të më lejojnë të shkoj të punoj në një ndërmarrje të shtetit.-Ndaloi dhe e lexoi disa herë.U mendua një hop dhe i doli me zë.
-Ja, kaqë pakë kërkoj
-Fole more bir?-e pyeti xhaxhai
-E mbarova xhaxha.Mirë more bir, por a do të mabrojë punë ai që do t`ja nisësh? Ajo është e tëra.Lodhesh ti e bëre.Mirë besoj unë ja ke thënë.Se është e thënë puna jonë, po a do ketë izër për më mirë, nga ai që i ke shkruar? Ku di unë ku di unë por thëm se badiavado të vejë ajo lodhje.Nuk kam dëgjuar të kenë ngulur ndonjë gjë tek hallexhinjtë si neve.Këtu po asnjë nuk e vë në zjarr ujin.Nuk e di, nuk e di!
-Nuk kam uri.
-Qysh nuk ke uri.Goxha djalë, goxha uxhut dhe më thau “nuk kam uri”! Merre de!
Mori tasin me sa i kishte vënë përpara i ungji.Hëngri si me përtim.Ju duk se ato që hantenë ushtri ishin ku e ku me ushqimin që kishte përpara.Në atë moment mendoi prapë kapter Myrtezain.
-Paske qënë burrë i mënçur kapter! –tha Si mabroi së ngrëni u shtri në kurriz kukishte fjetur natën.Me symbyllur po meditonte.
-Jam para një rrethi që do të duhet ti vi vërdallë.Ja vlen të jetoj? Apo ja vlen të vdes më mirë.Ky nuk është një gjykim që më vjen se e kam pleqëruar mirë e bukur me mëndjen time.As se unë kam guximin për ti dhënë fund kësaj jete, që nuk e di ku të nisë e të lëvizë.As edhe sepase unë kam patur tërë atë fatkeqësi në jetë.Por, ndoshta ja vlen, sepse po ndjehem i lodhur, pa punuar as një ditë.Dhe unë nuk kam nevojë për këshilla, si ato që më dha sekretari i këshillit, por për ndihmë.Do ta hedh letrën, sapo të dihet e nesrëmja!- pas asaj fjale e pat zënë gjumi.
Dy muaj ditë, Rrahmanit i ikën me të njëjtin ritual.Ngihej.ej vishte rrobat e “dautit” dhe delte nga shsehi i fshatit.Takovi kryetarin e kooperativës, të këshillit dhe sekretarin e partisë.Që të tre e pritën mirë fare.Si djalë të shatit të tyre, por asnjë herë që ai nuk ishte si të gjithë të tjerët.Së paku për nga dhimbja që kishte përjetuar.Nga fatkeqësia.Biles ata as nuk shfaqën shënjën më të vogël të keqardhejes.Ajo edhe i pëlqeu, sepse e urrente mëshirën, për një …bonjak, por edhe e habiti.Ata e trajtuan si cilindo tjetër, kur ai nuk ishte kurrë si të gjithë.
-Budallai unë.Shprezsoj, që me kërkesa, me lutje të ndryshoj fatin, vendimin që ka dhënë Perëndia? Mirë thoshte Qemo ziu.”Tafti bafti”!-tha. Mirëpo, ditët iknin dhe atij jeta zuri ti kthehej në makth.Lutej përherë në atë vetminë e netëve.
-O Perëndi, merrma jetën! Përse më duhet? Jam i velur.Ç`do që të më japish a do të më japin me ndihmën tënde, do të më shkaktojë marrje mëndësh, një përzjerje. Dëshirat e mia për të punuar e provuar të mirat, kënaqësitë, ka qënë kaqë emadhe, kaqë e lodhëshme sa nuk kambetur forcë dhe energji brënda meje, për të provuar në ditët dhe vitet që më kanë mbetur.Dua, me gjithë shpirt, tu largohem gëzimeve të ëndrruara.Nuk kam më as ëndërra.Jeta, kur nuk paske guximin që të vdesësh, u ktheyeka në skllavëri.Ky qënka fati. Përjetoj fatin e bonjakut.
