Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dibran Demaku: Pritet themelimi i shoqatës së piktorëve dhe skulptorëve shqiptarë në Gjermani

| E premte, 31.12.2010, 08:57 PM |


Arti dhe artistët shqiptarë në Diasporë

 

PRITET THEMELIMI I SHOQATËS SE PIKTORËVE DHE SKULPTORËVE SHQIPTARË NË  GJERMANI

 

Shkruan Dibran Demaku

 

Ditë më parë   u hap  një ekspozitë artistike nga Malë Myrtaj skulptor, Dan Gashi, Sokol Maloku, Valdete Berisha, Asllan Dibrani, dhe  Augustin Pergega nga te cilët ishte një ekspozitë me tematikë kombëtare, por pjesa frekuentuese e pikturave ishin  të fiksuara ne  figurën e Nëne Terezës .  Në ambientet e asaj shtëpie të kulturës ju dha një petk  me  nuanca flleshi e valëzuar  me ritmin muzikal të gërshetimin rrezatues  në bramshin  kombëtare .Këta piktorë  i dhanë një  pamje mbështetëse kësaj figure që  frymëzoj  poetet,  krijuesit ,  këngëtarët ,por kësaj here preku  botën dhe shpirtin e këtyre piktoreve  qe u  përballen me  figura e Nënë Terezës,  ku secili në këndin e vet madhështuan figurën e Nënë Terezës .Iniciativa ishte nga  Piktori  Asllan Dibrani  ku njëkohësisht   është edhe anëtar i Kryesisë se Lidhjes se Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Gjermani.

 

Të pranishmit në atë akademi kushtuar  Nënë Terezës patën rastin që me shumë artistë të njihen  me këtë veprimtari  të pikturës dhe skulpturës si dhe me punimet e tyre. Numri i tyre ishte i madh si asnjëherë më parë. Dhe në konkursin në fjalë u shpërblyen disa nga ata. Juria e përbërë nga Pal Sokoli,Shaban Cakolli dhe Sadri Gashi, e shpërblyen me vendin e parë piktoren nga Belgjika-Valdete Berishën. Vendin e  dytë e ndanë  për piktorët nga Gjermania, Asllan Dibrani dhe Dan Gashi. Ndërkaq vendin e tretë e ndanë gjithashtu për  piktorët nga Gjermania,Sokol Maloku dhe Augustin Përgegaj. Ndërkaq shpërblimin e publikut e mori skulptori i njohur Malë Myrtaj.

 

Duhet theksuar se shumë nga këta piktorë dhe skulptorë tashmë janë të njohur për publikun shqiptarë si dhe për publikun në vendet ku ata jetojnë dhe krijojnë. Shumë nga ata artin e bukur të pikturës dhe skulpturës e kishin filluar në Kosovë dhe e kishin vazhduar pastaj në vendet ku ishin vendosur. Ndërkaq një numër i konsiderueshëm i tyre(i atyre më të rinj në moshë hapat e parë në fushën e këtyre arteve i kishin bërë këtu në vendet e ndryshme në Diasporë. Por edhe pse të rritur e ndonjëri i lindur këtu,arti i tyre kishte të bënte kryesisht me historinë dhe zakonet e kombit të vetë,pra të kombit shqiptarë. Andaj  publiku duke i shikuar punimet e tyre domosdo do të ndiente një krenari të ligjshme për ta dhe punimet e tyre. Kjo do të thotë se ata edhe pse të shkëputur fizikisht nga atdheu i tyre,shpirtërisht ishin ngushtë  të lidhur për trungun dhe rrënjën e atdheut.

 

Asllan Dibrani artisti dhe   krijues  shumëdimensional!

 

Pa asnjë dyshim, nga këta krijues të arteve pamore, kishte kohë qe ishte kujdesur për tubimin  dhe afrimin  e këtyre  krijuesve artist në  një ombrellë bashkëpunimi të grumbulluar në një Shoqatë  të krijuesve të artit  pamor. Zoti Asllan Dibrani është edhe një publicist i veçantë.  Si rezultat  i kësaj pune të pa lodhshme të zotit Asllan Dibranit  një njeri  shumëdimensional, piktor  që punon në realizëm në stile të ndryshme në vaj, akuarel, grafikë, pastele por edhe në drugdhendje.

