Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Refik Hasani: Prishtina në bisedimet me Beogradin duhet ta ketë platformën edhe për Luginën e Preshevës

| E merkure, 29.12.2010, 08:52 PM |


PRISHTINA NË BISEDIMET ME BEOGRADIN DUHET TA KETË PLATFORMËN

EDHE PËR LUGINËN E PRESHEVËS

 

Shkruan: Refik  HASANI

 

Në agjendën e  bisedimeve të  paralajmëruar  në mesë Kosovës dhe Serbisë duhet të hyj edhe çështja e shqiptarëve në  komunën e Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës.Prandaj ruajtja e integritetit të Kosovës dhe njohja e Kosovës nga Serbia asesi nuk  duhet ta kenë koston apo ti sakrifikoj,për ta mbyllur çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve nga tri komunat.Për ta harruar Serbia pjesën e veriut të Kosovës,institucionet e Kosovës duhet ta përdorin kartën e shqiptarëve në këto tri Komuna.Ndërkombëtarët duhet të mësohen dhe të pajtohen:Që të gjitha ato të drejta që i gëzon minoriteti serbë në Kosovë me asnjë të drejtë,normë, standardë ,aktë  apo rregullë pozitive të botës nuk mundë t'ju mohohen të drejtat e shqiptarëve në Krahinën shqiptare të mbetur nënë administrimin e serbisë.Vetëm pasi  Kosova të kërkoj të drejtat e natyrshme të shqiptarëve të mbetur në këtë krahinë ,, ia mbyllë gojë ''  , Serbisë.Amortizon kërkesat Serbisë për status specialë,për një autonomi për serbët si minoritet në Kosovë.Institucionet e Kosovës kan për obligim që të brengosen dhe të rendisin në top agjendë për bisedime me serbinë edhe të drejtat e njeriut,shkollim,ruajtje të kulturës dhe identitetit nacional të shqiptarëve të ksaj Krahine.Është fatkeqësi që shqiptarët kan mbetur nënë admnistrimin e Serbisë, por është e pavalshme që ende institucionet e Kosovës nuk ju interesojn problemet e pazgjidhura të shqiptarëve nga kjo Krahinë.Përveqë ksaj çështje ka edhe shumë tema përë diskutim si çështja e të pagjeturve,dokumentacioneve,sukcesionin e pasurisë së përbashkët,pagimin e dëmeve të luftës dhe çështje të interesit të dy anshëm .                   

 

****

 

Rajoni i tri komunave  nuk guxon të jet temë tabu,monedh për kusuritje as nga Kosovarët,ndërkombëtarët dhe serbet por duhet të fillohet të gjindet zgjidhja e jo me këtë status-kuo.Në bisedimet që përflitet se do të ketë sivjet duhet të hapet çështja e shqiptarëve në tri komunat.Ngritja dhe parashikimi që është momenti i fundit që problematika e ksaj çështje të jetë edhe si agjendë e bisedimeve në mesë Kosovës dhe Serbisë.Për ti ,, ikë ‘‘  Kosova pjesës së veriut me ,, një lehtësi  '' , ku Serbia do të mposhtet nga karta e Kosovës lidhur me shqiptarët e ksaj Krahine. Minoriteti serbë në Kosovë dhe ai shqiptarë në Serbi duhet të luajn një rol balansues,një kandar që peshon gati përafërsisht në aspektin e të drejtave që duhet ti gëzojnë  .

 

Shqiptarët nga Medvegja,Bujanoci dhe Presheva nuk gëzojn kurrfarë të drejtash dhe jan të diskriminuar 

 

