Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Alban Dega: Kallxoni krimin serb!

| E enjte, 30.12.2010, 08:57 PM |


KALLXONI KRIMIN SERB !

 

Sot , neser eshte shume vone !

 

Nga Alban Dega, Nju Jork

 

Eshte thirrja atdhetare e korifeut te letrave shqipe Ismial Kadare tash kater vjet.

Kam shkruar mbi kater analiza e komente me kete teme, ku i bashkangjitem Kadarese ne kushtrimin e tij atdhetar, largpames per shqiptaret e Kosoves.

Shihni fotomontazhin vetem me nje pjese te vogel fotosh te femijeve nga bebe e deri ne 16 vjec te Gjakoves, te vrare e masakruar nga barbaria serbe, nga dora gjakatare e policise, ushtrise, UDB-es dhe paramilitareve serbe vetem ne pese muajt e pare te vitit 1999.... Po ne krejt Kosoven sa shkon ky numer!?

Shihni e pyetni veten ju gazetare, ju shkrimtare, ju poete qe i thurni poezi edhe luleve te Patagonise edhe leshit te dhise, edhe CD-ve "made in BIA" te Bllacave e sponsoreve te tij te Beogradit, se cfare kemi bere per kallximin e krimit serb ne Kosove!?

Shihni e pyeteni veten ju redaktore, ju kronista e telekronista, ju analista e xhonglerista, ju regjizore qe i gjeni subjektet deri ne Amazoni,  qe rrahni uje ne havane me ore e dite te tera per perralla me mbret e per e lagu apo se lagu dhelpra bishtin, duke harxhuar taksat e shqiptareve te Kosoves e Shqiperise .

Shihni e pyetni veten ju OJQ-e, fundacione, qendra kulturore e sponsorizuese sa ka zene vend ne programet, festivalet, panairet e librit krimi serb ne Kosove!? Sa cmime per krijimet me te arrira ne kete fushe te kallximit te krimit e terrorit serbe keni shperndare keto gati 11 vjet qe kur u clirua Kosova e deri sot !?

Shihni e pyeteni veten ju politikane, ju deputete, ju ministra, ju kryeministra, ju presidente sa prej parave te popullit qe votoni dhe nenshkruani sikur te ishin parate e babes shkojne per mjetet e informimit masiv, reklamat, per blerje votash e sa shkojne per kallximin e krimit e terrorit serb ne Kosove me prova, me deshmi te gjalla, me fakte reale!?

A e dini se vetem per Albanalogjine, Akademia Serbe e Shkencave dhe Qeveria serbe kane investuar vitin e fundit 25 here me shume se Qeverite e Kosoves dhe Shqiperise, ku Albanologjine e drejtopn nej frankofon!? Mendoni se Beogradit i ha palla per Albanologjine shkencore reale !? Aspak. Jo, harxhon per anti- albanologjine, per genjeshtra e mashtrime antishkencore e antishqiptare si brenda por edhe me shume jashte Serbise.

Eshte nje cunam atdhetar pyetjesh pa pergjigje vetem per kete teme tashme mbishekullore....

Me perjashtim te Fitnete Ramosaj deri tani nuk kam lexuar ndonje veper serioze per kete ceshtje madhore kombetare.

Nuk eshte nevoja te behen romane as vepra voluminoze ( jo te gjithe lexojne, sidomos ne shqiptaret! ) por edhe tregime te shkurtera, video- dokumentare, intervista te gjalla me te mbijetuarit, emisione radio-televizive te ngjashme me "Heroizmi i popullit tone ne shekuj".... , ku te kallxohet, denoncohet, demaskohet terrori shteteror serb ne Kosove ne shqip e ne gjuhe te huaja.

Shkurt e bukur! Shkurt e realisht! Shkurt e ne gjuhe te huaja! Me foto e prova te gjalla! Me deshmi te drejteperdrejta nga viktimat reale te gjalla ose te vdekura, qe jane krejt te fresketa, por qe jemi teper mbrapa...

Apo mos valle duhet te presim derisa te vdesin viktimat e panumerta e te fajsohemi ne shqiptaret si trafikante organesh, drogash e nje mije e nje maskarelleqesh qe i kane bere serbet kunder nesh, e nuk lene mjet pa perdorur per te na i veshur ne.

Po nuk kallxuam ne shqiptaret krimet pa fund serbe, atehere BIA, Dick Martyt dhe te gjithe dick-at e Beogradit  do te na i rrasin ne krimet e terrorin e tyre pa fund e pa ane me shpifje, rrena, mashtrime.

Sa foto te tilla si keto ne fotomontazh kane politikanet e lideret tane!? Sa mijera jane ne krejt Kosoven. Sa mijera pleq e plaka, vajza e nuse te reja jane viktima te terrorit shteteror serb ne krejt Kosoven!?

Ku jane fotot e masakres se Prekazit, te Recakut, te Qyshkut, te cilat tronditen Boten ne vitet 1998- 1999!?

Cka presim vellezer e motra shqiptare te Kosoves!? Mos valle presim Dick-at e Beogradit ne goje, ne prapanice, ne..., ne tru, ne shpirtin tone te plagosur e te vrare per se gjalli e per se vdekuri!?

A nuk mjaftuan mbi 100 vjet barbari, masakra, terror shteteror!?

Se si i tregon ato Beogradi, Moska , UDB-a e BIA, KGB-ja e FSB-ja dhe terroristet e te gjithe Botes patem rastin ta shohim , degjojme e lexojme tragjikisht ne Raportin e Dick Martyt ne Keshillin e Evropes.

Kemi pasur rastin ti shohim e degjome me mijera here ne psallmet e Kishes Ortodokse serbe ne mbare Boten e nga fjalimet mashtrime te liderve serbe deri ne tribunat e OKB-se...

I gjejme edhe sot ne qindra miliona,  miliarda faqe raportesh, librash, propagande pafund raciste, diskriminuese, gebelsiane e thellesisht antishqiptare  te Beogradit qe kane krijuar mitin kryekepuet mashtrues te Kosoves si Jeruzalemi serb.

Eshte koha te zgjohemi nga letargjia e te tregojme fuqishem e realisht te verteten e genocidit e tokes se djegur, te terrorizmit shteteror e kolonizlizmit barbar serb e te helmit ortodoks te Patriarkanes Ortodokse serbe kunder Kosoves dhe shqiptareve autoktone atje...

Ta kallxojme krimin serb! Sot, neser eshte teper vone!?