| E premte, 31.12.2010, 04:43 PM |
Apel dashurive
Nga Përparim Hysi
Lule e bukur
Lule e bukur plot aromë që ke çelur në dhjetor
Pse më dukesh si ikonë,mua që s'jam shënjtor?
A e sheh se sa nuk plas,sado dimër,bëhet verë.
Se aroma aq e mirë,edhe dimrin ktheu në verë
O moj lule xhevahir,më patakse këtë herë
Ja,lajthita,unë plaku,lylyver më bën sytë
Se më lëvizi gjaku;doli mëndja nga burgjitë.
Apel dashurive
Të mblidhen këtë fundviti,se plasa;për to: po jap xhan.
Kam dashur;shumë kam dashur dhe të gjithave u bëj apel
I dua tani që jam plakur;kujtimi i shtrenjtë më këndell.
Nuk pyes për paragjykime;të gjitha të shkojnë në djall
Me to është gjithë jeta ime;nuk fshihem dhe s'pyes për moral.
Kam dashur veç me zemër dhe kërkënd unë nuk gënjeva
Respekt kam për çdo femër dhe hiç mos prisni ju emra.
Se ndjenja ka qenë reciproke;ka lindur si vetvetiu
S'ka vënd për ekuivoke apo mëndësi prej çilimiu
Dashuria është njerëzore dhe zëmrat i fisnikëron
Ku jini,o çaste dashurore!Moj zëmër,ç'ke që rënkon?!!!!
Dashuria e prish kalendarin e vitit
Muaji janar.A nuk është palca e dimrit?
Dimër i egër.Qe fundjanar
Për çudi,ne të dy qemë valë
Atë dimër e kthyem në behar.
* jam martuar në janar
Vjen një çast
Vjen një çast dhe veç një fjalë
Si ,papritur, bëhesh me pupla
Dhe harron që je kokëbardhë
Se të dua,të thotë e bukura.
Edhe kaq ty të mjafton
Mjaft që me të po rri përballë
Ti vesh krahë si zog i gjallë.
Edhe zë e cicërin
I harron thinjat që ke
Zëmra zë e tingëllon
Të ka zënë "qymyri",de!
Edhe hiqesh si i ri
Pa dhe flet me zë të lartë
Porse qenia pleqëri
Ndonjëherë të zë dhe"mat..."
X...
Zë më grryen keqas meraku,
Siç e grryen tokën vdidhisja
Pa më bëhet valë gjaku
Aq mbresëlënëse qe sajdisja.
Më sadjise siç dhe ndjeje
Je e mbushur me virtute
I nxehtë gjaku nëpër deje
Kur takoi me një buzëruspe
Po bëjmë turp?!Nuk e besoj
Dashuria nuk është turp
Veç e di kush dashuroj
Për të tjerat,nuk pyes;nuk...
31 dhjetor 2010