Kët gjëndje fataliteti ja ndryshoi një letër që i pat ardhur, pas dymuajsh si kishte nisur letrën Enver Hoxhës.Letra pakë fjali kishte, por ajo që e ngrohu djalin ishte, që në hyrjen e saj…
“‘Drejtuar të riut Rrahman Bako-Goraj.
Me porosi, personalisht të shokut Enver, kërkesa juaj, do të gjejë zgjidhje nga ana e Organmeve të Pushtetit në Rreth…! Shefi Sektorit të Letrave të Popullit M. Mejkollari.” U shushat nga një përzierje dhe ngrohje që nuk po e merrte vesh se nga se i vinte, duke lexuaratë rresht.Kur arritinë fund të dy radhëve Rrahmanit ju droth zëmra.Mbeti si i ngrirë.
-Ja paskanë dhënë! E ka kënduar letrën time… vetë shoku Enver!- pyeste e ripyeste për të disajtën herë. Flokët e rritura ju ngjethën.Ja lexovi të ungjit dy herë radhazi.E si e pa drejt në sy i foli si fituesi i një loje;
-E shikon që e ka marrë? E ka kënduar letrën time, vetë ai..!
-
-Jo, xhaxha e ke gabim.Kush guxon ta bëjë fjalën dy të atij burri?
-Dhe pa b..nuk janë këta more bir.Ç`do bëshë pastaj? Do t`i shkruash prapë ? Aha! Të puthtë halla në të dyja faqet!
-Ti po flet, si..se si më duket se po flet o xhaxha .
-Jo bir nuk jam armik unë.Por ja, nuk më shikon mua? Kaqë vite dhe më lanë kështu si më gjete.Jam unë, është shtëpia jonë të lihej si e kanë lënë? Nuk ishte! Yt atë, im vëlla luftoi dhe mori plagë në luftë. Bëri gjithë atë punë me bashkëfshatarët, tërë atë luftë dhe kur erdhi fundi të gjitha u harruan nga shokët e tij, të luftës.Për këtë them dhe më duket se nuk e kam gabim.Fola shumë edhe pse isha betuar të mos të flisja nga këto gjëra me asnjë.Me ty gjithashtu.Desha të qëndroja në heshtje dhe vetminë time.Në shoqëri me vetvehten time, që nuk doja të ma prishte njeri.Kur ja, më erdhe ti, gjaku im.Dhe ma përzjeve qetësinë.Jo se don ti, por nuk më rrihet mua tani. Kurt ë shikoj të vuash,m të lodhesh duke kërkuar një gjë që të takon por që nuk ta jep njeri.Pse duhet ta kërkoje? Të tajepnin ishte në nderin e shokëve të tyt eti. E nise një letër dhe të erdhën dy gjisht kartë.Po pastaj? Asgjë! Nuk dua të taprish por se si më duken këto punët me letra.Më duken punë të papune.Nuk e di , nuk e di, por.. inshallah!
-E kujt tjetër do të duhej ti kerkoj xhaxha ? Vjata tek te gjithe zyrtarete ketushem.me shikojne si për të më mëshiruar.habiten.” Ua! Djali i të ndjerit Kasëm! Sa mirë! Qënke bërë burrë! Ishkreti Kasëm! E shkreta ajo grua, që i kishte të rrallashoqet.E pësoikeq shtëpia juaj, por ja si të themi, lufta..Mbete jetim more djalë, por… sit ë gjithë dhe ti.U rrite tashti.Ja do filloshë ndonjë punë dhe… avash avash do të martohesh e do bësh fëmijëte tu…”Këto dëgjoj nga të gjithë.Më duket vehtja sikur kam mbetur për tu mëshiruar.
-Ashtu kemi mbetur o bir, po qysh thua!
