| E enjte, 30.12.2010, 03:25 PM |
Besnik Meta
Albert Zholit
Kush ma këndon mua këngën,
Një bilbil apo thëllëzë?
Të të më largoj brengën,
Që të lotojnë lule, fletë.
Më ka ikur krejt muza,
Qiejve është tretur,
Gjakun ma pi Meduza,
Ëndrrat më rrinë ngrehur.
Ç’kanë miket që mërziten,
Kur s.m.s u dërgoj?
Me një varg unë darovitem,
E me to unë fluturoj!...
Më mungon një syshkruar,
Që ëndrrën larg ma çon,
Është një yllë i trazuar,
Që mes yjeve flakëron.
Seç më vjen rrotull një vashë,
Për çdo natë më del në ëndërr,
Kërkon portën që t’ia hapë,
E të hyj drejt në zemër.
Sonte vëlla më mungojnë të tëra,
Ti e di ç‘heq shpirti im,
Pres të më shfaqen tek dera,
Yje dritë plot shkëlqim.
Maya
-Rrezëllijn ata sy,
Fërfërih ajo buzë,
Mbi qerpik, yjë ndrijn,
Zot, o zot! – ç‘muzë...
* * *
Ca nga nëna, ca nga vesa,
Si shkëlqim i një mëngjesi.
Ca nga vetja, ca nga kënga,
Zemra! – vatra ku zjarr ndezi.
* * *
Atë zjarr, kurr mos e shuaj,
Si një fllad që të jep kënga,
Atë prush mbajë zgjuar,
Që të vloj të djegi brenda.
* * *
Atë fjal mos ma thuaj,
Se me këngën unë jam rrit,
Atë zjarr kurrë se shuaj,
Tek unë hedh shtat përditë.
* * *
Nëpër skena kur të dalësh,
Të shpërthesh me gjëmime,
Edhe neve të na çmallësh,
Me buzëqeshjen tënde fine.
Aureola Gaçe
Ti në skena sjell stuhi,
Ovacione pa mbarim,
Buzë e këngë rrëzëllijn,
Bien yje plot shkëlqim.
Qielli lart, shandan i ndezur,
Ndizen zemrat llamburijn,
Ti labike zjarr ke hedhur,
Mbi publikun rrokullim.
Shkëlqim Beshiri
O Shkëlqim ta bëra benë,
Pse ike më tradhtove?
Le bukëvalën Myzeqen,
E me ison labe u bashkove.
Si dikur Hysni Zela,
Që në skena krenohesh,
Edhe ti me vashëzat labe,
Si një “lab” përbetohesh.
Arben Duka
Tungjatjeta o miku vjetër,
Pena jote buroit ar,
Se nën blegërimin e bejkave,
Fjala e vargu mori zjarr.
Mori flak e u dogj stërralli,
Me çdo cep të Shqipërisë,
Kur këndojn Bejkat e Malit,
Fërfërin flladi dashurisë.
Në shpirtin tim gjen ??
Fjal e gdhendur, art tabani,
Edhe në dimrat zemërak,
Më ngron zemrën, gëzon xhanin.
Blerina
Blero këngë labërishte,
Bejke e barone sy kaleshe,
Buzë mjalti, nën haishte,
Baronesh si bora në bjeshkë.
* * *
Në ato vise aq të serta,
Guri rëndë qenka kënga,
Ç’buzëqeshje të jep syri,
Kur këndon si ta ka ënda.
Silva Gunbardhi
O moj vashëza me pekule,
Kur këndon ti çelin lulet,
Hapet koha, mblidhen retë,
Kënga jote një buqetë.
Gushëbardha si dëbora,
Syri qesh e buzagaz,
Se gjej fjalën e bekuar,
Që mendimin larg ta ngas.
Paro ve-të-ti-ma
-Nuk e di ç‘far të shkruaj,
Vërtet s’di ç‘të them,
Se në magjen ku gatuaj,
Brumin tënd nuk e nxen.
Që në djep ti je rritë,
Me buzëqeshje e rrëzë hëne
Fillin tënd si një dritë,
E përshkon një burim kënge.
