| E premte, 31.12.2010, 08:48 PM |
PILO ZYBA
UNE DHE ANSHTAIN
- poeme -
Kambanë e fundit po troket
Viti po ikën calë-calë.
U lodh, punoi dhe u tret
Fundin po pret dalë - ngadalë.
Përpara gotën plot me verë
Meze kujtimet në një pjatë,
Në mendjen time fryn një erë
Zë e bertet me zë të lartë .
Përballë Ti më buzëqesh
Ndonse larg, shumë larg të kam.
Dy sytë e bukur me sedef
Që brenda kanë një oqean.
Si vallë kjo botë u gatua
Gjëllëbërës kush qe shef,
Në meny ç"u ngatërrua
ç"ishte e tepërt dhe u derdh ?
Diku pa kripë e pa shije
Diku me shumë ka sheqer,
Diku një dashuri nën hije
Ndjenjën një dhimbje po e ther.
Diku një shpirt rri pret e vuan
Që dashurinë e ka larg.
Një tjetër me gurë e gjuan
E ndjek në rrugë e në park.
Diku nje jetë s"flë e qetë
Se brishtësia i mungon.
Dikush i thyen degë e fletë
Dhe e vervit tejë në hon.
Dikush ka mall e tretet - tretet
Në gjumë duke ëndërruar,
Kur tjetri vret dhe, vetë mbetet
Si trung i thatë i harruar.
Ah, botë jallane dhe e pa besë
Që s"di sa jep edhe sa merr.
S"i dhuron kujt pret me shpresë
I jep atij që intriga tjerr.
Lumi i jetes vjen nga shekujt
Nëpër shekuj rrjedh me ligje.
Ca i mbyt me zjarr e hekur
Ca i nxjerr në perlat brigje.
2
Kambanë e fundit po troket
Viti ikën calë - calë.
U lodh, punoi i lumtur s"mbet"
Fundin rri pret dalë - ngadalë.
Unë hedh gotë, edhe një tjetër,
E bota humbet në kujtesë.
Flas me filozofë të vjetër
Dhe përsëri mbetem pa shpresë.
Ti qesh që nga fotografia
Avujt e verës duke tallur.
Stë pëlqen fare historia
Dhe bota ku jetojmë të mallur.
Dhe bota hyn në trurin tim
Tani është dehur dhe ajo,
Në trup ka dhimbje dhe trishtim,
Qëndron nje cast dhe me thotë: - Jo!
- Ti ngrije gotën, lëre botën,
Sot shiko veten edhe ndjenjat,
Lëre të lundrojë flotën
Që brenda saj i ka hijenat.
Hidh një gotë dhe dashurinë
Përqafo me mall dhe etje,
Lëre pas krahesh historinë
Trojën që kemi me vete.
Lëri Paris dhe Helenë
Ata janë emra të kota,
Ne e ndërtuam atë skenë
Që permbys të binte bota.
Vetë e ndertuam dashurinë
Pastaj vetë ne e stisëm,
Gremisëm perandorinë
Dhe historinë që vetë e nisem.
3
Dhe unë botën e hedh tej
Si një top të vogël lecke,
Dhe i lumtur fërshëllej
Dhe verë pi me mall dhe etje.
Ç'duhet bota kaq e madhe
Në dhomë jemi unë dhe ti,
Bota paska shumë halle
Ne duam vetëm dashuri.
Bota ka shumë interesa
Kurthe ngre edhe ben luftra,
Ne ëndërrojmë e kemi shpresa
Të shijojme caste të bukura.
Bota rri mendohet gjatë
Nëpër shekuj rri bën plane,
Ne mendojmë për këtë natë
Sdimë për nesër moj jarane?
Rri mendoj për ty moj mike,
Për sytë, buzët që thonë fjalë.
Të shpik një bombë atomike
Të shpërthejë me mall të valë.
Brenda në bërthamë të saj
Të ketë për jetë dashurinë,
Mbi botë të plasi, dhe pastaj,
Kudo të mbjelli lumturinë.
Sytë e tu në foto qeshin
Sepse shumë mirë e dinë,
- Poezinë bota po veshi
Ka fituar dashurinë!
4
Anshtaini hesht me sy përlotur
I plagosur lehtë më thotë :
- Atomin unë e krijova
Që botën ta mbajë të ngrohtë.
Porse, ja, mëndjet e ftohta
Sa e morën nëpër duar,
E ndanë në copa si torta,
Drejtimin duke ngatërruar.
Pastaj frymë ai mërr thellë
Më flet duke u menduar :
- Fjala jote poetike
Një atom sot ka zbuluar.
Një atom prej dashurie
Të gjithë e kemi të mundur,
Që me bukuri dhe shije
Botën nënë ta bëjë të lumtur.
Kambanë e fundit po tretet
Viti po ikën calë - calë...
Punoi por i lumtur smbet'
Fundin pret dalë - ngadalë.
Ah, botë e cartur dhe e marrë...
MONEVASIA....29 - 12 - 2010