Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nijazi Ramadani: Studimi mbi dorëshkrimin e parë të gjuhës shqipe - “Meshari”

| E diele, 02.01.2011, 08:58 PM |


Nuhi Ismajli sjell një studim shkencor - “ Vepra e Gjon Buzukut”

 

Studimi mbi botimin e parë të gjuhës shqipe - “Meshari”

 

Nga Nijazi Ramadani

 

Studiuesi i letërsisë shqipe, Nuhi Ismajli vjen me veprën më të re “ Vepra e Gjon Buzukut”, të botor nga Ars-clubi ” Beqir Musliu”, financuar nga MKRS, një studim i thelluar mbi dorëshkrimin e parë të gjuhës shqipe, pikërisht në 455 vjetorin e botimit të “Mesharit”. Deri tash ka të botuar veprat me kritikë letrare : "Nga vlerat e traditës", “Kurreshtje letrare”, Aktualizime letrare”, ku për Nuhi Imajlin, kjo është vepra e katërt me radhë, nga fusha e studimeve, vështrimeve dhe trajtesave shkencore në fushë të kritikës gjuhësore,  letrare, publicistike dhe polemiste.  Shkrimet  që përbëjnë  këtë vepër shkencore hulumtuese e pasuruar me të dhëna arkivore për Gjon Buzukun që deri së voni i kanë  munguar  historiografisë sonë të  shkruar të gjuhës dhe letrave shqipe. Edhe ato që kanë qenë të njohura sipas gjuhëtarit, historianit të letërsisë shqipe, profesorit, Nuhi Ismajli, ato janë shkruar në kohë    ndyshme, dhe  me  parë ,     janë  botuar  ne  gazeta, revista  e vepra të  ndyshme. Një qasje e tillë hulumtuese gjithëpërfshirëse për “Buzukun dhe gjuhën e tij”, është trajtuar edhe nga AASH të Shqipërisë, ku autori ka qenë i përfshirë me tri njësi enciklobedike të  sipas autorit Ismajli, është qëllimi i  tij    ato , përmes kësaj vepreje, shkrimet e shkruara në vazhdimësi dhe të botuara në shtypin e Prishtinës dhe të Tiranës, t’i ketë lexuesi    tubuara , në  një  vepër të  vetme .                                                                        

 

Në shkrimet që e përbëjnë  këtë  vepër, janë   trajtuar  çështje  të ndyshme    vepres  “Meshari”  dhe  të autorit    saj,    cilat  janë  heshtur   dhe  nuk  janë trajtuar  fare,  jane trajtuar  pak ose  nuk janë  trajtuar  si  duhe .   Kështu, këtu  trajtohet  çështja  e historisë    zbulimit    vepres    buzukut , në etapa të ndryshme duke filluar me zbulimin e parë të të ekzemplarit të vetëm më 1610 nga arqipeshkvi I Tivarit, Marin Bici, edhe pse mendimi më i përfapur ishte për    cilin zbulim, flitej vazhdimisht edhe i  pësëritur një puhim i tillë se “ zbulimi  i parë  është   ai, zbulimi  i  studentit nga Gjakova GJ. N  .Kazazit, i  vitit  1740, si dhe çështja  e historiesë    ribotimit    saj.  Këtu në këtë liber  është  folur  për çështjen  e  vlerës  historike–letrare    vepres  së Gj. Buzukut, kurse, më  parë,  siç  dihet nga studimet e gjerë tanishme  është  folur  duke pasur  autori Ismajli bindjen e   thellë   për  vlerën  e adhe letrare    teksteve biblike dhe    teksteve  autoriale    Bozukut,     cilat  e përbëjnë  tekstin  e  “Mesharit” , si  dhe  në saj  të analizës  së vetë  natyrës  së teksteve  të tij, ku sipas autorit në  librin “Vepra e Gjon Buzukut”, ku janë trajtuar  edhe llojet letrare  të veprës  Meshari, vlera  letrare, si dhe  historia e gjendjes e trajtimit letrar të saj.  Nga aspekte    ndryshme  si  plotësim  të mendimit  për  Buzukun dhe veprën  e tij, është  folur  edhe përmes  intepretimit  e vlerësimit  të shkrimeve    ndrushme  për  Buzukun  dhe  vepren  e  tij, në një këndvëesahtrim shumë shtresor dhe shumë dimenzional të çështjes së shtruar nga studiues albanologët  tanë dhe të huaj. Botimi i veprës  synon    përmbush dhe aktualizoi nëpërmjet  saj,    nderoj  shkrimtarin, Gjon Buzukn, i  cili, në kohën, kur ishte zbuluar nga  Marin Beci, fushata për çrrënjosjen e shkrimeve dhe botimeve,  e cila gjendje ishte përshkruar përmes Pjeter Mazrekut, edhe atë në mes    shek. XVI, shkroi  një  vepër  tejet    rëndësishme   për kulturën  shqiptare, dhe t’i  kontribuoj njohës, të së kaluarës  kombëtare  dhe  begatisë së vlerave të  saj, si kusht  për të njohur të ardhmën, ishte mesazhi iautorit Ismajli.                                        

 

Autori librin e tij prej 80 faqësh, e ka ndarë në tetë njësi, duke zbulimin e veprës Meshari të Gjon Buzukut, Zbulimi dhe ribotimi I veprës Meshari të Gj. Buzukut, vlera historike letrare e saj, llojet letrare të veprës, ndriçimet e shumëanshme të veprës dhe të autorit të saj, duke e përmbyllur me të dhënat arkivore për Gjon Buzukun dhe shënimet biografike për autorin Nuhi Ismajlin i cili shkrimet e tij, i ka të botuara në gazeta e revista të ndryshme, përbëjnë vëllime të tëra. Ky autor, vetëm me botimet nëpër gazetat e revistat e ndryshme, do të kishte edhe disa botime të tjera, të plota të cilat i ka në dorëshkrim. Ismajli është studiues i pasionuar i kulturës shqiptare, historian i letërsisë, kritik letrar, eseist, polemist e gjuhëtar, një krijues i veçantë i gjithanshëm dhe mjaft produktiv. Për herë të parë, me shkrime për çështje të arsimit, paraqitet në vitin 1983, për të vazhduar pastaj me shkrime të tjera, për çështje të ndryshme gjuhësore, letrare etj. Shkrimet e tij të para Nuhi Ismajli i botoi në gazetën “Rilindja”, pastaj në revistat “Fjala” e “Shkëndija”, për të vazhduar më pas me paraqitjet në gazetën “Bujku”, “Koha ditore”, “Zëri”, “Bota sot”, “Epoka e re”, “Kosova sot”, “Iliria post” , në revistën “Identiteti”, të Prishtinës, si dhe në gazetat “Shekulli” e “Koha jonë” të Tiranës.Nuhi Ismajli është pjesëmarrës mjaft aktiv në takimet e ndryshme shkencore të organizuara nga institucionet shkencore të botës shqiptare. Ai ka marrë pjesë në Sesionin shkencor për Çabejn, organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, më 1998 dhe, disa herë, edhe në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë, në kuadër të botimeve shkencore të të cilave institucione i janë botuar punimet.Nuhi Ismajli është i përfaqësuar edhe me 6 njësi bibliografike për veprën e Buzukut, në veprën: Buzuku dhe gjuha e tij, të botuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, më 2005.