Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Mozaik me vargje

| E enjte, 30.12.2010, 07:16 PM |


Mozaik me vargje

 

Nga Përparim Hysi

 

 

Kur të ka xhepi

 

Kur të ka xhepi,të gjithë të duan

Dhe budalla,po qe,të respektojnë

Dihet që veç paranë duan

Po t'u mbaruan,të abadonojnë.

 

Kjo është provuar në jetë të jetës

-Ha mish,blimish!-bërtiti Nastradini

Është mallkim ta duash njerinë prej kuletës

Por,shpesh kështu ndodh.Do s'do Përparimi.

 

 

Ah,kjo heshtje !

 

Ah,kjo heshtje,kaq e gjatë që më la me veshët bigë

Seç m'u kthye në lëngatë;si sëmundje e keqe,e ligë

Pres me ditë e pres me javë;pres me muaj e me vite

Por sa do të pres,vallë?S'duroj dot, o mikja ime!

 

Dhe përgjigja kur të vij,unë do mbushem plot me gaz

Për aty me vrap do vij,kam aq mall sa gati plas.

Dhe pastaj nuk ka më bukur që të dy mbushur me mall

Të fitojmë kohën e humbur.ne që dreqi të na  marrë...

 

 

Po...

 

Po e fitove bukën me djersën e ballit,

Po e ndjeve dhëmbjen e tjetrit si ta kesh vet,

Po i ndihe dikujt që vuan prej hallit

Ta dish që je Njeri.Je Njeri me të vërtetë.

 

Po ndënje në hije dhe rron e bën pallë,

Dhe Atdheu ka nevojë se është në rrezik

Nuk je më njeri,por je tamam:djall!

Më s'shtoj asnjë fjalë.Ndaj po vë pikë.

 

 

"Kontratë" me vdekjen

 

Mos hajde pa më lajmëruar!

Vdekje,a më dëgjon?!

Se  ende jam duke shkruar

Të lutem shumë,përse nxiton?!

 

Le të bëjmë së bashku një"kontratë"

Dhe le të biemë,të lutem,në ujdi

Nuk them që ta shtysh mjaft gjatë

Por ja  që nuk jam"gati" tani?!!!

 

Të sos unë "punët e mia"

Ç'kam shkruar,në libra t'i nxjerrë në dritë.

Pastaj të bëhet siç thotë Perëndia

Pastaj... më merr e më mos prit.

 

 

Përse shkruaj

 

Shkruaj për njerëzit dhe hallet e tyre

Që bota e keqe,të bëhet më e mirë

Shkruaj  për botën e gëzuar të fëmijëve

Shkruaj për të shtypurit që të jenë të lirë.

 

Shkruaj kundër atyre që fitojnë pa djersë

Shkruaj kundër politikanëve cipëplasur

Shkruaj kundër të gjithëve që kanë"licencë"

Që si me magji,gdhihen të pasur.

 

Shkruaj dhe për të bukurën,për dashurinë

Se ndryshe,vallë a do isha poet?

Për dashurinë,me shkrime "vras" pleqërinë

Se pa dashuri ,ç'vlerë do kishe,jetë?!...

 

 

Moment në spital

 

Hyri pacientja e bardhë si dëbora

Dhe mjekut i ra termometri nga dora

Këtë nuk e shpika,por e pashë me sy

Dhe si termometri u "thyemë" që të dy...

 

 

Gjak i shprishur

 

Veç dy fjalë e zënka e hidhur mori zjarr e u ndez flakë

Dhe me gulçe gjaku i shprishur zu të rrjedhë i shatërvantë.

Se u zbrazën plumba vrasës,erdhi vdekja e pështirë

Si në kohën e barbarëve;qe një kohë-egërsirë!!!  *

 

Kë të qash?Vallë,veç të vrarin apo dorën aq të shpifur

As e mbaj hiç të qarin;zëmra-helm nga gjaku i shprishur.

Kush ka faj?Vallë,a e gjeni?Unë e di:veç politika.

Shih shejtani,hiqet shenjti!Pse s'u bie,o miq,pika?!!!

 

*aludohet për vitn 1997

 

 

Dhe thonë...

 

Dhe thonë që oqeani është i madh:pa fund e pa anë

Jo.Nuk jam dakord:a nuk i dal unë tej e matan

E madhe është dashuria.Kjo nuk ka as anë dhe as fund

Më kot mundohet njerëzia:ta masë,nuk mund...