Bisedimet në mesë Kosovës dhe Serbisë asnjë temë nuk duhet ta kenë tabu,por të shtrihen të gjitha temat e hapura.Asnjëherë në parlamentë të Serbisë nuk u ngrit  çështja se ku janë shqiptarët që kishin prona dhe pasuri nëpër qytete të Republikës së Serbisë si : Beograd,Nish,Leskoc,Vranj dhe të kërkohet një dëmshpërblim për pronat e shqiptarëve që ka nacionalizu shteti i Serbisë.Shqiptarët nuk jan të përfaqësuar në polici,gjykata,administratë,kadastër,sistemin bankar e shëndetsor ,nuk janë të pranishëm në përfaqësime tjera shtetërore si në qeveri,ambasada dhe konzulata,nuk kemi të drejtë përdorimin e simboleve tona  kombëtare,nuk na lejohet hapja e një universiteti publik në gjuhën shqipe.Nuk ka investime që ti ruajm dhe kultivojm traditat dhe monumentet kulturoro-historike të trashigimisë sonë Kombëtare.Republika e Serbisë edhe pas këtyre viteve nuk dëshiron as edhe ta pranoj që në Kosovë,Maqedoni dhe vende të tjera,kemi të zhvendosur shqiptarë që janë jo vetëm nga këta tri Komuna e cekura,por edhe nga qytete të tjera të Serbisë.Serbia nuk ka pranuar numrin e saktë  të zhvendosurve shqiptarë,ende nuk është bërë evidentimi i tyre nga organet e Republikës së Serbisë, kjo tregon realisht që është e një anshme vetëm të kërkoj për pjesëtarët e vetë .Serbia deri më tani nuk ka patur asnjë ofertë për të zhvendosurit  nga kjo Krahinë shqiptare.Ende nuk ka një program,një projekt a platform afat shkurtërë,afat mesëm dhe  afatgjatë,me një dinamizëm për kthimin e të zhvendosurve për t’ju krijuar kushte për kthim të gjithë atyre që dëshirojn të kthehen në trojet e tyre.Kjo është një kërkesë imediate e kategorisë së të zhvendosurve pavarësisht ku janë me qëndrim të përkohshëm.Pse nuk ndërtoi për dhjetë vite as një shtëpi  për të zhvendosurit shqiptarë.Serbia nuk ka investuar në infastrukturë,sa është investuar për serbët e zhvendosur në Kosovë për gjashtë muaj,nuk është investuar as për dhjetë vjetë për tri Komunat e cekura për kthimin e të zhvendosurve shqiptarë në Serbi.Kosova për këto tri Komuna duhet të kërkoj vendosjen e  një mision mbykqyrës tranzitor të ngjashëm  që është  vendosur në Sllavoninë Lindore të Kroacisës gjatë viteve 1996-1998 .Ky mision i përhershëm paqësor i OKB-së,apo i NATO-së është i nevojshëm pasi shqiptarët nuk kan kurrfarë sigurie nga policia,milicia dhe xhandarmëri serbe .Gjatë këtij mandati të këtij misoni të bëhet një Komision i përbashkët për vlerësimin e dëmeve të luftës në këto tri Komuna .Delegacioni i Kosovës duhet të kërkoj në këto bisedime nënë prezencën ndërkombëtare që për këtë krahinë të mbahet një konferencë ndërkombëtare e donatorëve për investime nëse dëshirojm që popullta shqiptare të integrohet në Serbi . Kjo popullatë  shqiptare nga Serbia ende mbahet  nën trysni,frigë,pasiguri dhe pazhvillim total dhe e lënë pasdore në të gjitha kuptimet e jetës . Gjat konfliktit të armatosur në mes të ushtris Serbe dhe UÇPMB-së faktori ndërkombëtar e njohu dhe u krijua një identitet të përmasave me një emër si Luginë e Preshevës  që mundë të luaj një rol të madh për periudhën e ardhshme për një zgjidhje të drejtë dhe të pranueshme.Sepse është bër veçë Internacionalizim i këtij Rajoni të trazuar të trojeve Shqiptare dhe pjesës së  Ballkanit.Prandaj që të kuptohet nga ato që presim se çështja të zgjidhet në favorë të shumicës Shqiptare.Domosdo duhet qe elita e klasës  politike në Kosovë ta futin edhe në agjendën e bisedimeve të niveleve të ndryshme si një vatër e krizave që po pret të shtrohet në tavolinën e bisedimeve derisa gjithë Shqiptarët në gjithë globin i kan sy e veshë drejtuar kah Kosova  sepse po bisedohet  në nivelin më të lartë jo vetëm në paktin veriatlantik të   NATO-së,por edhe Këshillin e Europës dhe në Këshillin e Sigurimit si kurr më parë.Nuk duhet harrur që edhe tri komunat në Serbi si Medvegja,Bujanoci dhe Presheva janë  të banuar me shumicë Shqiptare.Prandaj kërkesat janë realiste të natyrshme,të qëndrueshme që na takojn me çdo normë,standardë apo aktë ndërkombëtarë.Institucionet e Kosovës  dhe elita   poltike,të  dalin me  një qëndrim,platformë,program se çka është në interes për çështjen  Shqiptare në  përgjithësi.Çështja e shqiptarëve të mbetur në Komunënë e Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës duhet të shtrihet se është duke pritur për tu zgjidhur.Kjo Krahinë shqiptare    vihet    tavolin,në agjendë të bisedimeve se është momenti në prani të ndërkombëtarëve pavarësisht të komkisionerve nga Bashkimi Evropian apo Këshilli i Sigurimit .

 

Ështe gabim kur mendohet që shteti i Kosovës i njohur nga OKB-ja do ti qetsonte gjithë shqiptarëtë nga ish-Jugosllavia !?