-Jo! Unë dua ndihmën e qeverrisë se shtëpinë ma dogji lufta.Se babai im u përshkua nga plumbat e gjermanit.Se shokët e tij të djeshëm sot qeverrisin vëndin.Se..
-Ishte e ishin dje ashtu, por ata shokët partizanë, të tim vëllai, sot kanë hallet e tyre, shtëpitë e tyre dhe punët e tyre.Ndaj të thom ec e puno ku të thanë.Me blegtori, me blegtori të veshë.Nuk është turp puna me gjënë e gjallë bir.
-Nuk e kam për turp.Por pse vetëm ajo punë për mua.Ne, nuk kemi një shtëpi ku të fusim kokën.Këtu ta kaloj jetën? Në këtë haur? Jo! Do të pres atë që më shkruan shoku Enver.Do ma zgjidhin.Ke për ta parë.
-Ashtu u bëftë, por sepse jam i mbërdhihur unë.- tha të fundit i ungji.Pastaj u shtri në qoshen e vet gati i dërmuar.Ai, në thellësi të shpirtit të tij e dënonte atë qëndrim me te nipin, pasi e kuptonte mirë arrësyen e hidhërimit të tij.Mendimi se i nipi ishtei ri, shumë e shumë herë më i ri se ai vetë, ja kishte pushtuar tërë qënien e tij në ato momente.”Mirepo fati të ketë radhë xhanëm”?, pyeti.
Nuk ishte mbushur java kur atij i pat ardhur letra nga Enver Hoxha.Ishte ditë e diel dhe ai si zakonisht u ngrit herët.U rregullu, bëri tualetin e zakonshëm, që ishteca grushtaujë syve, një fshirje me një cep çarçafi dhe ca lëvizje të krahëve, ritual i thjestëzuar i atij steriotipi që kishte bërë në ushtri.Hëngri pakë bukë misri përshesh me pakë qumësht dhe u bë gatipërtë dalë.Që kur kishte ardhur nga ushtria e pat bërë rregull që të djelave shkonte në varreza.
-Ika xhaxha për tek ..ata. -i tha, duke veshur gjimnastorkën në të dalë të derickës së haurit.Dhe ai ju përgjigjej shkurt:
-Shko bir, shko!
Ilaçi më imirë për ata që kanë dhimbje është ambjentimi me dhimbjen.Kurse më i keqi me siguri është lodhja prej dhimbjes.Rarhmani nuk po e merrte vesh dhe nuk ishte në gjëndje të kuptonte as nëjrën as tjetrin rast.Ishte mes të dyve.Akoma nuk i ishte fiksuar bindja se që të shpëtonte një herë e mirë, prej ritualeve të tilla, ishte largimi sa më shpejt nga ai qëndrim, të cilin kurrësesi nuk do ta mbante për një kohë shumë të gjatë.Gjëja më normale që bëjnë njerëzit në jetë është largimi i shpejt prej dhimbjeve, si ato të Rarahman Bakos.E gjejnë njerëzit një ngushullim sa do e madhe të jetë dhimbja.E hedhin mendimin diku, kapen pas diçakej që u jep shpresë.Shpresa që i kishte lindure bëri që atë ditë ta thyente ritualin.Nuk shkoi tek”prindërit”, sepse vajtja në varreza I ishte kthyer në ritual.Ashtu thosh me vehet.”Po shkoj tek prindërit.Nuk u nis për andej por nga sheshi i fshatit.Të dielave ai shesh gumzhinte që herët prej të rinjve dhe burrave.Kur njerëzit kanë punë pakë, ose që nuk kanë punë bashkohen në njerëzi.Aty sikur thyejnë atë stres që u sjell endja nëpër kotësi.Hyri mes njerëzve dhe ndjeu se ishte i barabartë vetëm mes tyre.Vetëm hallet e tin nuk mund të përziheshin me të së tjetrëve.këtëe dinte fortmirë.Dhe ajo ishte gjëja që e mundonte thellë në shpirt.