| E shtune, 05.01.2008, 03:54 AM |
Nga Arber Hoxha - Koha Jone
Ari Han |
Ish-trajneri i Kines dhe Kamerunit pohoi se pret nga skuadra e tij te njejtin impenjim si ndaj Portugalise, ashtu dhe ndaj Maltes. Gjithashtu, ai ka kerkuar qe mos te pretendojne te dalin kampione bote. “Mos me kerkoni te dal kampion bote me Shqiperine, pasi ndryshe do te largohem qe tani”, tha holandezi, me pas vijoi, “edhe Holanda ne fillim nuk ishte nje ekip i madh, por gradualisht u be i tille. Me Shqiperine duhet pune dhe besoj se do te arrijme dicka”. I pyetur se sa e njihte ai Kombetaren shqiptare dhe futbollistet tane, ai tha: “Ne fillim duhet te me njihni mua. Por, per Kombetaren tuaj nuk kam degjuar shume. Megjithate me duhet te shikoj nje here futbollistet qe keni, per te njohur mentalitetin dhe aftesite qe kane. Pastaj do ju jap nje pergjigje me te detajuar”.
Ne fund, 59-vjecari foli dhe per grupin qe i ka rene Shqiperise per eliminatoret e Kampionatit Boteror te 2010-es: “Kemi nje grup te forte, me ekipe si Danimarka apo Portugalia. Megjithate, ne nuk duhet te kemi frike nga keto ekipe. E rendesishme per ne eshte qe te marrim pike. Une besoj shume dhe jam optimist, qe ashtu sic bera me Kinen, teksa e largova nga renditjet e uleta, do te bej edhe me Shqiperine. Duhet te largohemi nga vendi i 80-te”, perfundoi fjalen e tij trajneri i Shqiperise, holandezi Ari Han.
Grupi 1
1 Portugali
2 Suedi
3 Danimarke
4 Hungari
5 Shqiperi
6 Malte