Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Laureat i çmimit “Pjetër Bogdani”, Rexhep Qosja

| E merkure, 29.12.2010, 06:20 PM |


LAUREAT I ÇMIMIT LETRAR “PJETËR BOGDANI”, REXHEP QOSJA

 

Milazim KADRIU

 

Çmimin e sivjetshëm të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës “Pjetër Bogdani” e mori akademiku i mirënjohur, intelektuali, shkrimtari dhe kritiku i letërsisë, Rexhep Qosja, me romanin “Bijtë e Askujt”. Çmimin e përvitshëm të LKSH-së e dorëzoi kryetari i saj, Adem Demaçi, i cili në humor i vuri theks volumit të madh të veprës prej rreth 1 000 faqesh.

Laureati Rexhep Qosja u ndje i lumtur që ky çmim po i jepet pikërisht nga kolegët e tij. Në rrethin e ngushtë të veprave më të mira të botuara gjatë vitit ishin dhe ”Parabola Postmoderne” e Ag Apollonit, dhe “Poetika e Fjalës” e autorit Agim Vinca.

Përveç urimit me shkrim, veprës fituese të çmimit “Pjetër Bogdani” i është ndarë dhe një shpërblim në të holla prej 1 mijë eurosh.