 

 

E humbi si Xhaferri simiten

 

Unë e di pse Xhaferri e humbi simiten?

E humbi se pa Devolliten!!!

E pa dhe mëndjen krejt e humbi

Vazhdon që të bredh atje,buzë lumi...

 

 

Nuk besoj në asnjë klerik

 

Nuk besoj më në asnjë klerik

Të çdo besimi:nga janë e ku janë

Me jetën e tyre dolën shtiranikë

Shumë prej tyre krejt sharlatanë.

 

Në Zot besoj,sado që s'e kam parë

Sa herë i drejtohem,afër e ndjej

Shikoni ç'ka ndodhur... të dokumentuar

Klerikë që ta shpallin ,fare të padenjë.

 

 

Ndarja me miken*

 

Atë ditë nuk e harroj;atë ditë që bashkë u ndamë

Unë qeshë si i pagojë;ti e''tëra",bërë duman

Po ç'të them,o mikja ime;qe një ndarje dhe me lot

Ka ca gjëra,shpirtja ime,që të shpien në ndarje kot.

 

Dhe e shoh që më mungon,nuk harrohet bukë e vjetër

Zëmra zë dhe më rënkon,se nuk  gjej si ti,një tjetër

Ndarja...a nuk është hata( kush e hoqi në kurriz)

Mu në shpirt kam Sahara,edhe jam vërtet në krizë

 

*3 shtator 1961

Për pak...   *

 

 

Letër për miqtë në Fier

 

Për pak desh ika,o miqtë e mi

Vdekja më fali...veç për pak

Në se këtu vdes,e kush e di?!

Për ju vdes me merak.

 

Se ju kam dashur me gjithë zemër

Malli për ju më mblodhi grusht

E,cilin nga ju të përmënd me emër?

Me secilin prej jush,jam lidhur ngusht.

 

Në iksha kështu,si sëpata pa bisht

Se vdekja tinëzare dy herë nuk të fal,

Mes gëzimeve tuaja jam përjetësisht

Bëmëni një zë dhe Përparimi u ngjallë.

 

*12 maj 2004

 

 

Kam djegur

 

Kam djegur letra dhe libra kam djegur

Përgjonte "Mesjeta" dhe shpatën mprehur

Do të thoni ju:-S'paske qenë trim?!

Por ishte një kohë,e gjitha përçmim.

 

Ku është Golgota;asgjë s' je ,o Ferr!

Shpata tek koka.Tmerr qe,tmerr!

Sdo mend që u frika dhe gjoksin nuk rrah

Se mprehur qe thika;shkoje badjava.

 

Ndaj dogja letra;pa dogja dhe libra

E keqe si mesjeta;ajo kohë mbushur dimra.

 

 

Unë

 

Jam i butë si shelg lotues

Jam dhe si lis që s'pyes për dëborë.

Pra jam pak si një "rebus"

Që deshifrohem me zor.

 

Në jam si rrap që nuk pyes për erëra,

Kam një shpirt të brishtë si dafinë

Në se në shpirt flenë njëmijë pranvera,

Në dimër kthehem,po më shanë Shqipërinë.

 

 

Më tha mikja njëherë mua

 

Ja,njëherë,u"nervozua"

Mikja ime dhe më tha:

-Vdis njëherë,se do të dua

Vërtet"vdiqa"...prapë e dua....

Eh,ç'bela!!!!

 

 

Sa do më pëlqente

 

Sado më pëlqente që tani,në fund të vitit,

Vitin e ri ta bëja tek shtëpia e gjyshit.

Të gjyshit tim që kam patur nga nëna

Atje të isha.Ah,sa ma ka ënda!

 

Shtëpinë e ka në Skrapar,rrëzë Tëndës së Qypit

Atje të isha dhe nuk pyes hiç prej dimrit

E di tani rreth e përqark ka dëborë

Por ky peizazh i njohur sikur ma bën me dorë

 

E zë përlotem,se jam larg;shumë larg.

Prej mallit zë kotem,në shpirt kam plagë

Se  tash jam i vjetër,më mbyt nostalgjia

Për festa kalmendesh,të shtohet dashuria.

 

29 dhjetor 2010