 

 Edhe shqiptarët   nga Komuna  e Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës kërkojn të drejtata e tyre,sepse pa arsye mendohen të sakrifikohet kjo hapsirë e Shqiprisë Etnike ky mendim më duket fatkeqësishtë sikur ka egzistuar gjatë procesit së negociatave për Kosovën,pasi nuk refuzohet ashtu në heshtje-pranohet.Aqë më rëndë është kur ende është e pranishme kjo dro që,temë e mbyllur:Shqiptarët  duhet të pajtohen më Kosovën shtetë kurse komuniteti shqiptar jo i vogël në numër në Maqedoni,Malë të Zi dhe Krahinën shqiptare të mbetur nënë Serbi për to është e mbyllur .

 

Karta e shqiptarëve të mbetur në serbi është shumë e fortë nëse din Kosova ta përdor në këto bisedime !?

 

Shqiptarët në Serbi në raport me komunitetin serbë në Kosovë duhet të jetë një faktor ekuilibrimi duke u balansuar  në mesë tyre  pse mos të tërhiqet një paralele dhe të bëhet një krahasim në mes të dy çështjeve por me disa specifika është një dallim në favorë të Shqiptarëve.Kurse Serbët në Kosovë janë pakicë dhe të shpërndar,kurse shqiptarët në Serbi Jugore e përbëjnë një Krahinë apo Rajon të populluar dene baba den dhe i përbëjnë tri komunat me shumicë Shqiptare.Shqiptarët në këto hapsira të ksaj krahine janë një enitet dhe një  territor kompakt që ishte dhe ende e ruan këtë deri në ditët tona.Shqiptarët kërkojnë të drejtat e tyre ku kanë bërë edhe tri veprime,elemente shumë të fuqishme që njifen e pranohen si akte ndërkombëtare me një peshë dhe relevancë të fortë politike,juridike për lehtësimin e  këtij problemi që duhet pregaditur se do të vijë dita për një zgjdhje të drejtë .

 

-  R e f e r e n d u m i n  për bashkangjitje me Kosovën më 1 e 2 marsit 1992                               

 

- Luftën që  e  zhvilloi  UÇPMB - ja  për  17  muaj  rresht    dhe

 

- Marrëveshja e Konçulit për  demilitarizim të këtij rajoni dhe amnestin e të gjithë luftëtarëve  .

 

Edhe pse kemi realizuar këto tri veprime që njihen dhe pranohen edhe nga faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtarë sot shqiptarët në këtë krahinë gëzojn më pak të drejta se minoriteti  serbë në Kosovë .                                                                                                         

 

****

 

Serbia  dëshiron ta mbajë pezullë,mundohet ta shtyej sa më shumë  pranimin e Kosovës shtetë,sepse pastaj Kosova do të përkujdeset për vetë shqiptarët e mbetur në serbi edhe  për këtë nuk e pranon Kosovën .Sa më shumë ta pengoj Kosovën aqë më shumë do të ,, blejë  ''  kohë dhe shtyjë të mos e hapë çështjen e Vojvodinës,Sangjakut dhe Luginës e Preshevës.Kosova ndoshta ka një arsye të hezitoj,në mbrojtjen e çështjes së shqiptarëve në tri Komuna,por pasi Kosova të pranohet në Këshillin e Sigurimit  duhet të përkujdeset më shumë në këtë drejtim .Duke i mshehur tri probleme në tri rajone,këto krahina me popullatë dhe territor kompakt.Beogradi duke e vonuar pafundë njohjen e Kosovës,dëshiron që edhe më tej të mundohet ti mbulon edhe tri probleme  jo të vogla që herë kur do,duhet të ballafaqohet për ta gjetur një zgjidhje.Serbia atë që kërkon për serbët e Bosnjë Hercegovinës nuk mundë t'ua mohon edhe shqiptarëve,Hungarezëve dhe Boshnjakëve.Serbia duke u munduar ta fshehë çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve etnikë në tri Komunat ,don që vëmendjen ta tërheq vetëm rrethë vendasve të vetë në Kosovës.Sa më parë  të lirohet nga ngarkesa e Kosovës aqë me mirë do të jetë për shqiptarët etnikë nga komuna Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës.Ndoshta faktori ndërkombëtarë duhet ta ndihmoj shtetin Serbë mos të përqendrohet vetëm në plotësimin e të drejtave të minoritetit serbë të  Kosovës por edhe për plotësimin e të drejtave të shqiptarëve.

 

28.12. 2010

 

Autori  është prof. i Ekonomisë dhe publicist i pavarur  nga  Krahina shqiptare e mbetur nën administrimin e Serbisë . E-mail adresa : refikhasani@hotmail.com