 

Një punim i tij gjendet në Muzeun e Shkodrës

 

Një punim i tij gjendet në Muzeun e Shkodrës, në Shqipëri, portreti i heroinës Maria Shllakut. Punon edhe në karikatura sidomos në karikatura me karakter politik . Veprimtaria e tij prej një artisti shumëdimensional, i afirmuar gati  në të gjitha fushat e arteve pamore, me të drejtë zë vend te merituar në fushën e kulturës posaçërisht në  piktorë ku përmes tij arritëm ti mësojmë emrat  e shumë piktorëve dhe artistëve dhe në takimin në fjalë do t`i publikonte ata emra që për pjesëmarrësit do të ishte një befasi e këndshme. Do  tu hynim në hak nëse nuk do t´i përmendnim emrat e tyre për lexuesit tanë. Dhe ata janë:

 

Gjelosh Gjokaj, Arsim Kajtazi, Dalip Kryeziu, Augustin Përgegaj,Rafet Jonuzi, Bedri Shala, Bekim Rexhepi, Arta Hajdari, Bukirie Dalladaku, Asllan Dibrani, Fadil Bujupi, Valdete Berisha, Fadil Sadiku, Gazmend Cakiqi, Hidajete Zeneli, Malë Myrtaj, Mentor Ejupi, Dan Gashi, Ramë Ukaj, Dafinë Hysenaj, Zenel Avdiu, Musa Aliu, Shani Sejdiu, Zeqir Berisha, Avni Alia, Sebahate Byci, Elvine Dibrani, Muhamet Lutfiu, Martin Lucaj, Sylë Muja, Qemajl Bekeri, Bedri Veseli dhe Besnik Hyseni etj .

 

Pra siç e cekëm edhe më lartë dikujt nga këta krijues duke e ditur numrin kaq të madh të këtyre krijuesve,i kishte lindur ideja që të ftonte piktorët dhe skulptorët që të formonin shoqatën apo asociacionin e tyre në diasporë. Dhe idenë e vetë do ta shpaloste pikërisht në akademinë kushtuar Nënës Terezë.

 

Nga kjo do te thotë se me punën përkushtuese  piktorit dhe krijuesit shumë i njohur dhe të talentuar zotit Asllan Dibranit, Diaspora Shqiptare  do  te jetë edhe ma e fuqishme në fushën  e artit dhe kulturës. Me propozimin e Asllanit për themelimin e këtij asociacioni u pajtuan si piktorët dhe skulptorët ashtu edhe pjesëmarrësit tjerë. Kjo ide e Asllan Dibranit ,  nga publiku pjesëmarrës  u përcoll  me vëmendje dhe me  duartrokitje  të gjata.

 

Ideja për themelimin e një shoqate apo asociacioni të piktorëve dhe skulptorëve shqiptarë në diasporë,Asllanit i kishte lindur kaherë,por ai këtë ide e shpalosi pikërisht në Festën e së Madhes  sonë-Nënës Terezë.

 

Me atë rast ai tha se një shoqatë apo asociacion i tillë do të jetë me rëndësi të madhe për piktorët dhe skulptorët shqiptarë në diasporë në përgjithësi,e për ata të rinjtë në veçanti. Pas themelimit të asaj shoqate apo asociacioni,piktorët dhe skulptorët shqiptarë në diasporë do ta kenë një çati të përbashkët,ku ata do të mund të takohen dhe njëherit  edhe t`i shkëmbejnë përvojat e tyre. Pastaj si shoqatë apo asociacion ata do ta kenë më të lehtë që të depërtojnë tek publiku i vendeve ku ata jetojnë. Përveç kësaj ata pas themelimit të atij asociacioni do të mund të hapin edhe ekspozita të përbashkëta. Nëse është e vërtetë ajo fjala e urtë popullore se:"Bashkimi bën fuqinë" atëherë edhe shoqata apo asociacioni i piktorëve dhe skulptorëve shqiptarë në diasporë,shpresojmë se pas themelimit do të paraqitet me shumë sukses. Jo vetëm që shpresojmë por jemi shumë të bindur në këtë konstatim. Andaj nuk na mbetët tjetër vetëm që themelimin e kësaj shoqate apo asociacioni të piktorëve dhe skulptorëve shqiptarë në diasporë ta përshëndesim dhe t´i urojmë shumë suksese!