Në të gjith stinët e vitit,
Për ty pastë vetëm pranvera,
Si manushaqet e prillit,
Shpirti të lulëzoft përhera.
Kapedane e vetme mbete,
Paro-Paro, ve-të-ti-ma,
Që prej vitesh e dekada,
S’të bën ballë su-fe-ri-na.
Ndaj për ty o ylli talentit,
Një varg muze unë po nis,
Si një lule vilajeti,
Atë këngë ma qëndis.
Mbetesh yllë i karvanit,
Ku pas teje rrjedh veç kënga,
Mbetesh vetë maja e malit,
Ndaj këndon e ligjëron zëmra.
Në atë majë ku ke hipur.
Si shqipoj me kthetra qëndron,
Nga maja s’ke për të zbritur,
Se ai zë, veç pjalmon...
Anita Bitri
Në kujtim të gjurmës këngë,
Atë zë që u fik një natë,
Të kujtoj shpesh nëpër mend,
Dhe nga kënga dot s’të ndaj.
Më lartëson emri ytë,
Rrëjën prerë trishtim përzë,
Një valë zëri hynë në shpirt,
Në amshim gjumi më vë.
Dhe në ëndërr e bekuar,
Larg në vite shpesh më çon,
Përze gjumin e trishtuar,
Befas si në skenë lënçon.
Mariola
O këngëz e qashtër,
O burim i kulluar,
O ëndërr e pastër,
Kush të ka dërguar?
Ti me zërin tënd,
Na bëre për vete,
Të harrojm hallet,
Thuama moj lanete?
Në gëzime të kemi,
Në çdo çast pran,
Edhe udhës kur ecim,
Iso ti na mban.
Në çapet e tuaja,
Çelin trëndelina,
O vashëz syshkruar,
O këngëz më e mira.
Vitori Balili
Me ty kurrë udhës s’jam ndeshur,
Për fytyr s’më njeh, as si emër,
Të të them se netët më kanë gjetur,
Me këngën tënde në shpirt e zemër.
Me krahët e ndera të një shqipojë,
Hapsirat ti i prek me dorë.
Në brendësi të shpirtit fluturojë,
Me dritë në sy, e këngë në gojë.
Më ndjekin pas këngët e tua,
çdo çast kur hapin e hedh,
Ato rrjedhin si burim, si një krua,
Ëndrrat bashk i mbledh.
Nuk di më ç‘brum i gatuan?
Që ngjizin kaq ëmbël, plot tingëllim,
Ndoshta me qiejt të dashuruar,
Që ai zë aq bukur regëtin?
Me ty s’jam parë asnjëherë,
As për fytyr dhe emër,
Por gjithmonë e kam ndier,
Atë zë këngë deri në zemër.
Ravena
Si puhizë e lehtë,
Kënga rrjedh nga dal,
Mbi gjethe e fletë,
Kur këndon o vashë.
Vashëzo nga Vlora,
Vlora mbushur këngë,
Si gjithmonë fora,
Fora në çdo vëndë.
Këngë e bukur këngëz,
Si flori e artë,
O dritë e nënës,
Hoje, prerë mjaltë.
“Saranda”
Buzë Jonit të kulluar,
Sytë thellë i gremis,
Si gjej fjalën e bekuar,
Një varg këngë që ta nis.
Vala vjen e puth bregun,
E përkëdhel e ledhaton,
Në mendime futur, tretur.
Edhe “Sarandën” kuvendon.
“Eh moj botë portokallë”
Melankolia e zërit tënd,
Na fute në një udhë me halle,
Në vetmi, rri e vras mënd.
Juli Çanko
Lumja ti moj Gjirokastër,
Çfarë vajze na ke rritë,
Kur hedh hapin mbi sokak,
E lëshon rreze, lëshon dritë.
Lëshon dritë e rrezaton,
Si në këngë dhe në valle,
Si një yllë vezullon,
Juli Çanko punë e madhe.
Trëndelin e fllad këngë,
Fërfërin nga mali gjerë,
Argjiri mbi bedena,
Iso mban e këngë kthen.