| E diele, 02.01.2011, 08:58 PM |
Kosova letrare, Rumania shqiptare dhe Serbia antirumune
Nga Baki Ymeri
Krimet serbe në Kosovë vazhdojnë të reflektohen në shtypin rumun përmes botimeve fragmentare nga libri i Sanije Gashit Histori të tmerrit: “Të maskuarit erdhën pas mesnatës” (Masca?ii au venit dupa miezul nop?ii), botuar në revistën e famshme të Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë Oglinda literara”(nr. 109/2011) dhe “Një libër i gjallë” në revistën Climate literare (dhjetor 2010). Kjo ishte e para, dhe e dyta: Kohë më parë, dhe sidomos këto ditë kur
Evropa ende nuk e din të vërtetën e hidhur se serbët jo vetëm që ua mohojnë të drejtën arsimore dhe fetare, por ua kanë diskriminuar rumunëve të Timokut, madje edhe emrat dhe mbiemrat, duke e bërë Krëçunin Krëçuniviç, Balën Ballasheviç etj. Autoritete e Bukureshtit e heshtin këtë fakt, siç e heshtin (apo mohojnë) pavarësinë e Kosovës, ndërsa Predrag Ballasheviqi, lideri i Partisë Demokratike të Rumunëve të Serbisë (PDRS), organizata më e rëndësishme rumunëve etnikë të ndodhur nën tutelën serbe, potencon faktin se “vizita e raportorëve evropianë në
Krimet serbe në revistën rumune Oglinda literara (Pasqyra letrare)
![]() |
Ndërpritnie ndjekjen e rumunëve të Timokut! |
Përndryshe, revista letrare Impact literar në numrat e fundit (373-375, shtator/nëntor 2010), në emër të kritikëve Mihai Antonescu dhe Victor Sterom, përveç shkrimeve tjera prezanton Albina Idrizin me impulset e saja apokaliptike që shpërthejnë në romanin Hija e kullave (me subjekte krimesh serbe në Kosovë), antologjitë Ishulli i pavdekësisë dhe Çelësi i fjalëve, Rrënjët e Vilhelme Vranari Haxhirajt nga Vlora, vlerat lirike të Ibrahim Berishës, Sadik Krasniqit, Liman Zogajt dhe Remzi Limanit nga Kosova. Dhe së fundit, gjatë janarit të këtij viti pasojnë ta shohin në Bukuresht dritën e Botimit vëllimi Loti i dhembjes, i poetit Skënder Zogaj, nga një vëllim i Jeton Kelmendit dhe Lek Pervizit në gjuhën rumune, një përmbledhje tregimesh e Vilhelme V. Haxhirajt. Për momentin kaq sa i përket Serbisë antirumune dhe Kosovës letrare të viktimave të SHIK-ut antishqiptar, Kosova e Adem Jasharit, Ahmet Krasniqit dhe Tahir Zemajt duke qenë e konsideruar në shkrimet e kritikëve rumunë si Hëna e pushkatuar pas shpine, Vullkani i durimit, Shkëndija që e kall energjinë, apo, siç shprehet Kozeta Zylo në një korrespondencë të saj: E Bukura e Dheut.