 

Dhe krejt në fund për lexuesit po i publikojmë edhe disa nga foto të pikturave të piktorëve dhe skulptorëve si dhe disa nga punimet e tyre gjatë këtij takimi.

Asllan Dibrani piktorë  e në Atelienë e vete  te punës
Asllan Dibrani piktorë e në Atelienë e vete te punës

Grup piktorësh  prezent ne hapjen e Ekspozitës Dan Gashi ,Sokol Maloku,Valdete Berisha  dhe Asllan Dibrani
Grup piktorësh prezent ne hapjen e Ekspozitës Dan Gashi ,Sokol Maloku,Valdete Berisha dhe Asllan Dibrani

Asllan Dibrani në gatishmëri për ti bashkuar  piktorët, skulptorët dhe krijuesit tjerë ma me zë në Gjermani dhe ma gjerë me qëllim të krijimit te një ure ndërlidhëse me shoqatat e artistëve në Tiranë, Prishtinë, Shkup Diasporë dhe ma gjerë !
Asllan Dibrani në gatishmëri për ti bashkuar piktorët, skulptorët dhe krijuesit tjerë ma me zë në Gjermani dhe ma gjerë me qëllim të krijimit te një ure ndërlidhëse me shoqatat e artistëve në Tiranë, Prishtinë, Shkup Diasporë dhe ma gjerë !

Asllan Dibrani  anëtar i kryesisë se LSHAKSHGJ ku për here te pare  shpalosi  idenë për themelimin e shoqatës   se seksionit artistik të piktorëve dhe skulptorëve shqiptarë në Gjermani me bazë, por edhe për shtetet tjera në Evropë ku gravitojnë  shqiptarët.
Asllan Dibrani anëtar i kryesisë se LSHAKSHGJ ku për here te pare shpalosi idenë për themelimin e shoqatës se seksionit artistik të piktorëve dhe skulptorëve shqiptarë në Gjermani me bazë, por edhe për shtetet tjera në Evropë ku gravitojnë shqiptarët.

Ekspozitë e përbashkët nga   skulptori Male Myrtaj  dhe piktoret Asllan Dibrani, Valdete Berisha dhe Dan Gashi  piktor, Sokol Maloku etj
Ekspozitë e përbashkët nga skulptori Male Myrtaj dhe piktoret Asllan Dibrani, Valdete Berisha dhe Dan Gashi piktor, Sokol Maloku etj

 Punim ne vaj vërshima e ujt të  një pas dite  nga Asllan Dibrani
Punim ne vaj vërshima e ujt të një pas dite nga Asllan Dibrani

Punimet e Asllan Dibranit  të publikuara në ditën e kësaj feste
Punimet e Asllan Dibranit të publikuara në ditën e kësaj feste

Skulpturë nga Malë Myrtaj
Skulpturë nga Malë Myrtaj

Punime nga Valdete Berisha

Punime nga Valdete Berisha

Punimet  nga  piktori Dan Gashi të publikuara ne ditën e kësaj feste
Punimet nga piktori Dan Gashi të publikuara ne ditën e kësaj feste

Po i publikojmë disa punime nga Asllan Dibrani nga atileu i vet në Shtutgard të Gjermanisë

Prangosja e  motivit për liri 50x40 kombinim Akuarel dhe Pastel
Prangosja e motivit për liri 50x40 kombinim Akuarel dhe Pastel

Pamje nga disa piktura te Piktorit Asllan Dibrani
Pamje nga disa piktura te Piktorit Asllan Dibrani

Asllan Dibrani  punime me motive kombëtare në vaj
Asllan Dibrani punime me motive kombëtare në vaj